Kerko Mesazhet ketu

Monday 27 February 2012

Nëna e Shpëtimit: Lutuni që Lufta Bërthamore të mund të shmanget në Iran

E Enjte, 23 Shkurt 2012, në 16:00 

Fëmija im është koha që fëmijët e mi të bashkohen si një në nderim të birit tim të çmuar, në mënyrë që lufta bërthamore të mund të shmanget në Iran.

Kjo luftë është shumë pranë dhe ju duhet të luteni fort për ta ndaluar atë, sepse ajo do të vrasë miliona fëmijë të Hyjit.

Satani dhe demonët e tij po punojnë për të shkaktuar shkatërrim të tmerrshëm.

Nëse ata i vrasin shpirtrat përpara se t’iu jepet mundësia që ta shpengojnë veten në sytë e Birit tim, atëherë ata do të jenë të humbur.

Ky është plani i të ligut.

Ai kërkon kaq shumë shpirtra për t’i parandaluar që të hyjnë në Mbretërinë e Atit Tim.

Rruzarja ime e Shenjtë, kur recitohet duke i thënë të gjitha misteret në një lutje, e parandalon luftën, fëmijë. 
Jezuitët në Hiroshima,
më pak se një milje nga fusha
zero e bombës atomike, jo vetëm
që shpëtuan, por kurrë nuk morën
helmin e rezatimit. Përse?
Sepse ata jetonin sipas
mesazhit të Fatimas DHE
RECITONIN RRUZAREN 
CDO DITE!

Bashkohuni tani për një ditë dhe recitoni Rruzaren time të Shenjtë për ta ndaluar këtë luftë bërthamore që po planifikohet tani.

Lutuni për ata shpirtra të gjorë, jo vetëm në Iran, por edhe në ato vende që përfshihen në ngatërresa pa vullnetin e tyre. 

Lutuni gjithashtu për ato vende të varfra që po përdoren si gurë shahu në lojën e ligë të gënjeshtrave të planifikuara nga grupe, që nuk janë me Hyjin, Atin tim të Përjetshëm.

Shkoni tani fëmijët e mi dhe sillini të gjithë fëmijët e mi së bashku për t’u lutur në mënyrë që ta zbusni këtë krim të madh kundër njerëzimit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Friday 24 February 2012

Agjërimi është i rëndësishëm për shpirtrat tuaj

E Mërkurë, 22 Shkurt 2012, në 19:00 

(Maria e Mëshirës Hyjnore e mori këtë Mesazh gjatë Adhurimit të Eukaristisë së Shenjtë.)

Bija Ime fort e dashur, tregoju fëmijëve të Mi se kjo periudhë e Kreshmës është një periudhë e reflektimit në qetësi, e sakrificave personale dhe është një mundësi për t'u lutur për shuarjen e luftërave në botë.

Imitojeni agjërimin Tim në shkretëtirë duke bërë sakrifica të vogla.

Agjërimi është i rëndësishëm për shpirtrat tuaj. Ai e pastron shpirtin dhe Më jep Mua një ngushëllim të madh.

Ju mund të shpëtoni shumë shpirtra duke agjëruar një herë në javë. Kjo mund të bëhet sipas dëshirës suaj. Ajo që ka rëndësi është që ju ta ofroni këtë ditë për shpirtrat.

Përdoreni këtë kohë për të më ndihmuar Mua në betejën Time për të shpëtuar shpirtrat.

Reflektoni mbi Jetën Time në Tokë, dhe Dhuratën që Unë ju dhashë, me vdekjen Time në Kryq, për t’iu siguruar të gjithë fëmijëve të Mi Jetën e Përjetshme.

Këto pak javë të Kreshmës duhet të përdoren për të përgatitur shpirtrat tuaj dhe të atyre të vëllezërve dhe motrave tuaja.

Ju lutem të përgatiteni për Javën e Shenjtë dhe për Pashkë duke e recituar këtë Lutje të Kryqëzatës (34) – Dhurata Ime e Agjërimit për Jezusin.

O Jezusi im, më ndihmo në mënyrën time të thjeshtë që të imitoj Jetën Tënde të Sakrificës për të shpëtuar njerëzimin.

Më lejo të ofroj Ty dhuratën e agjërimit, një ditë në javë gjatë Kreshmës, për të shpëtuar gjithë njerëzimin, që ata të mund të hyjnë në Portat e Parajsës së Re në Tokë.

Unë të ofroj Ty, Jezus i dashur, sakrificën time, me dashuri dhe gëzim në zemrën time.
Për të treguar Ty shkallën e dashurisë sime përmes kësaj sakrifice, unë të lutem Ty për Shpëtimin e çdo shpirti që mund të ketë rënë prej Hirit të Zotit. Amen.

Mos lejoni që frika t’jua turbullojë shpresën tuaj për shpëtim të përjetshëm fëmijë. Pastrimi do të jetë i shpejtë.

Ju, ndjekësit e Mi, që e pranoni Vulën e Hyjit të Gjallë jeni të bekuar.

Ju nuk duhet të shqetësoheni.

Ju duhet të qëndroni të fortë.

Ju duhet të keni gjithmonë shpresë dhe të përqendroheni tek Unë në çdo kohë.

