Kerko Mesazhet ketu

Sunday 6 May 2012

Gjithë njerëzimi do ta ketë vullnetin e lirë deri kur vullneti i tyre të bashkohet me Vullnetin Hyjnor të Atit

E Mërkurë, 25 Prill 2012, në 15:50

Bija Ime fort e dashur, shumë shpirtra nuk më njohin Mua, thjesht sepse ata nuk duan të më njohin.

Ata e dinë se Kush Jam Unë.

Ata e dinë se kanë qenë krijuar nga asgjëja, prej Hyjit Atë, dhe prapë zgjedhin ta shpërfillin Hyjin.

Ata e përdorin Emrin Tim në mënyrën më rastësore, shumë, e shumë herë, dhe Emri Im përmendet në mallkimet e nxjerra prej goj
ëve të atyre që janë të pushtuar nga djajtë.

Është vetëm kur njerëzit janë goditur nga tragjedia, që ata ndalojnë dhe mendojnë mbi vdekjen apo ndonjë jetë të ardhme që ata besojnë se mund të jetë përpara.

Kjo është arsyeja se pse Unë nganjëherë i ndëshkoj këta shpirtra, për hir të Mëshirës Sime, për t'i sjellë ata në vete, që Unë të mund t'i shpëtoj.

Përmes vuajtjes, të gjitha këto kënaqësi materiale, që kërkohen nga shqisat, do të bëhen pa vlerë dhe do të shikohen për çfarë ato janë - gjëra të shpejta, që do të zhduken brenda një kohe të shkurtër.

Shumë shpirtra të lindur në këtë botë janë të dërguar nga Qielli. Ata zgjedhin vuajtjen, përfshirë edhe fëmijët e abortuar, si një mjet për të kërkuar shpëtim për mëkatarët.

Është e vështirë për mendjen e njeriut që ta kuptojë Mbretërinë Hyjnore sepse asnjë njeri nuk është bekuar me këtë Dhuratë.

Kur engjëjt e rënë u rebeluan kundër Atit Tim, Ai – Ati Im – kurrë nuk e anuloi të drejtën e fëmijëve të Tij ndaj vullnetit të tyre të lirë, sepse Ai kurrë nuk do ta heqë Dhuratën që Ai i dha njerëzimit.

Gjithë njerëzimi do ta ketë vullnetin e lirë deri kur vullneti i tyre të bashkohet me Vullnetin Hyjnor të Atit.

Satani e shfrytëzon vullnetin e lirë. Atë çfarë ai nuk mund ta luftojë është kur këta shpirtra të zgjedhur, e lënë vullnetin e tyre të lirë dhe ia ofrojnë atë Hyjit për t’i shpëtuar mëkatarët.

Duke e bërë këtë sakrificë, përmes pranimit të vuajtjes, ndikimi i Satanit dobësohet.

Atëherë mëkatarët mund të shpëtohen madje edhe kur nuk janë penduar. Kjo është mrekullia që vjen nga vuajtja.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/04/25/all-mankind-will-have-free-will-until-their-will-unites-with-the-divine-will-of-the-father/