Kerko Mesazhet ketu

Friday 30 March 2012

Martesa midis të njëjtit seks – një mëkat i rëndë

E Premte, 16 Mars 2012, në 22:20

Bija ime fort e dashur, dhimbja dhe vuajtjet e ndjekësve të Mi të gjorë, të cilëve iu duhet të shikojnë të pafuqishëm, ligjet e reja, në kundërshtim me Mësimet e Mia, po arrijnë nivele të papara në botë.

Jo vetëm që ju duhet ta dëshmoni mëkatin, fëmijë, por ju pastaj duhet të shikoni se si jua paraqesin mëkatin, duke ju detyruar ta pranoni atë sikur të ishte njerëzore.

Unë i referohem një mëkati në veçanti, martesës midis të njëjtit seks, e cila po paraqitet si një e drejtë e natyrshme.

Më pas do të pritet që ju ta pranonit këtë neveri, të vënë para Fronit të Atit Tim në një kishë.

Duke mos mjaftuar për këta njerëz që ta lejojnë martesën midis të njëjtit seks në sytë e ligjit, ata më pas duan ta detyrojnë Hyjin Atë që t’iu japë atyre bekimin e Tij. Ai kurrë nuk do ta bëjë këtë, sepse është një mëkat i rëndë në Sytë e Tij.

Si guxojnë këta njerëz të mendojnë se është e pranueshme që ta ekspozojnë këtë akt të neveritshëm në kishat e Atit Tim?

Fëmijë , Unë e dua çdo shpirt.

Unë i dua mëkatarët.

Unë e përçmoj mëkatin e tyre, por i dua mëkatarët.

Aktet seksuale midis personave të të njëjtit seks janë të papranueshme në Sytë e Atit Tim.

Lutuni për këta shpirtra sepse Unë i dua ata, por nuk mund t’ua jap Hiret që ata dëshirojnë.

Ata duhet ta dinë, se pavarësisht se sa shumë të përpiqen për t’i lejuar martesat midis të njëjtit seks, ata nuk janë të pranuar që të marrin pjesë në Sakramentin e Shenjtë të Martesës.

Një Sakrament duhet të vijë prej Hyjit. Rregullat për marrjen e Sakramenteve duhet të dalin prej Mësimeve të Atit Tim.

Ju nuk mund ta detyroni Atin Tim, Hyjin Më të Lartin, që t’ju japë bekimin e Tij, apo të merrni pjesë në Sakramentet e Tij të Shenjta, nëse ato nuk respektohen sipas mënyrës së përcaktuar për to.

Mëkati tani po i paraqitet botës si një gjë e mirë.

Siç e kam thënë edhe më parë, bota tani është mbrapsht.

E mira është e paraqitur si e ligë dhe ata njerëz që përpiqen të jetojnë sipas Ligjeve të Hyjit Atë, pësojnë tallje.

E liga, pavarësisht se si ju e vishni, nuk mund të kthehet në një vepër mirësie, në Sytë e Atit Tim.

Ati Im do t'i ndëshkojë ata që vazhdojnë t’i valëvisin mëkatet e tyre përpara Tij.

Kijeni parasysh këtë paralajmërim, sepse mëkatet tuaja, të cilat kryhen kur ju refuzoni që t’i bindeni Hyjit, nuk do të falen dhe nuk mund të falen.

Kjo sepse ju refuzoni që ta pranoni mëkatin për atë çfarë është.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/16/same-sex-marriage-a-grave-sin/

Thursday 29 March 2012

Dashuria është më e fuqishme se urrejtja

E Mërkurë, 14 Mars 2012, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, Unë të përqafoj fort, në Gjirin Tim, ndërsa ti e duron këtë dhimbje së bashku me Mua.

Fëmijët e Mi, dhe sidomos ndjekësit e Mi, ndjejnë një ngrohtësi ndaj njëri-tjetrit, të cilën ata nuk mund ta shpjegojnë. Ata mund të jenë të panjohur, që jetojnë në anë të kundërta të botës, por prapë dashuria që ata ndjejnë është Dashuria Ime. Ata e duan njëri-tjetrin ashtu siç bëjnë vëllezërit dhe motrat e vërteta në një familje të dashur.