Vetëm atëherë ju do të ngriheni dhe do të ecni pa hezitim në rrugën me gjemba.

Unë do t’ju udhëzoj dhe udhëheq në rrugëtimin tuaj në çdo hap të udhës.

Jezusi juaj i dashur

Përse i refuzoni Paralajmërimet e Mia për t’ju përgatitur për Ardhjen Time të Dytë?

E Martë, 21 Shkurt 2012, në 19:45 

Bija Ime fort e dashur, sa shumë po vuan në Emrin Tim dhe të Atit Tim të dashur.

Duhet të qëndrosh e fortë, pasi këto Mesazhe do të provokojnë zemërim në disa qarqe, megjithëse ato do t’i frymëzojnë dhe do t’iu japin forcë shpirtrave të tjerë.

Fjala Ime e Shenjtë ishte refuzuar nga njerëz të ditur, gjatë Kohës Sime në Tokë.

Unë u trajtova si një mashtrues nga priftërinjtë dhe ata që deklaronin të ishin njerëz të shenjtë.

Ata prej jush që thonë se trajtimi që m’u bë Mua ishte barbar, kanë të drejtë, se njerëzit që jetonin në ato kohë ishin pa shkollë, të ashpër dhe të ligj, se ata ishin mizorë në trajtimin që më bënë Mua, Shpëtimtarit të tyre të dashur.

Disa mund të thonë se ata ishin të paditur dhe se nuk dinin asgjë mbi Shkrimit e Shenjta. Por kjo nuk është e vërtetë, sepse ata që jetojnë në botë sot, edhe pse janë më të arsimuar dhe me shumë njohuri, nuk janë aq të ndryshëm.

Ata, që janë plotësisht të pregatitur në Biblën e Shenjtë, të cilët ju do t'i prisnit të ishin vigjilentë ndaj Mësimeve, në fakt janë të verbër ndaj të Vërtetës.

Me gjithë diturinë e tyre për Librin e Shenjtë të Atit Tim, ata nuk ia kanë dalë që të përgatiten për kohën kur Unë do të vij përsëri.

Kur mendonin ata se do t’iu jepej kjo kohë?

Koha po afrohet shumë afër Ardhjes Sime të Dytë në Tokë. 

Megjithatë, njerëzimi nuk është përgatitur për arritjen Time.

Madje edhe shërbëtorët e Mi të shenjtë nuk predikojnë mbi rëndësinë e kësaj Ngjarjeje nga Më Të Lavdishmet. Përse ndodh kjo?

A nuk keni mësuar asgjë? Çfarë duhet të bëj Unë më tepër?

Kur mendonit ju se Unë mund të vija dhe pse mendoni se koha nuk është afër?

Çfarë është që ju verbon dhe jua mbyll veshët ndaj tingullit të Zërit Tim?

Hidheni mantelin tuaj të floririt, argjendit dhe pasurive dhe pranojeni se ju nuk jeni asgjë, pa Mua.

Pa Hiret e Mia, ju nuk mund t’i përgatisni shpirtrat tuaj për Kthimin Tim të Lavdishëm.

Ati Im i dashur gjithmonë dërgon profetë për t’i përgatitur bijtë e Tij. Ai ka vepruar kështu që nga fillimi i kohës.

Përse atëherë ju i refuzoni Paralajmërimet e Mia për t'ju përgatitur për Ardhjen Time të Dytë?

Unë ju lutem që të më dëgjoni Mua.

Unë nuk mund t’ju urdhëroj që të dëgjoni, sepse juve ju është dhënë dhurata e vullnetit të lirë. 

Unë kurrë nuk mund t’ju detyroj apo t’ju jap urdhrin që të veproni. Sepse kjo është e pamundur.

Ati Im kurrë nuk do të ndërhyjë me vullnetin tuaj të lirë.

Por Ai kurrë nuk do të hezitoj që t’ju paralajmërojë, t’ju udhëzojë dhe t’i mbushi shpirtrat tuaj me Hire për t'ju bërë të fortë.

Atyre me zemër të hapur Ai do t’iu japë Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Ata që janë fajtorë për krenari, snobizëm fetar dhe arrogancë, do ta kenë të pamundur që t’i hapin zemrat e tyre, sepse atyre iu mungon cilësia më e rëndësishme nga të gjithat - përulësia. 

Pa përulësi dhe bujari në zemër, ju nuk mund të vini pranë Zemrës Sime të Shenjtë.

Ejani tek Unë, fëmijë. Më lejoni Mua t’ju marr brenda grigjës Sime, dhe si një Bari i Mirë, Unë mund t’ju udhëheq drejt shpëtimit.

Jezusi juaj
Shpenguesi i Njerëzimit

Thursday 23 February 2012

Shumë shpejt, një njeri do të vijë i cili do të deklarojë se jam Unë

E Mërkurë, 8 Shkurt 2012, në 20:45

Bija Ime fort e dashur, nuk do të zgjasë shumë përpara se të gjitha profecitë e parathëna të zbulohen përpara një bote mosbesuese.

Madje dhe ato shpirtra të papastër që më shmangin Mua, Shpëtimtarin e tyre Hyjnor dhe Atin Tim të Përjetshëm, nuk do të mbesin pa e vënë re. Ata do të mrekullohen se pse kjo po ndodh dhe për herë të parë më në fund do ta kuptojnë se ata nuk e kontrollojnë vetë fatin e tyre.

