Kerko Mesazhet ketu

Sunday 8 April 2012

Tregoji njerëzimit se gjithçka është tani në Duart e Mia Më të Shenjta

E Mërkurë, 21 Mars 2012, në 20:30

Unë vij tek ti këtë mbrëmje, bija Ime fort e dashur, për t'i treguar njerëzimit se gjithçka është tani në Duart e Mia Më të Shenjta.

Unë i referohem planeve të thurura nga grupi global, i cili dëshiron të kontrollojë monedhën tuaj, sistemet tuaja shëndetësore dhe sovranitetin tuaj.

Ata nuk do të lejohen t’ju kontrollojnë dhe Dora e Atit Tim do të bjerë me shpejtësi, nëse ata përpiqen që t’ju lëndojnë, fëmijë.

Të gjithë besimtarët që e kanë Vulën e Mbrojtjes së Atit Tim të Përjetshëm, Vulën e Hyjit të Gjallë, nuk do të lëndohen.

Kjo është edhe arsyeja se pse ju, bija Ime, duhet të siguroni që sa më shumë prej fëmijëve të Hyjit t’iu jepet mundësia e menjëhershme tek ajo, në çast, në çdo skaj të Tokës.

Lutjet tuaja, fëmijë, kanë qenë shumë të fuqishme dhe sidomos të atyre prej jush që i recitoni Lutjet e Mia të Kryqëzatës, Mëshirën Time Hyjnore dhe Rruzaren e Shenjtë, përditë.

Tashmë ato e kanë vonuar dhe parandaluar një luftë bërthamore, kanë shpëtuar miliona shpirtra nga flakët e Ferrit si dhe kanë parandaluar shumë tërmete. Kurrë mos harroni se janë lutjet tuaja, ato që përbëjnë armën tuaj më të fuqishme kundër të ligut.

Dashuria juaj për Mua, Jezu Krishtin, është përhapur për shkak të besnikërisë suaj ndaj Meje.

Ju, fëmijë, jeni dishepujt e Mi të ditëve moderne dhe juve tani ju është dhënë autoriteti dhe Dhurata e Shpirtit të Shenjtë që ta përhapni Fjalën Time Më të Shenjtë.

Për të marrë Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, ju duhet të kërkoni ndihmën Time, që ju të mund të flisni të Vërtetën gjatë gjithë kohës kur ta shpallni Fjalën Time të Shenjtë.

Lutja e Kryqëzatës (39) tani po ju Dhurohet me qëllim që ju të mund të ecni midis të gjithë fëmijëve të Hyjit dhe t'i ndihmoni ata që t’i përgatisin shpirtrat e tyre për Parajsën e Re dhe Ardhjen Time të Dytë.

O Jezus, Shpëtimtari im i dashur, unë të kërkoj Ty të më mbulosh me Shpirtin Tënd të Shenjtë, që të mund ta flas me autoritet Fjalën Tënde Më të Shenjtë, për të përgatitur të gjithë fëmijët e Hyjit për Ardhjen Tënde të Dytë.

Unë të kërkoj Ty, Zoti Jezus, të gjitha Hiret që më duhen, për të arritur tek të gjitha fetë, besimet dhe kombësitë kudo që unë të shkoj.
Më ndihmo të flas me Gjuhën Tënde, të qetësoj shpirtrat e ngratë me Buzët e Tua, dhe t’i dua të gjithë shpirtrat me Dashurinë e veçantë Hyjnore, e cila vërshon prej Zemrës Tënde të Shenjtë.

Më ndihmo të shpëtoj shpirtrat, që janë aq pranë Zemrës Tënde dhe më lejo të të ngushëlloj Ty, i dashur Jezus, kur shpirtrat e humbur të vazhdojnë ta refuzojnë Mëshirën Tënde. 

Jezus, pa Ty unë s’jam asgjë, por me ndihmën Tënde bujare, do të luftoj në Emrin Tënd për të ndihmuar në shpëtimin e gjithë njerëzimit. Amen.

Ushtria Ime, e cila ka dalë nga këto Mesazhe të Mia të Shenjta, ka arritur tashmë në shtatë-qind-mijë shpirtra.

Më ndihmoni Mua të kthej në besim më shumë prej fëmijëve të Hyjit, me qëllim që asnjë shpirt të mos humbasë tek Satani në kohën e Gjykimit.

Unë do t’ju mbaj të fortë në të gjithë punën tuaj për Mua, fëmijë.

Unë ju dua, Kisha Ime e Mbetur e çmuar.

Jezusi juaj i dashur