Unë jam Drita që e krijon këtë dashuri spontane, e cila i sjell shpirtrat së bashku. Është Shpirti Im i Shenjtë, që i bashkon të gjithë fëmijët e Hyjit si një familje. Ju, fëmijët e Mi, jeni familja Ime.

Trinia e Shenjtë e drejton këtë familje dhe, kur dashuria juaj është e pastër dhe e përulur, ju automatikisht bëheni pjesë e kësaj familjeje të shenjtë. Dashuria e Atit është përmes Meje.

Kur ju më doni Mua, Unë do t’ju çoj në Krahët e Atit Tim i Cili do ta vendosë Vulën e Mbrojtjes rreth jush dhe familjes suaj.

*(Shikoni Lutjen e Kryqëzatës 33 për Vulën e Mbrojtjes)

Zemra Ime zbutet, ndërsa Unë e shikoj me gëzim, dashurinë që keni për njëri-tjetrin. Ju më sillni kaq shumë ngushëllim nga vuajtja që më duhet të duroj, ndërsa fëmijët e Mi të shkretë në vende të copëtuara nga lufta janë duke u persekutuar.

Bashkohuni me Mua tani, në mënyrë që familja Ime e ndjekësve të devotshëm të bashkohet në një, pa marrë parasysh se cilat janë rrethanat e tyre apo nga cili vend ata vijnë, me qëllimin për ta mposhtur urrejtjen në botë.

Dashuria është më e fuqishme se urrejtja. Urrejtja dobësohet nëse i jepet përgjigje me dashuri.

Nëse dikush ju trajton padrejtësisht, ju duhet t’i përgjigjeni me dashuri, dhe Satani do të struket në dhimbje. Nëse ndjeheni të tunduar për t’u hakmarrë mbi ata që ju lëndojnë, atëherë ju duhet të luteni për ata, t’i falni dhe të tregoni ndaj tyre dashuri në vend të urrejtjes.

Dashuria, e cila depërton përmes familjes Sime në Tokë, është një forcë shumë e fuqishme. Ju kurrë nuk duhet ta besoni, për as edhe një çast, se urrejtja mund ta mposhtë dashurinë. Fuqia që urrejtja ushtron, megjithëse e shëmtuar dhe e dhimbshme për t'u parë, mund të mposhtet me anë të fuqisë së dashurisë.

Si mundet dashuria ta dobësojë urrejtjen në botën sot? 

Lutja është përgjigja. Më doni Mua. Më dëgjoni Mua.

Përgjigjuni ndaj kërkesave të Nënës Sime të dashur dhe ndaj Meje, Birit të saj, nëpërmjet lutjeve të ndryshme që ju janë dhënë. Këtu është një Lutje e veçantë e Kryqëzatës për bashkimin fëmijëve të Hyjit.

Ajo do të përhapë dashuri në çdo skaj të Tokës dhe do të largojë urrejtjen që rritet çdo ditë. Kjo urrejtje, e shkaktuar nga Satani përmes dobësisë se njerëzimit, dhe që krijon mizori të tilla si tortura, vrasja, aborti dhe vetëvrasja, mund të shmanget me anë të kësaj

Lutje e Kryqëzatës (37) për bashkimin e gjithë fëmijëve të Hyjit

O Jezus i dashur, bashkoji në dashuri të gjithë ndjekësit e Tu të dashur, që të mund ta përhapim të Vërtetën e Premtimit Tënd për Shpëtimin e Përjetshëm nëpër gjithë botën. 
Ne lutemi që ato shpirtra të vakët, që kanë frikë ta ofrojnë Ty veten e tyre në mendje, trup dhe shpirt, ta hedhin poshtë mburojën e tyre të krenarisë dhe t’i hapin zemrat e tyre ndaj Dashurisë Tënde dhe të bëhen pjesë e familjes Tënde të Shenjtë në Tokë.