Për të gjitha besimet e tyre të gabuara dhe për të drejtën e tyre të perceptuar për përfitim personal, ata së shpejti do ta kuptojnë të Vërtetën.

Bija ime, rruga përpara është për t’u lutur që këto shpirtra, megjithëse të humbur për mua, të mos joshen nga anti-krishti dhe profeti i rremë.

Shumë shpejt, një njeri do të vijë i cili do të deklarojë se jam Unë. Por, sigurisht, kjo nuk mund të ndodhë sepse Unë nuk do të vij derisa të vijë fundi.

Megjithatë ai do t’i paraqesë të gjitha ato cilësi që do t’i mashtrojnë shpirtrat e varfër për të besuar se ai jam Unë.

Ai do të kryejë mrekulli, vepra të mëdha paqeje, veprime humanitare dhe vepra publike dashamirësie.

Ai do të adhurohet dhe fuqitë e tij do të vijnë nga Satani, mbreti i errësirës. Kaq bindës do të jetë ai, saqë kur ai të paraqesë shenja të ngjashme me ato të shenjtorëve të mëdhenj, shumë prej shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të bien me përulje tek këmbët e tij.

Fjala Ime, e dhënë ty, profetit të vërtetë të kohëve të fundit, do të refuzohet dhe do të hidhet poshtë si herezi.

Unë po të jap ty, bija Ime, shumë paralajmërime tani, kështu që sa më shumë prej bijve të Mi të mund t’iu jepet e Vërteta përpara se kjo të ndodhë.

Mos u gënjeni nga ata që e lartësojnë veten në sytë tuaj sikur të ishin të shenjtë. Kurrë mos i ngatërroni veprimet humanitare sikur të jenë gjithmonë duke ardhur prej Meje.

I ligu është një gënjeshtar. Ai është dinak dhe, herë pas here, do të tregojë një pamje të jashtme si i dashur dhe bamirës.

Kini kujdes nga ato organizata, që drejtohen nga individë shumë të pasur të cilët mburren për përpjekjet e tyre për ta shpëtuar njerëzimin. Shumë prej tyre punojnë në fshehtësi për ta mohuar Fjalën Time.

Ky lloj mashtrimi do të përdoret nga anti-krishti për të rekrutuar ndjekës me qëllime të mira, por mendjelehtë.

Sapo të josheni ju do të bini në kurth. Më pas do të gënjeheni për ta pranuar shenjën e bishës, të cilën ju duhet ta shmangni me çdo kusht ose përndryshe ju do të jeni të humbur për Mua, përgjithmonë.

Qëndroni në gatishmëri në çdo kohë.

Detyra juaj është e thjeshtë. Mbajeni mend se ka vetëm një Hyj, tri persona në Trininë e Bekuar – Hyji Ati, e Biri, e Shpirti i Shenjtë.

Çdo gjë tjetër, që t’ju paraqitet ndryshe, nuk ekziston.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Hyji Atë: Ju jeni ose me Mua ose kundër Meje. Zgjedhja është e juaja

E Martë, 21 Shkurt 2012, në 00:30

Unë Jam Hyji Atë, Krijuesi i të gjitha gjërave. Unë Jam duke folur me ty sonte në Emër të Trinisë së Shenjtë.

Bija Ime, ka ardhur koha që e para nga Vulat të hapet dhe sa shumë më trishton kjo Mua.

Unë kam premtuar se para se kjo të ndodhë Unë do ta ofroj Vulën Time të Mbrojtjes mbi ballin e atyre që besojnë tek Unë. 

Tani Unë ju jap, fëmijë, një mundësi të fundit për t’u ngritur dhe të vendosni.

Ju jeni ose me Mua ose kundër Meje. Zgjedhja është e juaja. 

Atyre që e refuzojnë Fjalën Time të Shenjtë të dhënë këtij, profetit të ditëve të fundit, ju duhet të më dëgjoni Mua tani ndërsa flas.

Unë ju jap profetët që t’ju drejtojnë.

Përse e refuzoni Dashurinë Time?

Përse i lejoni dyshimet t’ju verbojnë ndaj të Vërtetës?

Edhe pse shumë Unë ju dua, ka fare pak kohë dhe juve do t’ju jepen sekonda për të vendosur mbi fatin tuaj. Sepse me kohën, Durimit Tim do t’i vijë fundi.

Shpërfilleni Thirrjen Time, dhe ju do ta keni të vështirë për të më gjetur Mua në shkretëtirën që është para.

Nëse ju e pranoni Vulën Time të Dashurisë, ju do të jeni brenda Mbrojtjes Sime në çdo kohë.

Kjo Mbrojtje do t’i mbulojë familjet tuaja. 

Kjo është Thirrja Ime e fundit për t’ju ofruar Vulën Time të Dashurisë.

Pas kësaj juve do t’ju duhet të përballeni me acarin e Mundimit të Madh të pambrojtur, të vetmuar dhe pa asnjë vend për t’u mbështetur.

Unë kurrë nuk do t’ju detyroj, fëmijë, që të Më doni Mua. Kjo është vetë zgjedhja juaj dhe, sigurisht, dashuria mund të vijë vetëm nga zemra.

