Kerko Mesazhet ketu

Thursday 22 March 2012

Nëna e Shpëtimit: Recitojeni Rruzaren në të gjithë kombet prej tani e deri të Dielën e Pashkës

E Premte, 9 Mars 2012, në 19:15

Fëmija im e dashur, sa shumë unë vajtoj, ndërsa shikoj urrejtjen e shtuar, jo vetëm kundër teje por, kundër Fjalës së Shenjtë të Birit tim të dashur, Jezu Krishtit.

Tani ti e di se sa shumë Ai vuajti në Kopshtin e Gjetsemanit dhe sa shumë Ai akoma vuan sot pasi çdo përpjekje e Tij për të ndërhyrë për të shpëtuar shpirtrat pengohet nga i ligu.

Ndërsa luftërat tani po planifikohen është e rëndësishme që Rruzarja ime e Shenjtë të recitohet çdo ditë përpara Pashkës.

4 Misteret e Rruzares se Shenjte
Shperndaje
Fëmijë, po të mund t'ia përkushtonit Rruzares sime të Shenjtë çdo ditë të javës, ku çdo të Premte t’i thoni të katër misteret, duke filluar prej tani e deri në Pashkë, shumë shkatërrim nëpër botë mund dhe do të shmanget.

Biri Im është kaq i kënaqur me ata që e pranojnë Fjalën e Tij të Shenjtë me dashuri dhe zemër të pastër.

Hire të mëdha po iu jepen atyre me shpirt të pastër që besojnë tek Ai plotësisht, dhe pa asnjë dyshim në zemër.

Ju, fëmijët e mi, jeni pjesa e mbetur, trungu i vogël i besimtarëve, që do të ndihmojnë për ta rritur Ushtrinë, që duhet tani për ta hequr mëkatin në botë.

Si te lusim Rruzaren e Shenjte
Shperndaje
Lutjet tuaja, dhe sidomos Rruzarja ime më e Shenjtë, janë armët e duhura për ta shkatërruar të ligun dhe ata që ai i pushton në çdo skaj të Tokës.

Shkoni tani, fëmijët e mi, dhe organizoni lutje globale ku Rruzarja ime të recitohet në të gjitha kombet, prej tani e deri të Dielën e Pashkës.

Shko në paqe fëmija im. Hiret që po të jepen tani, do të të ndihmojnë për t’i përballuar sulmeve ditore nga Satani, pasi zemërimi i tij me këtë Punë shtohet.

Nëna juaj Qiellore
Nëna e Shpëtimit