Përqafoji të gjithë ato shpirtra të humbur, i dashur Jezus, dhe lejoje dashurinë tonë, si vëllezërit dhe motrat e tyre, që t'i nxjerri ata nga shkretëtira dhe t'i sjelli ata me ne në Gjirin, Dashurinë dhe Dritën e Trinisë së Shenjtë. Ne e vëmë gjithë shpresën, besimin dhe dashurinë tonë në Duart e Tua të Shenjta.
Ne të lutemi Ty ta zgjerosh përkushtimin tonë, që të mund të ndihmojmë të shpëtojmë më shumë shpirtra. Amen.

Unë ju dua fëmijë. Ju kurrë nuk duhet të ndjeheni të demoralizuar kur shikoni ligësinë që është rreth jush. Lutjet tuaja mund ta dobësojnë këtë ligësi.

Dashuria juaj do ta mposhtë atë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/14/love-is-more-powerful-than-hatred/

Wednesday 28 March 2012

Tani, një përpjekje e organizuar po bëhet për të heshtur ty, nga një fragment i caktuar brenda Kishës Sime

E Martë, 13 Mars 2012, në 18:30

Bija Ime fort e dashur, sot më në fund e kuptove se sa shumë Fjala Ime Më e Shenjtë jo vetëm që është kundërshtuar, por edhe e hedhur poshtë, nga anëtarë të caktuar të Kishës Sime. 
Ata që nuk janë të denjë të bien tek Këmbët e Mia dhe të lypin Mëshirë, e shpallin veten të denjë për t’i gjykuar Fjalët e Mia të Shenjta, të dhëna njerëzimit për t’i shpëtuar shpirtrat e tyre.

Unë Jam një Hyj plot me Mëshirë, plot me dëshirë për t’i shpëtuar të gjithë fëmijët e Mi dhe Jam i ngadaltë në zemërim. Sot, Durimi Im u vu në provë pasi një tjetër sulm, këtë herë nga një njeri që pohon se flet në Emrin Tim, u krye për t’i nënvlerësuar këto Mesazhe.

Ti, bija Ime, duke filluar që nga kjo ditë, nuk duhet të angazhohesh me përfaqësues të tillë pa kërkuar lejen Time më parë. Ka tani një përpjekje të organizuar për të heshtur ty, nga një fragment i caktuar brenda Kishës Sime.

Fëmijët e Mi, këto janë kohët ku besimi i ndjekësve të Mi më të flaktë, përfshirë pjesëtarët e Kishës Time, do të vihet në provë në një mënyrë të paparë që nga Kryqëzimi Im.

Ashtu si Unë u trajtova dhunshëm dhe u dënova me vdekje sepse guxova të flas të Vërtetën, kur Unë erdha herën e parë, po kështu, i njëjti trajtim do t’iu rezervohet profetëve të Mi deri në Ardhjen Time të Dytë.

Ata do të tallen, do të vihen në lojë dhe do të bëhen të duken qesharakë, kur ta përhapin Fjalën Time. Ata do të akuzohen për herezi, prej atyre që i shpallin Mësimet e Mia, por që dështojnë ta njohin Fjalën Time e dhënë botës sot.

Ta keni frikën, ju që përpiqeni për ta bllokuar udhën që unë tani e shtroj para jush, për të shpëtuar njerëzimin. Ju do të ndëshkoheni.

Ju do të duhet të përgjigjeni tek Unë për padrejtësitë që i shkaktoni mbi ata që janë të dërguar për ta shpallur Fjalën e Hyjit në këto, kohët e fundit. Refuzojini profetët e Zotit dhe ju po refuzoni Fjalën e Zotit.

Arroganca juaj po ju verbon ndaj të Vërtetës dhe ju nuk e keni të drejtën të më përfaqësoni Mua.

Ju më fyeni Mua rëndë dhe refuzimi juaj ndaj Fjalës Sime të Shenjtë më plagos Mua thellësisht.

Unë derdh lot për refuzimin tuaj mizor ndaj Meje, ndërsa në të njëjtën kohë, ju predikoni një version të shpërlarë të së Vërtetës së Mësimeve të Mia.

Ju duhet të kaloni kohë tani në Adhurim Eukaristik përpara se të mund të komunikoni me Mua, për të më mundësuar Mua që t’ju udhëzoj në udhën e dijes.

Shqyrtojini arsyet tuaja se pse i refuzoni Fjalët e Mia.