Unë po e shtrij Dorën Time të Dashurisë tani. Nëse ju më njihni Mua, ju do të më dalloni Mua.

Nëse ju thoni se më njihni Mua, por e refuzoni gjestin Tim të dashurisë dhe të mbrojtjes, atëherë ju në të vërtetë nuk më njihni Mua fare.

Fëmijët e Mi, qëndroni pranë Meje tani sepse Vula e parë është hapur përfundimisht. 

Toka do të lëkundet kudo në pjesë të ndryshme të botës dhe atëherë ju nuk do të keni dyshime. 
Meqenëse Unë ju dua, Unë do të pres reagimin tuaj pas kësaj.

Kurrë mos i refuzoni profetët e Mi, sepse ju më refuzoni Mua.

Bëjini dëm ose shajini profetët e Mi, dhe ju më bëni të njëjtën gjë Mua, sepse është Zërin Tim nga Qielli që ju e ofendoni.

Është më mirë, nëse nuk flisni fare dhe të qëndroni në heshtje, nëse keni dyshime. 

Tani është koha që profecitë të vërtetohen.

Shumë do të bien në gjunjë me turp dhe keqardhje kur të shikojnë se si refuzimet e tyre ndaj Mesazheve të Mia, përmes profetëve të Mi të kohëve të fundit, më kanë copëtuar Mua në dysh.

Se si me dënimet dhe përbuzjet e tyre, e kanë tallur Fjalën Time të Shenjtë.

Se si e Vërteta ishte tepër e hidhur për ata të përtypej dhe si gënjeshtrat nga profetët e rremë dhe fallxhorët iu jepnin atyre rehatinë e cekët që ata kërkonin.

Sa larg fëmijët e Mi janë larguar prej Meje.

Sa mosmirënjohës janë ata.

Për ata që më njohin Mua, dhe e pranojnë Vulën Time, dijeni se ju do të keni Jetën e Përjetshme.
Ju kurrë nuk e vutë ne dyshim Fjalën Time, sepse përulësia dhe dashuria juaj prej fëmije për Mua ishin të tilla, sa ju nuk e lejuat arsyen intelektuale t’ja u bllokonte veshët ndaj të Vërtetës.

Shumë nga profetët e Mi të vërtetë të dërguar tek ju në këto njëzet vitet e fundit kanë pësuar tallje, abuzime, mundime dhe janë flakur në shkretëtirë. 

Për ata prej jush që kanë shpifur mbi Mesazhet e Mia, ju duhet të keni turp.

Megjithatë ju i adhuruat profetët e rremë dhe u përkulët përpara tyre.

Juve po ju pyes, përpara cilit Hyj përkuleni?

Ju e dini se kush jeni. Ka ardhur koha që ju të përballeni me të Vërtetën, sepse ju jeni ose për Mua ose kundër Meje. Nëse ju nuk arrini të më njihni Mua, atëherë ju jeni të humbur.

Ata që e dëgjojnë Zërin Tim, të më ndjekin Mua dhe të më ndihmojnë që të ndërtoj Kishën Time të Mbetur mbi Tokë.

Unë do t’ju udhëheq përmes rrëmujës, që do të sillet nga anti-krishti.

Ju nuk do të vuani mundimet, që do t’iu bien atyre që nuk pranojnë t’i mohojnë idhujt e rremë, lakminë, materializmin dhe etjen për pushtet. 

Unë iu Bëj Thirrje të gjithë fëmijëve të Mi, që të dëgjojnë.

Unë kërkoj që ju t’i hapni sytë, përpara se të jetë tepër vonë.

Ati juaj i Dashur
Hyji Më i Larti

Hyji Atë: Ngrihuni tani dhe pranojeni Vulën Time, Vulën e Hyjit të Gjallë

E Hënë, 20 Shkurt 2012, në 00:20 

Bija Ime e dashur, Zemra Ime gulçon me trishtim për mëkatet e fëmijëve të Mi.

Sikurse çdo Atë i dashur, urrejtja e tyre e ligë për njëri-tjetrin e copëton Zemrën Time në dysh. Është si një shpatë që e shpon Zemrën Time, e cila nuk do të largohet.

Unë Jam Hyji Më i Larti, i Cili, për shkak të vullnetit të lirë që Unë iu kam dhënë të gjithë fëmijëve të Mi, do të më duhet të vuaj duke duruar dhimbje derisa Parajsa e Re mbi Tokë të vijë.

Atëherë ju, fëmijët e Mi, do të bashkoheni në unitet me Vullnetin Tim Hyjnor.

Deri kur kjo të ndodhë, nuk mund të ketë asnjë paqe mbi Tokë.

Vetëm kur i ligu dhe ata që ndjekin si skllevër gënjeshtrat që ai iu premton, të shkatërrohen, atëherë përfundimisht bota do të mund të qetësohet.

Bija Ime, thuaju fëmijëve të Mi se Unë nuk kënaqem me mendimin për t’i ndëshkuar fëmijët e Mi, sepse Unë i dua ata.

Ata janë të Mitë, Krijimi Im i dashur. Të shoh se si i ligu i ka korruptuar shpirtrat e tyre, është një torturë e vazhdueshme për Mua, Atin e tyre të dashur.

