Kerko Mesazhet ketu

Sunday 27 May 2012

Hyji Atë: Mos i'u trembni Dorës Sime por dorës së atyre që janë armiqtë tuaj

E Premte, 18 Maj 2012, në 15:20

Unë flas me ty sot bija Ime më e dashur për t’iu sjellë ngushëllim atyre që kanë frikë për të ardhmen. E ardhmja, fëmijë të dashur, qëndron në Duart e Mia të Shenjta.

Koha ka ardhur që Mbretëria e re, Mbretëria mbi të cilën do të mbretërojë Biri Im i Dashur, të vijë.

Kjo është faza finale kur toka po përgatitet për të nxjerrë grupin e shumtë të atyre që e duan Birin Tim dhe, me kohën, të atyre që më duan Mua.

Shumë gjëra duhet të ndodhin që të përmbushet Vullneti Im Hyjnor dhe nevojiten lutje, durim dhe kurajo. 

Mos i'u trembni Dorës Sime por dorës së atyre që janë armiqtë tuaj.

Shumë ligësi është shfrenuar në botë dhe ka ardhur koha që Unë t'i ndëshkoj ato shtete që i torturojnë fëmijët e Mi mbi tokë.

Ndërsa beteja fillon, Shtëpitë që më nderojnë Mua, Hyjin Atë, do të ripërtërihen.

Së shpejti ata do ta kuptojnë se si e refuzuan Mesia-n e vetëm të Vërtetë që Unë e dërgova në tokë, në Birin Tim Jezu Krishtin, për t'i dhënë botës shpëtimin.

Atëherë ata që besojnë në Birin Tim dhe në Mua, Hyjin Më të Lartin, do të ngrihen të bashkuar për të përgatitur terrenin me qëllim që Ardhja e Dytë e Birit Tim të ndodhë.

Vetëm kur pastrimi të ketë përfunduar, atëherë do të kthehet Biri Im.

Pastrimi për të cilin Unë flas është kur të mirët do të veçohen nga ata që janë të ligj. Ata që i jetojnë jetët e tyre të mbushura me gënjeshtrat e mbjella në shpirtrat e tyre nga Satani, kanë akoma kohë për t'u penduar.

Çdo përpjekje do të kryhet nga Unë për t'i shpëtuar ata nga bisha, sepse Unë nuk heq dorë nga fëmijët e Mi kaq lehtë. 

Unë, përmes Ndërhyrjeve të ndryshme Hyjnore të lejuara nga Unë, përpiqem t'i marr ata në Krahët e Mi të Mëshirshëm për t'i shpëtuar.

Shpresa dhe besimi tek Unë është udha drejt Jetës së Përjetshme.

Vetëm përmes Birit Tim, Shpëtimtarit të Botës, ju mund të vini tek Unë, Ati i Universit.

Sepse për të ardhur tek Unë, ju duhet të shpëtoheni nga Mëkati.

Për t’u shpëtuar nga Mëkati, ju duhet të shpengoheni në Sytë e Birit Tim.

Ashtu si Unë e dërgova Birin Tim herën e parë për t'ju dhënë shpëtimin, po kështu, Unë e dërgoj Atë edhe një herë për t'ju shpëtuar për herë të fundit përpara se Qielli i Ri dhe Toka e Re të bashkohen për t’u bërë një.

Ata që refuzojnë ta pranojnë Mëshirën e Madhe të Birit Tim, pas kësaj Kryqëzate të fundit për t'i sjellë të gjithë Fëmijët e Mi brenda Parajsës, trashëgimisë së tyre legjitime, do të humbasin përgjithmonë.

Nuk mund të ketë më kthim prapa pas kësaj.

Kurrë mos e harroni se kush Unë Jam.

Unë jam Hyji Atë dhe Unë ju kam krijuar.

Unë ju dua.

Unë dëshiroj që t'ju sjell të gjithëve në shtëpi, por sa shumë rrjedhin Lotët e Mi kështu.

Kjo ndodh sepse do të ketë kaq shumë nga ata që Unë nuk do të jem në gjendje t'i shpëtoj vetëm nëse ata të kthehen dhe të më kërkojnë Mua t'i ndihmoj.

Kjo thirrje nga Qielli ka qenë parathënë.

Vetëm Qengji i Hyjit, Biri Im, e ka autoritetin për t’ju zbuluar ngjarjet që shtrihen përpara.

Vetëm Ai mund t'i hapë Vulat.

Ai e bën këtë tani me ndihmën e Engjëllit të Shtatë, Lajmëtarit të Shtatë.

Hapini sytë tuaj dhe pranojeni se, më në fund, Libri i së Vërtetës i profetizuar, tani po hapet kapitull për kapitull përpara syve tuaj.

Pranojeni atë si një Dhuratë, sepse ai do t'ju sjellë jetën e përjetshme.

Ati juaj i Dashur në Qiell
Hyji Më i Larti