A është sepse ju nuk doni ta dëgjoni të Vërtetën e përçarjes, që ka për ta mbërthyer Kishën Katolike?

A është sepse ju nuk e pranoni se Kisha është e infektuar nga mashtruesi?

A nuk e kuptoni se e gjithë kjo ka qenë parathënë?

Ju duhet të luteni me qëllim që ta shikoni të Vërtetën dhe të vini tek Unë për udhëzim, përpara se të jetë tepër vonë.

Jezusi juaj
Shpenguesi i gjithë Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/13/now-a-concerted-effort-being-made-to-silence-you-by-certain-fragment-within-my-church/

Tuesday 27 March 2012

Nëna e Shpëtimit: Kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë kundërshtime ndaj Mesazheve Hyjnore

E Hënë, 12 Mars 2012, në 19:00

Fëmija im, kjo është koha kur të gjithë vizionarët e Hyjit, profetët dhe shpirtrat e zgjedhur do të vuajnë persekutimin më të madh.

Ditët e Satanit pothuajse po përfundojnë dhe ai do të përdorë çdo armë, në veçanti disa priftërinj të shenjtë, për të provuar dhe zhvlerësur fjalën time, të Nënës suaj të dashur dhe të Birit tim të çmuar, Jezu Krishtit.

Kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë kundërshtime ndaj Mesazheve Hyjnore, sa ç‘ka sot.

Errësira vazhdon ta pushtojë Kishën, dhe shumë njerëz brenda Kishës po bëjnë gjithçka që të munden për ta heshtur fjalën e vizionarëve. Ata nuk duan që e Vërteta të dalë në shesh dhe do të bllokojnë shpalljen e lutjeve, të dhëna vizionarëve për të shpëtuar shpirtrat.

Lutuni, fëmijë, që përpjekjet e tyre të mos e bllokojnë Punën e Birit tim, apo t’i verbojnë besimtarët ndaj Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë, ndërsa ai vazhdon të derdhet mbi shpirtrat që i shikojnë këto Mesazhe.

Lutjet dhe besnikëria juaj ndaj Birit tim të çmuar, kurrë nuk kanë qenë më të rëndësishme se tani, kur kjo re e errësirës vazhdon të bjerë përmbi Kishën e Birit tim.

Lutuni, lutuni, lutuni që Drita e Birit tim të shkëlqejë, në mënyrë që shpirtrat e humbur të mund të ndriçohen përmes Fjalës së Tij Më Të Shenjtë.

Faleminderit për përgjigjen ndaj thirrjes sime, fëmija im, sidomos në këtë periudhë të trishtimit të madh në shpirtin tënd, të shkaktuar nga mundimi që t’u desh të duroje në duart e atyre që pohojnë se flasin në Emër të Zotit.

Nëna juaj Qiellore
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/12/virgin-mary-church-doing-all-they-can-to-quieten-the-word-of-visionaries/

Sunday 25 March 2012

Koha që Vula e Dytë të hapet, ndërsa luftërat do të shtohen

E Shtunë, 10 Mars 2012, në 15.30

Bija ime fort e dashur, është koha që Vula e Dytë të hapet, ndërsa luftërat do të shtohen dhe përhapen. 
Engjëlli i errët i hakmarrjes del nga një burim, bija Ime, dhe këto luftëra janë të gjitha të lidhura. Ato nuk ndodhën për shkak të trazirave rajonale. Ato ishin planifikuar nga Perëndimi.

Këto luftëra ishin ndezur, qëllimisht, për të kontrolluar, dhe shumë nga këto kombe janë përshkruar si djallëzore, duke përhapur gënjeshtra rreth udhëheqësve të tyre politikë.

Fëmijë këto luftëra janë organizuar me djallëzi, të gjitha në të njëjtën kohë, me qëllimin për t’i hequr udhëheqësit njërin pas tjetrit.

Do të paraqiten zgjidhje paqësore dhe do të duartrokiten, por ato do të jenë të rreme.

Ju, fëmijët e Mi, jeni duke u mashtruar.

Zhurma e luftës është vetëm kaq – zhurmë. Por si fillojnë zhurmat? Kush i fillon ato dhe pse?