Unë dëshiroj t’ju marr të gjithë juve, fëmijë të dashur, që e njihni dhe e kuptoni Dashurinë Time për ju, në Parajsën Time të Re, të bukur mbi Tokë.

Unë ju premtoj, se persekutimi do të jetë i shpejtë, dhe se ju do të jeni të mbrojtur.
 
Sepse Unë tani lë në dorëzim Vulën e Dashurisë dhe të Mbrojtjes Sime. 

Me këtë, ju do t’i shpëtoni vëmendjes së atyre që do të shkaktojnë vështirësi në vendet tuaja.

Vula Ime është Premtimi Im për Shpëtim.

Pushteti Im do të vërshoj nëpërmjet jush me këtë Vulë dhe asnjë dëm nuk do t’ju bëhet juve.

Kjo është një mrekulli, fëmijë, dhe vetëm ata që përkulen para Meje, Zotit të tyre dhe Krijuesit të të gjitha gjërave, si fëmijë të vegjël me dashuri në zemrat e tyre për Mua, mund të bekohen me këtë Dhuratë Hyjnore.

Ngrihuni tani, dhe pranojeni Vulën Time, Vulën e Hyjit të Gjallë. 

Recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës (33) që ta njihni Vulën Time dhe ta pranoni atë me dashuri, gëzim dhe mirënjohje.

"O Hyji im, Ati im i Dashur, unë e pranoj me dashuri dhe mirënjohje Vulën Tënde Hyjnore të Mbrojtjes.

Hyjnia Jote e mbështjell trupin dhe shpirtin tim përjetësisht. Unë përkulem në falënderim të përulur dhe e ofroj dashurinë dhe besnikërinë time të thellë tek Ti, Ati im i Dashur.

Unë të lutem Ty të më mbrosh mua dhe të dashurit e mi me këtë Vulë të veçantë dhe unë e kushtoj jetën time në shërbimin Tënd, në shekuj të shekujve. Unë të dua Ty, Atë i Dashur. Unë të ngushëlloj Ty në këto kohë, Atë i Dashur. 

Unë të ofroj Ty Trupin, Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd fort të Dashur, në shpërblim për mëkatet e botës dhe për shpëtimin e gjithë fëmijëve të Tu. Amen."

Shkoni, fëmijët e Mi dhe mos kini frikë. Kini besim tek Unë, Ati juaj i dashur, i Cili me dashuri e krijoi secilin prej jush.

Unë e njoh çdo shpirt; çdo pjesë e juaja është e njohur për Mua. Asnjëri nga ju nuk e ka dashurinë Time më pak se tjetri.

Për këtë shkak, Unë nuk dëshiroj të humbas asnjë shpirt. As edhe një.

Ju lutem vazhdoni të lusni Kurorëzën e Mëshirës Sime Hyjnore çdo ditë.

Një ditë, ju do ta kuptoni se pse ky pastrim nevojitet.

Ati juaj i Dashur në Qiell
Hyji Më i Larti

Tuesday 21 February 2012

Bisha me Dhjetë Brirë është Bashkimi Evropian

E Diel, 19 Shkurt 2012, në 03:00

Bija ime fort e dashur, ju nuk duhet të frikësoheni nga këto Mesazhe, s
epse ato po i jepen botës për hir të Dashurisë që Unë e kam për tërë njerëzimin.

Njohja e ngjarjeve që do vijnë do t’i përgatisë fëmijët e Mi që ata të mund ta mbrojnë të Vërtetën.

Paralajmërimet e Mia mund të ndihmojnë në përhapjen e kthimit në besim si dhe t’ua bëjnë të mundur fëmijëve të Mi që, edhe një herë, ta njohin të Vërtetën e Premtimit Tim për të ardhur përsëri.

Ardhja Ime e Dytë do të ndodhë në kohën e jetës suaj fëmijë.

Ju, që i përkisni këtij brezi të zgjedhur, do të vilni mrekullitë e Mbretërisë Sime të Lavdishme mbi Tokë.

Unë i përfshij midis jush, bijtë e Mi të zgjedhur, edhe ata që më kanë kthyer shpinën dhe që e mohojnë Ekzistencën e Atit Tim të Dashur, Hyjit Më të Lartit.

Dashuria Ime do t’i pushtojë edhe ata që më përçmojnë Mua. Me kohën ata do të kthehen në besim.

Pranimi i Mesazheve të Mia të dhëna ty, profetit Tim të kohëve të fundit, me përgjegjësinë për të hapur Shtatë Vulat, nuk do të jetë e mjaftueshme.

Ajo që ka me të vërtetë rëndësi është shpëtimi i të gjithë vëllezërve dhe motrave tuaja në botë.

Dy aleatët Rusia dhe Kina do t’i bashkojnë forcat. Kjo do të ndodhë ndërsa bisha me dhjetë brirë ngrihet për t’i sunduar njerëzit e vet të pafajshëm që kanë vuajtur kaq gjatë.

Bisha me dhjetë brirë është Bashkimi Evropian, bija Ime, i referuar si ‘Babilonia’ në Librin e Zbulesës.

Babilonia do të rrëzohet dhe do të dominohet nga Dragoi i Kuq – Kina dhe aleati i tij Ariu – Rusia.

