Kerko Mesazhet ketu

Thursday 12 April 2012

Ju lutem. Mos më kryqëzoni Mua përsëri

E Premte, 30 Mars 2012, në 15:00

Bija Ime fort e dashur, është e rëndësishme që të gjithë fëmijët e Hyjit ta kuptojnë se Unë vdiqa për ta shpëtuar botën nga dënimi i përjetshëm. 
Satani ka sunduar në zemrat e njerëzve që nga rënia e Adamit dhe Evës dhe kjo ka çuar në faktin që ai ka arritur me sukses të vjedhë shpirtra. Shumica e njerëzimit nuk do që ta pranojë Fjalën e Hyjit, sidomos Urdhërimet e dhëna atyre nga Moisiu.

Unë më pas u dërgova për të siguruar që njerëzimit t’i jepej e Vërteta, me shpresën se bota do ta pranonte këtë dhe të kthehej tek Ati.

Edhe pse shumë e pranuan Fjalën Time të Shenjtë, shumica refuzoi të më pranonte Mua si Mesia.

E Vërteta është se ata nuk do të kishin pranuar askënd, përfshirë edhe profetët sepse ata ishin të kënaqur të jetonin në mëkat, i cili ua mbërthente shpirtrat.

Po të më kishin pranuar Mua, Unë do të kisha Mbretëruar në Tokë dhe i gjithë njerëzimi do ta kishte shijuar shpëtimin e përjetshëm.

Por, Unë u refuzova.

Hebrenjtë, Vetë populli Im, më përçmonin Mua.

Farisenjtë shikonin me përçmim mbi Mua dhe megjithatë, kur ata e dëgjonin Fjalën Time të Shenjtë, ata nuk mund të më shpërfillnin Mua kaq lehtë.

Kjo ishte sepse Fjalët e Mia lëshonin një Shkëndijë në shpirtrat e tyre, të cilën e kishin të vështirë ta mënjanonin.

Kështu ata vazhdonin të ktheheshin tek Unë, herë pas here, për të më hetuar.

E njëjta gjë po ndodh edhe sot. Ju që thoni se e mohoni Fjalën Time, e folur përmes profetit Tim, nuk mund të largoheni aq lehtë.

Pavarësisht nga deklarimet tuaja refuzuese, ju vazhdoni të ktheheni herë pas here.

Me kalimin e kohës, ju do ta pranoni Fjalën Time, që po ju tregohet sot.

Ju nuk duhet të bëni të njëjtin gabim, i bërë nga ata që jo vetëm më refuzuan Mua, por që edhe më kryqëzuan.

Ju lutem. Mos më kryqëzoni Mua përsëri.

Më lejoni Mua t’ju udhëheq drejt shpëtimit, duke më dëgjuar Mua tani, ndërsa ju thërras nga Qielli, për t’ju përgatitur për shpëtim dhe për Parajsën Time të Re.

Jezusi juaj i dashur