Pse mendoni ju që kaq shumë vende ngatërrohen në këto luftëra në të njëjtën kohë?

Kjo nuk ishte një rastësi.

Ka një plan që po organizohet nga antikrishti për t’i kontrolluar dhe sunduar këto vende të cilat kanë burime të pasura.

Sapo t’i marrin nën kontroll këto vende, ata do të bëhen shumë të fuqishëm.

Kur këto luftëra të shtohen dhe të bëhen të lodhshme, atëherë antikrishti do ta bëjë veten të njohur, si ndërmjetësuesi paqësor.

Shumë pak prej juve po ju tregohet e Vërteta, për shkak të kontrollit që antikrishti dhe organizatat e tij, mbajnë në botën e komunikimit.

Lutuni tani ndërsa luftërat do të shtohen, për t’i bërë planet e tyre të pafuqishme.

Dijeni se Izraeli, kaq i influencuar nga Perëndimi, do të refuzohet dhe tradhtohet nga SHBA, atëherë kur ata më pak e presin këtë.

Do të jetë atëherë që, holokausti për të cilin Unë flas, do të ndodhë.

Lutuni, lutuni, lutuni për popullin e Izraelit, të cilët do të vazhdojnë të vuajnë për mëkatet e tyre, deri në Ardhjen Time të Dytë.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/10/time-for-the-second-seal-to-open-as-wars-will-increase/

Thursday 22 March 2012

Nëna e Shpëtimit: Recitojeni Rruzaren në të gjithë kombet prej tani e deri të Dielën e Pashkës

E Premte, 9 Mars 2012, në 19:15

Fëmija im e dashur, sa shumë unë vajtoj, ndërsa shikoj urrejtjen e shtuar, jo vetëm kundër teje por, kundër Fjalës së Shenjtë të Birit tim të dashur, Jezu Krishtit.

Tani ti e di se sa shumë Ai vuajti në Kopshtin e Gjetsemanit dhe sa shumë Ai akoma vuan sot pasi çdo përpjekje e Tij për të ndërhyrë për të shpëtuar shpirtrat pengohet nga i ligu.

Ndërsa luftërat tani po planifikohen është e rëndësishme që Rruzarja ime e Shenjtë të recitohet çdo ditë përpara Pashkës.

4 Misteret e Rruzares se Shenjte
Shperndaje
Fëmijë, po të mund t'ia përkushtonit Rruzares sime të Shenjtë çdo ditë të javës, ku çdo të Premte t’i thoni të katër misteret, duke filluar prej tani e deri në Pashkë, shumë shkatërrim nëpër botë mund dhe do të shmanget.

Biri Im është kaq i kënaqur me ata që e pranojnë Fjalën e Tij të Shenjtë me dashuri dhe zemër të pastër.

Hire të mëdha po iu jepen atyre me shpirt të pastër që besojnë tek Ai plotësisht, dhe pa asnjë dyshim në zemër.

Ju, fëmijët e mi, jeni pjesa e mbetur, trungu i vogël i besimtarëve, që do të ndihmojnë për ta rritur Ushtrinë, që duhet tani për ta hequr mëkatin në botë.

Si te lusim Rruzaren e Shenjte
Shperndaje
Lutjet tuaja, dhe sidomos Rruzarja ime më e Shenjtë, janë armët e duhura për ta shkatërruar të ligun dhe ata që ai i pushton në çdo skaj të Tokës.

Shkoni tani, fëmijët e mi, dhe organizoni lutje globale ku Rruzarja ime të recitohet në të gjitha kombet, prej tani e deri të Dielën e Pashkës.

Shko në paqe fëmija im. Hiret që po të jepen tani, do të të ndihmojnë për t’i përballuar sulmeve ditore nga Satani, pasi zemërimi i tij me këtë Punë shtohet.

Nëna juaj Qiellore
Nëna e Shpëtimit

Hyji Atë: Vula Ime e Mbrojtjes është parathënë, për kohën kur Vula e Dytë të jetë thyer

E Enjte, 8 Mars 2012, në 15:52

Bija Ime më e dashur, bota e ka pritur këtë moment për dymijë vjet.
Disa me frikë në zemër, të tjerët me pritje dhe çudi, se kur do të vinte ky moment dhe tani ai ka ardhur.