Kur kjo të ndodhë komunizmi do të sundojë dhe mjerë kushdo që shihet të praktikojë fenë e vet në praninë e tyre.

Të gjitha fetë do të ndalohen, por të Krishterët do të pësojnë persekutimin më të madh.

Roman Katolikët nuk do të tolerohen fare dhe do të duhet të mbajnë mesha në fshehtësi. Koha ka ardhur, fëmijë, të gjithë ju ndjekësit e Mi, që të filloni ta planifikoni të ardhmen tuaj.

Unë do t’ju udhëzoj në çdo kohë.

Filloni të përgatiteni tani, sepse po ju jepet koha që ta bëni këtë.

Përsëri, Unë po ju them, lutja dhe shumë prej saj do ta dobësojë fuqinë e bishës, Ariut dhe Dragoit te Kuq.

Ata do të sundojnë për një kohë shumë të shkurtër. Sepse më pas ata do të shkatërrohen.

Shpëtimtari juaj i dashur
Shpenguesi i Njerëzimit
Jezu Krishti

Vendet Evropiane do të bien në diktaturë, jo më mirë se në ditët e Hitlerit

E Shtunë, 18 Shkurt 2012, në 16:00 

Bija Ime fort e dashur, synimi Im është që të mbroj sa më shumë nga ndjekësit e Mi, ndërsa Dora e Atit Tim do të bjerë së shpejti për ta ndëshkuar njerëzimin për ligësitë e tyre, dhe për të ndaluar çdo veprim të tmerrshëm që mund të kryhet nga ata mëkatarë të cilët duan të shkatërrojnë shumë kombe.

Të gjithë ju do të jeni të mbrojtur, por përgjegjësia juaj është ndaj të tjerëve.

Vështroni tani, ndërsa vendet Evropiane të bien në diktaturë, jo më mirë se në ditët e Hitlerit.

Planet tashmë janë bërë gati nga grupi botëror për të marrë nën kontroll çdo shtet në Evropë.

Babilonia do të rrëzohet ashtu siç është parathënë.

Ariu dhe Dragoi i Kuq do të shkojnë në luftë ashtu siç është profetizuar.

Roma do të bëhet selia e pushtetit dhe e sundimit të lig.

Italia do të shkërmoqet.

Greqia do të jetë përshpejtuesja, e cila do të japi justifikimin për ta rrëzuar Babiloninë.

Gjithçka tani do t’i zbulohet botës.

Lutja mund t’i lehtësojë mundimet e bijve të Mi të shkretë, të cilët do të detyrohen të lypin për bukën e gojës.

Ata do të trajtohen si fëmijë, por do të shkelen me këmbë, kur të skllavërohen nga grupi botëror, që punon në bashkëpunim me udhëheqës Evropianë. 

Ata janë tradhtarë, të gjithë ata, jo vetëm ndaj atyre që ata u shërbejnë, por edhe ndaj Hyjit, Atit Tim të Gjithëpushtetshëm.

Emri i Tij urrehet nga ky grup, të cilët e kanë ndaluar nderimin ndaj Tij në vendet e tyre.

Për këtë arsye ata do të vuajnë. Ata do të ndëshkohen dhe do t’iu ndalohet ta realizojnë misionin e tyre keqbërës. Zemërimi i Atit Tim të Dashur ka arritur tani lartësi të pa-arritura më parë, në një kohë kur ngritja e Dragoit të madh të Kuq është gati për të ndodhur.

Ka kaq shumë shkatërrim, fëmijë, kaq shumë epsh për pushtet dhe kontroll, kaq shumë urrejtje për Mua, Shpëtimtarin e tyre Hyjnor.

Katër lajmëtarët e Satanit kanë zbritur dhe po punojnë tani brenda këtyre grupeve.

Këta udhëheqës të ligj dhe të fuqishëm po kontrollohen nga anti-krishti, i cili është tani shumë aktiv. Anti-krishti drejton një organizatë shumë të madhe.

Kaq dinakë janë ata saqë vetëm pak njerëz e kuptojnë se çfarë ata me të vërtetë po bëjnë.

Fëmijët e mi, ata do përpiqen që të marrin kontrollin dhe planet e tyre do të duken se po shpalosen.

Por pikërisht është atëherë kur, Ati Im, do të ndërhyjë.

Mjerë ata që do të përballen me Zemërimin e Atit Tim.

Atyre as nuk do t’iu jepet mundësia të dridhen para Tij, nëse ata nuk pendohen menjëherë.

Shumë pak prej jush, fëmijë, po e mësojnë të Vërtetën sepse shumë prej këtyre njerëzve kontrollojnë lajmet që ju i besoni të jenë e vërteta.

Ju nuk keni asnjë mjet tjetër për të njohur se çfarë po ndodh në botë.

Sepse ato që ju i konsideroni si organizata të përgjegjshme, që kujdesen për kombet, janë, në të vërtetë, vetë grupet e drejtuara prej anti-krishtit.

Kombet që ju i konsideroni si të liga, po viktimizohen dhe po përdoren si gurë loje me qëllim që ato të duken të liga përpara botës së jashtme.

Ju nuk duhet të besoni gjithmonë atë çfarë ju paraqitet në emër të drejtësisë.

