Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 13 March 2012

Kisha Katolike dhe Shtëpia e Izraelit do të persekutohen

E Diel, 4 Mars 2012, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, koha për hapjen e Vulave, që do të çojë ty në hapjen e Vulës së Shtatë, është pothuajse përmbi ju.

Për shkak të lutjeve tuaja, shumë trazira janë duke u shmangur.

Ju, ndjekësit e Mi, po e pranoni Kryqin Tim dhe do të bashkoheni me Zemrën e Papërlyer të Nënës Sime, ndërsa ju marshoni drejt Mbretërisë Sime të Lavdishme.

Ndërsa falsitetet dhe shthurjet e botës të shtohen, po kështu edhe besimi i atyre që udhëheqin Ushtrinë Time do të shtohet.

Kishat do të persekutohen. Konkretisht, Kisha Katolike dhe Shtëpia e Izraelit.

Shumë do të jenë të kënaqur. Këto dy besime fetare do të torturohen dhe çdo përpjekje, si nga jashtë apo nga brenda, do të bëhet për të zhdukur çdo gjurmë të secilit prej tyre.

Do të ketë gëzim të madh nëpër botë kur ato të jenë rrëzuar.

Shumë do t’i konsiderojnë ato si të shkatërruara. Njerëzit më pas do t’i shpërfillin kufomat e tyre.

Por kjo do të ishte marrëzi. Sepse ato do të ngrihen përsëri për të formuar Qiellin e Ri dhe Tokën e Re ndërsa Portat e Parajsës Sime do të hapen. Askush nuk mundet dhe as nuk do t’i shkatërrojë njerëzit e Mi të zgjedhur mbi Tokë.

Ata mund të shkaktojnë dhimbje, tortura, vdekje dhe të shkatërrojnë çdo ndërtesë apo tempull të ndërtuar nga ata për të nderuar Atin Tim.

Por më pas ata do të ngrihen dhe do t’i rivendosin fronet që iu takojnë, kur ata të mbretërojnë me Mua në Parajsë.

Kurrë mos e refuzoni Hyjin. Kurrë mos i refuzoni kishat e Tij, sepse nëse e bëni, ju do të jeni duke ndjekur rrugën e mashtrimit drejt dënimit të përjetshëm.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/04/catholic-church-and-house-of-israel-will-be-persecuted/