Kjo është koha kur Unë e dërgoj profetin Tim të kohëve të fundit, ty Maria, për ta treguar përfundimisht Librin e së Vërtetës, i cili zbulon përmbajtjen e Librit të Zbulesës.

Unë jam Hyji, për të cilin të gjithë fëmijët e Mi po thërrasin në këto kohë të tmerrshme. Jam Unë, të cilin, ata, fëmijët e Mi të shqetësuar, duhet ta thërrasin tani.

Unë e mbledh familjen Time së bashku, në këtë kohë, që ne të mund të bashkohemi në betejën finale për ta vrarë dragoin, i cili e ka munduar Tokën për kaq gjatë.

Fëmijë mos kini frikë. Asnjë dëm nuk do t’iu vijë atyre që e mbajnë Vulën Time, Vulën e Hyjit të Gjallë. 
Satani dhe engjëjt e tij të rënë, të cilët po e infektojnë botën në këtë kohë, nuk e kanë autoritet mbi ata që e kanë Shenjën e Hyjit të Gjallë.

Ju duhet të më dëgjoni Mua, fëmijë, dhe ta pranoni Vulën Time, sepse ajo do të mbrojë jo vetëm jetën tuaj por edhe shpirtrat tuaj. Recitojeni Lutjen për ta marrë Vulën Time çdo ditë*. (Shiko fundin e këtij Mesazhi.)

Bëni të mundur që çdo pjesëtar i familjes suaj dhe të dashurit tuaj ta kuptojnë rëndësinë e Vulës Sime.

Dashuria juaj për Mua, Atin tuaj Qiellor, do të jetë Hiri juaj shpëtues dhe do t'ju japë forcën që ju duhet. Vula Ime e Mbrojtjes është parathënë, për kohën kur Vula e Dytë të jetë thyer.

Kalorësi i kalit të kuq është engjëlli i zi hakmarrës, i cili do t’i vrasë fëmijët e Mi në shumë luftëra që do të vijnë. Por ai do t’i kalojë ata fëmijët e Mi që e kanë Vulën në ballë.

Përgatituni tani, sepse këto luftëra tashmë po ndodhin dhe më shumë të tjera po planifikohen në çdo skaj të Tokës dhe, në veçanti, në Lindjen e Mesme dhe në ato toka ku Biri Im i çmuar, Jezu Krishti, eci gjatë Kohës së Tij në Tokë.

Ati juaj i Dashur
Hyji më i Larti

* Lutja e Vulës së Mbrojtjes drejtuar Hyjit Atë (dhënë fillimisht Marias së Mëshirës Hyjnore më 20 Shkurt 2012)

Recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës (33) që ta dëshmoni Vulën Time dhe ta pranoni atë me dashuri, gëzim dhe mirënjohje.

O Hyji im, Ati im i Dashur, unë e pranoj me dashuri dhe mirënjohje Vulën Tënde Hyjnore të Mbrojtjes. 

Hyjnia Jote e mbështjell trupin dhe shpirtin tim përjetësisht. Unë përkulem në falënderim të përulur dhe e ofroj dashurinë dhe besnikërinë time të thellë tek Ti, Ati im i Dashur.

Unë të lutem Ty të më mbrosh mua dhe të dashurit e mi me këtë Vulë të veçantë dhe unë e kushtoj jetën time në shërbimin Tënd, në shekuj të shekujve. Unë të dua Ty, Atë i Dashur. Unë të ngushëlloj Ty në këto kohë, Atë i Dashur. 

Unë të ofroj Ty Trupin, Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd fort të Dashur, në shpërblim për mëkatet e botës dhe për shpëtimin e gjithë fëmijëve të Tu. Amen.

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/08/my-seal-of-protection-is-foretold-as-the-second-seal-is-broken/

Tuesday 20 March 2012

Ardhja Ime e Dytë, nuk mund të pengohet, dhe as nuk mund të ndalohet

E Mërkurë, 7 Mars 2012, në 20:30

Bija Ime fort e dashur, Unë do të mbroj ty me Hiret e veçanta të nevojshme, për të të dhënë forcën që t’i përballosh forcat djallëzore, të cilat po zhvillohen për ta ndaluar këtë Mision të Shenjtë.