Lutuni fort për të gjithë vëllezërit dhe motrat tuaja që do të shkelen nga këta njerëz.

Lutuni që Paralajmërimi ta vonojë veprimin e tyre dhe lutuni për ta zbutur efektin e planit që po orkestrohet për t’jua hequr të drejtat ndaj parave tuaja, ushqimit tuaj dhe të drejtën tuaj për të praktikuar Krishtërimin dhe fetë e tjera, që e nderojnë Atin Tim.

Jezu Krishti juaj i dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit

Monday 20 February 2012

Nëna e Shpëtimit: Pranojeni abortin në Irlandë dhe ju e shkëpusni lidhjen me zemrën time

E Premte, 17 Shkurt 2012, në 15:30

Unë jam Nëna juaj e dashur, Mbretëresha e Engjëjve, Virgjëra Mari, Ngjizja e Papërlyer.

Oh sa shumë unë lotoj sot, ndërsa Irlanda, vendi më shumë i dedikuar tek unë, Nëna e tyre e dashur, po bie pre e të ligut.

Errësirë e madhe ka zbritur përmbi këtë komb. Kaq shumë e kanë humbur besimin e tyre, dhe po aq shumë i kanë larguar zemrat nga Biri im i dashur, Jezu Krishti.

Fëmijët e mi në Irlandë e kanë lejuar të ligun që t’ua kthejë zemrat e tyre në gurë. 

Ata që e duan Birin tim janë në dhimbje ndërsa e dëshmojnë sekularizimin që ka marrë kontroll mbi këtë vend, dikur të shenjtë.

Përpjekje janë duke u bërë tani për ta pranuar abortin dhe po të ndodhë kjo, do ta fyejë shumë rëndë Birin tim të Çmuar.

Fëmijët e mi, nëse ju e pranoni abortin në Irlandë, ju do ta shkëpusni lidhjen që ju ka mbajtur kaq pranë Zemrës sime.

Shumë njerëz në Irlandë tani e fyejnë Birin tim me mungesën e respektit që ata tregojnë ndaj Tij. Edhe unë, gjithashtu, nuk jam më e toleruar dhe emri im është i përbuzur.

Fëmijë të Irlandës, të zgjedhur si shpirtra të veçantë për ta përhapur fjalën e Atit tim nëpër botë, ju duhet të më dëgjoni mua.

Lutuni, lutuni, lutuni që këto plane për të pranuar ligjet e abortit të mos realizohen.

Nëse kjo ndodh, Irlanda do të humbasë shumë favore në Mbretërinë e Atit tim.

Mëkati i abortit është më i rëndi në sytë e Atit tim. Ai është lloji më i keq i gjenocidit.

Ju duhet ta luftoni këtë të ligë, fëmijë. Ju duhet ta bëni këtë tani, ose përndryshe lidhja e fundit Hyjnore do të dobësohet, në vend që të forcohet.

Ju duhet të ngriheni, fëmijë, dhe ta rivendosni besimin tuaj Katolik dhe Besimet e Krishtera sepse ato po ju vidhen.

Mos i lejoni ata në pushtet që të tallen me ju kur e shpallni Fjalën e Shenjtë të Hyjit.

Shpirti i errësirës tani e ka mbuluar jo vetëm vendin tuaj, por edhe Faltoret e Shenjta ku unë duhet të jem e nderuar.

Unë lotoj me trishtim ndërsa e shikoj Irlandën time të dashur të rrëzohet mënjanë.

Ka akoma shpresë fëmijë. Por ju tani duhet të bashkoheni si një forcë e vetme për ta mbrojtur Besimin tuaj.

Shumë shpejt ju do të detyroheni të braktisni jo vetëm besimin tuaj Katolik por edhe Besimin e Krishterë.

Shpëtojeni vendin tuaj prej socializmit dhe diktaturave anti-fetare.

Ata do të flasin për të drejtat e qytetarëve, por do të mohojnë po ato të drejta që ata do deklarojnë se po i mbrojnë, përfshirë të drejtën për t’u lutur.

Ata do t’ju detyrojnë që ta pranoni me ligj, të drejtën për të vrarë fëmijë akoma të pa-lindur.

Ta kujtoni se çdo shpirt është krijuar me dashuri nga Hyji, Ati i Gjithëpushtetshëm.

Cilido njeri që zgjedh abortin apo merr pjesë në veprimin e lig të abortit kryen mëkat vdekjeprurës.

Lusni, lusni, lusni Lutjen time të Kryqëzatës për Irlandën (32)

O Nëna e Shpëtimit, lutu që bijtë e tu në Irlandë ta parandalojnë veprën djallëzore të abortit që po sillet mbi ne. Mbroje këtë komb të shenjtë nga të zhyturit më thellë në dëshpërim prej errësirës që e mbulon vendin tonë. 

Na çliro nga i ligu që kërkon të shkatërrojë fëmijët e tu akoma të pa lindur. Lutu që këta udhëheqës të kenë kurajën për t’i dëgjuar ata që e duan Birin tënd, dhe kështu, të ndjekin Mësimet e Zotit Tonë Jezu Krishtit. Amen.

Shko tani fëmija im dhe thuaju fëmijëve të mi në Irlandë se ata duhet të jenë të fortë. Ata duhet të ngrihen për atë çka është e drejtë.

