Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 14 March 2012

Vula e parë është braktisja e besimit

E Mërkurë, 7 Mars 2012, në 15:40

Perqendrohu tek Une
jo tek stuhia
Bija Ime më e dashur, thuaji fëmijëve të Mi se askush nuk e ka njohurinë apo autoritetin për të zbuluar të Vërtetën e përmbajtur në Librin e Zbulesës.

Pavarësisht se sa të ditur ata mund ta konsiderojnë veten, jam vetëm Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari dhe Shpenguesi i njerëzimit, Ai që e ka Autoritetin për t’ia zbuluar botës çfarë përmbahet në Librin e të Vërtetës.

Vetëm Unë, Qengji i Hyjit e kam të drejtën për t’ia zbuluar botës të Vërtetën sot, e dhënë dishepullit Tim Gjon Ungjilltarit - instrumenti i të Vërtetës.

Vula e Parë është braktisja e besimit, e parë jo vetëm mes mosbesimtarëve por edhe mes atyre që pohojnë se më njohin Mua dhe atyre që e shpallin publikisht dashurinë e tyre për Mua. Kjo është koha kur Besimi i Vërtetë do të shtrembërohet, kur ju, fëmijëve të Mi, do t'ju paraqitet një doktrinë e shpërlarë, e cila është një fyerje ndaj Mësimeve të Mia.

Unë po ju them, fëmijë, se kur të shikoni besime të reja dhe doktrina fetare të rreme të fillojnë e dalin, ju do ta kuptoni se kjo është tani koha që Vula e Parë të zbulohet.

Vështroni rreth e rrotull dhe çfarë shikoni? Besime fetare që i bëjnë homazh hyjnive të rinj, për të cilët ju nuk keni dëgjuar kurrë më parë. Besime fetare me bazë fantastiko-shkencore të cilat janë veçse budallallëqe dhe të zbrazëta për nga përmbajtja. Qenie shpirtërore që nuk i përkasin kësaj bote, por që shumë besojnë se ato përfaqësojnë mbretërinë qiellore të Atit Tim.

Kini kujdes tani, sepse ju po jetoni në një fantazi.

Asnjë nga këto besime metafizike nuk e përfaqëson të Vërtetën.

Çdo doktrinë, që ju mëson rëndësinë e vënies së vetvetes përpara çdo gjëje tjetër, është një doktrinë që buron nga Satani.

Mos i dëgjoni. Kthejini shpinën këtij mashtrimi mizor.

Ata që kërkojnë hyjni të rremë dhe ia kushtojnë jetën adhurimit të hyjnive të rremë, janë të humbur për Mua.

Nëse ju nuk ndaloni dhe nuk më luteni Mua për udhëzim, Unë nuk mund t’ju shpëtoj.

Ju dhe të gjithë atyre që vullnetarisht tërhiqen tani nga mbreti i errësirës, do t’ju jepet Dhurata e dijes, nëse më kërkoni Mua në këtë Lutje të Kryqëzatës (36) Më ndihmo të nderoj të Vetmin Hyj të Vërtetë

Jezus, më ndihmo, sepse jam i humbur dhe i hutuar. Unë nuk e di të Vërtetën e jetës pas vdekjes. Më fal nëse të fyej Ty duke nderuar hyjni të rremë, të cilët nuk janë Hyji i Vërtetë. Më shpëto dhe më ndihmo ta shikoj të Vërtetën me qartësi dhe më shpëto nga errësira e shpirtit tim. Më ndihmo të hyj në Dritën e Mëshirës Tënde. Amen.

Ka vetëm një Hyj – Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë në një – Trina e Shenjtë.

Çdo hyj tjetër vjen prej Satanit, sado tërheqës të jetë maskimi.

Ju lutem, mos e çoni dëm jetën tuaj të përjetshme duke ia kushtuar besnikërinë tuaj këtyre besimeve, të cilat nderojnë praktika të epokës së re, duke përfshirë reiki, yoga, meditimin e epokës së re, kartat tarot, parashikimin e së ardhmes, leximet psikike dhe adhurimin e engjëjve të lidhur me të ashtuquajturit “mësues të ngritur”.

Dalëngadalë, por me shumë siguri, këto praktika të okultit po pranohen jo vetëm nga shoqëria juaj por edhe nga kishat Katolike dhe të Krishtera.

Këto doktrina fetare të rreme po përhapen kaq shpejt,  saqë ato i kanë konsumuar miliarda fëmijë të Hyjit, të cilët tani kanë gjetur aq shumë lehtësim të rremë brenda tyre, saqë ata nuk e pranojnë më ekzistencën e Hyjit të Vetëm të Vërtetë.

Jezusi juaj