Është e rëndësishme ta kuptosh se opinioni i njerëzve nuk është i rëndësishëm. Gjithçka që ka rëndësi, është Fjala Ime Më e Shenjtë. Fjala Ime është e Vërteta. Unë jam e Vërteta. Kushdo që të thotë se këto Mesazhe nuk janë në përputhje me Mësimet e Mia, është një gënjeshtar.

Ata nuk më njohin Mua. Ata mund të mendojnë se më njohin, por mund të me njohin Mua, vetëm nëse mbeten të përulur në zemër. Ata që kanë opinione në kundërshtim me Fjalën Time, janë fajtorë për mëkatin e krenarisë.

Krenaria i verbon madje edhe shërbëtorët e Mi të shenjtë ndaj të Vërtetës së Fjalës Sime të Shenjtë.

Premtimet e Mia ndaj njerëzimit, për të ardhur përsëri në Lavdi, për të Gjykuar të gjallët e të vdekurit, duhet të kryhen. Kjo, Ardhja Ime e Dytë, nuk mund të pengohet dhe as nuk mund të ndalohet.

Paralajmërimet që Unë i jap njerëzimit, të dhëna për shkak të dashurisë Sime për çdo shpirt, janë të rëndësishme.

Unë duhet t’i përgatis të gjithë fëmijët e Hyjit, ashtu si duhet, për këtë Ngjarje Më Të Lavdishme.

Shumë do të përpiqen për të bllokuar ty. Shumë do të përpiqen për ta nënvlerësuar Fjalën Time të Shenjtë dhe shumë do të përpiqen për të lënduar ty me qëllim që ta pengojnë Fjalën Time të Shenjtë që të dëgjohet.

Të gjitha këto përpjekje të tyre do të jenë të kota.

Vetëm Unë, Jezu Krishti, e kam Fuqinë që t’i jap mbarë njerëzimit Shpëtimin e Përjetshëm.

Vetëm Unë e kam Fuqinë që t’i përgatis shpirtrat e gjithë njerëzimit për trashëgiminë e tyre në Parajsë.

Askush, madje as Satani, mbreti i errësirës apo ndjekësit e tij, nuk mund ta ndalojnë këtë që të ndodhë.

Gjithmonë kujtojeni këtë. Unë do t’i mbroj të gjithë ata që i përmbahen Fjalës Sime të Shenjtë.

Ju mund të jeni të trembur nga ngjarjet globale, ndërsa forcat e errësirës i mbështjellin vendet tuaja.

Ngjarjet do t’ju shqetësojnë, por ju kurrë nuk duhet të keni frikë, sepse Unë do t’ju sjell me vete në Mbretërinë Time të Re në Tokë.

Gjithçka që Unë kërkoj është që ju të besoni tek Unë.

Më lejoni Mua që t’ju udhëzoj.

Më lejoni Mua t’ju tregoj mënyrën për t’i pastruar shpirtrat tuaj, përmes Kryqëzatës së Lutjeve që Unë ju jap. 
Pastaj ma lini gjithçka Mua.

Kujtojeni, se Dashuria Ime për të gjithë ju është aq e fortë, saqë askush nuk mund ta zvogëlojë këtë Dashuri të Pastër dhe Dhembshurinë që Unë e mbaj në Zemrën Time të Shenjtë për secilin prej fëmijëve të Hyjit.

Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi i Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/07/my-second-coming-cannot-be-prevented-nor-can-it-be-stopped/

Wednesday 14 March 2012

Vula e parë është braktisja e besimit

E Mërkurë, 7 Mars 2012, në 15:40

Perqendrohu tek Une
jo tek stuhia
Bija Ime më e dashur, thuaji fëmijëve të Mi se askush nuk e ka njohurinë apo autoritetin për të zbuluar të Vërtetën e përmbajtur në Librin e Zbulesës.

Pavarësisht se sa të ditur ata mund ta konsiderojnë veten, jam vetëm Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari dhe Shpenguesi i njerëzimit, Ai që e ka Autoritetin për t’ia zbuluar botës çfarë përmbahet në Librin e të Vërtetës.