Ata kurrë nuk duhet të kenë frikë për ta shpallur të Vërtetën, Fjalën e Shenjtë të Hyjit, pavarësisht se sa e vështirë mund të jetë. 

Mbretëresha juaj e dashur e Qiellit
Nëna e Shpëtimit

Sunday 19 February 2012

Grupi i lig po kryen gënjeshtrën më të madhe për të marrë kontrollin e shteteve

E Enjte, 16 Shkurt 2012, në 20:00 

Bija Ime fort e dashur, ti duhet t’iu tregosh fëmijëve të Mi, të gjithë atyre ndjekësve të Mi, që të lidhen dhe të formojnë një zinxhir mbrojtjeje në lutje. Duke u bashkuar si vëllezër dhe motra në lutje për ata bij të humbur, që enden, duke kërkuar dashuri për Mua, por që nuk mund të gjejnë paqe në shpirtrat e tyre, ju mund t’i shpëtoni ata.

Ata kanë nevojë që ju të luteni për ata,sepse Paralajmërimi nuk do t’i kthejë dot në besim këta shpirtra të varfër.

Ju, ndjekësit e Mi besnikë më sillni Mua ngushëllimin që më duhet kur Unë shikoj dhimbjen dhe vështirësitë e tmerrshme, që po durohen nga bijtë e Mi në pothuajse çdo skaj të botës.

Ky grup i lig, i përbërë nga disa elita dhe disa nga më të fuqishmit e botës, po kryen gënjeshtrën më të madhe përmes komplotit të tyre të paramenduar për të marrë kontrollin e vendeve në Lindjen e Mesme, Evropë dhe SHBA.

Plani i tyre po zbulohet para syve tuaj. A nuk mund ta shikoni? Këtij plani iu deshën dekada për t'u zhvilluar.

Çdonjërit nga bijtë e Mi i duhet të qëndrojë syhapur gjatë gjithë kohës.

Mos i lejoni ata t’ju marrin vendet tuaja. Ngrihuni ndaj tyre. Paraja është arma e tyre e mashtrimit. Shkatërrimi i sistemeve tuaja bankare ishte i qëllimshëm. Tani ata po lëvizin për të përfunduar fazën tjetër të planit të tyre.

Ju, fëmijë, mund ta ndaloni këtë përparim nëpërmjet lutjeve tuaja.

Tashmë Ati Im po vendos pengesa në rrugën e tyre.

Ndjekësit e Mi janë të përhapur në shumë vende. Tani ju duhet të bashkoheni në lutje për të ndaluar udhëheqësit Evropianë, disa prej të cilëve janë të prirur për të sjellë vuajtje të tmerrshme mbi njerëz të pafajshëm, me mënyrat e tyre të liga.

Unë ju kërkoj me ngulm që të thoni këtë 
Lutje të Kryqëzatës (31) për t’i ndaluar ata.

O Jezusi im, lër që lutja ime të thërrasë Shpirtin Tënd të Shenjtë që të zbresë mbi ata udhëheqës të shtyrë nga epshi, lakmia, koprracia dhe krenaria, që të ndalojnë persekutimin e fëmijëve të Tu të pafajshëm. 
Unë të lutem Ty të ndalosh varfërinë, urinë dhe luftërat që po i gëlltisin fëmijët e Tu dhe unë lutem që udhëheqësit Evropianë t’i hapin zemrat e tyre ndaj të Vërtetës së Dashurisë Tënde. Amen.

Bija Ime, zinxhiri i lutjes do të përhapet gjerë e gjatë dhe fuqia e Shpirtit të Shenjtë do të ndihmojë në ndalimin e këtyre njerëzve, të cilët e kanë fuqinë për ta ndaluar vuajtjen, dhe t’i ndalojnë veprimet e tyre.

Përhapeni Fjalën Time me qëllim që të përhapet kthimin në besim.

Koha Ime për të ardhur që të Mbretëroj është afër. Kështu që nuk do të ketë mjaft kohë për t’i shpëtuar të gjithë shpirtrat.

Bëni gjithçka të mundeni për Mua, Jezusin tuaj, i Cili ju do dhe kujdeset për ju të gjithë.

Ne duhet të punojmë së bashku, fëmijë, për hir të gjithë njerëzimit, në betejën tonë për ta ndaluar anti-krishtin dhe planin e tij mizor të mashtrimit.

Shpresë, dashuri dhe lutje, fëmijë, kjo është çfarë Unë pres nga ju.

Unë ju falënderoj për gjithë besnikërinë dhe bindjen tuaj.

Ju nuk keni parë, prapë ju keni besuar. Sapo e dëgjuat Zërin Tim, përmes këtyre Mesazheve, ju Më njohët Mua. Ju ishit në gjendje ta bënit këtë për shkak të Shpirtit të Shenjtë, i cili mbretëron në shpirtrat tuaj.

Ju duhet ta bashkë-ndani këtë Dhuratë të madhe në mënyrë që ju të mund t’i sillni të gjithë të dashurit tuaj me vete brenda Parajsës Sime të Re mbi Tokë.

Unë e dua secilin dhe çdonjërin prej jush. Ju Më sillni Mua kaq shumë ngushëllim dhe gëzim.

Jezusi juaj i dashur