Vetëm Unë, Qengji i Hyjit e kam të drejtën për t’ia zbuluar botës të Vërtetën sot, e dhënë dishepullit Tim Gjon Ungjilltarit - instrumenti i të Vërtetës.

Vula e Parë është braktisja e besimit, e parë jo vetëm mes mosbesimtarëve por edhe mes atyre që pohojnë se më njohin Mua dhe atyre që e shpallin publikisht dashurinë e tyre për Mua. Kjo është koha kur Besimi i Vërtetë do të shtrembërohet, kur ju, fëmijëve të Mi, do t'ju paraqitet një doktrinë e shpërlarë, e cila është një fyerje ndaj Mësimeve të Mia.

Unë po ju them, fëmijë, se kur të shikoni besime të reja dhe doktrina fetare të rreme të fillojnë e dalin, ju do ta kuptoni se kjo është tani koha që Vula e Parë të zbulohet.

Vështroni rreth e rrotull dhe çfarë shikoni? Besime fetare që i bëjnë homazh hyjnive të rinj, për të cilët ju nuk keni dëgjuar kurrë më parë. Besime fetare me bazë fantastiko-shkencore të cilat janë veçse budallallëqe dhe të zbrazëta për nga përmbajtja. Qenie shpirtërore që nuk i përkasin kësaj bote, por që shumë besojnë se ato përfaqësojnë mbretërinë qiellore të Atit Tim.

Kini kujdes tani, sepse ju po jetoni në një fantazi.

Asnjë nga këto besime metafizike nuk e përfaqëson të Vërtetën.

Çdo doktrinë, që ju mëson rëndësinë e vënies së vetvetes përpara çdo gjëje tjetër, është një doktrinë që buron nga Satani.

Mos i dëgjoni. Kthejini shpinën këtij mashtrimi mizor.

Ata që kërkojnë hyjni të rremë dhe ia kushtojnë jetën adhurimit të hyjnive të rremë, janë të humbur për Mua.

Nëse ju nuk ndaloni dhe nuk më luteni Mua për udhëzim, Unë nuk mund t’ju shpëtoj.

Ju dhe të gjithë atyre që vullnetarisht tërhiqen tani nga mbreti i errësirës, do t’ju jepet Dhurata e dijes, nëse më kërkoni Mua në këtë Lutje të Kryqëzatës (36) Më ndihmo të nderoj të Vetmin Hyj të Vërtetë

Jezus, më ndihmo, sepse jam i humbur dhe i hutuar. Unë nuk e di të Vërtetën e jetës pas vdekjes. Më fal nëse të fyej Ty duke nderuar hyjni të rremë, të cilët nuk janë Hyji i Vërtetë. Më shpëto dhe më ndihmo ta shikoj të Vërtetën me qartësi dhe më shpëto nga errësira e shpirtit tim. Më ndihmo të hyj në Dritën e Mëshirës Tënde. Amen.

Ka vetëm një Hyj – Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë në një – Trina e Shenjtë.

Çdo hyj tjetër vjen prej Satanit, sado tërheqës të jetë maskimi.

Ju lutem, mos e çoni dëm jetën tuaj të përjetshme duke ia kushtuar besnikërinë tuaj këtyre besimeve, të cilat nderojnë praktika të epokës së re, duke përfshirë reiki, yoga, meditimin e epokës së re, kartat tarot, parashikimin e së ardhmes, leximet psikike dhe adhurimin e engjëjve të lidhur me të ashtuquajturit “mësues të ngritur”.

Dalëngadalë, por me shumë siguri, këto praktika të okultit po pranohen jo vetëm nga shoqëria juaj por edhe nga kishat Katolike dhe të Krishtera.

Këto doktrina fetare të rreme po përhapen kaq shpejt,  saqë ato i kanë konsumuar miliarda fëmijë të Hyjit, të cilët tani kanë gjetur aq shumë lehtësim të rremë brenda tyre, saqë ata nuk e pranojnë më ekzistencën e Hyjit të Vetëm të Vërtetë.

Jezusi juaj