Kerko Mesazhet ketu

Saturday 19 May 2012

Përgatitjet janë intensifikuar shumë për Ardhjen Time të Dytë

E Premte, 11 Maj 2012, në 20:38

Bija Ime fort e dashur, përgatitjet janë intensifikuar shumë për Ardhjen Time të Dytë.

Shumë njerëz nëpër botë mund dhe do të shpëtohen tani, për shkak të lutjeve të ndjekësve të Mi të Dashur dhe të shpirtrave të zgjedhur.

Shumë më tepër nga sa do të kishin qenë, po të mos ishte për sakrificat e atyre që janë pranë Meje.

Unë kam dëshirë që t’ju marr të gjithëve në Epokën e Re të Paqes, Parajsën e Re mbi Tokë.

Ah sikur ata shpirtra kokëfortë, që e refuzojnë Thirrjen Time të Mëshirës dhe që iu duhet të shpengohen para Syve të Mi, të mund të dëgjonin.

Shumë besimtarë janë të vakët dhe nuk janë të denjë për të hyrë në Mbretërinë Time të Re. Zemrat e tyre të mbyllura dhe të forcuara më refuzojnë Mua tani, ndërsa Unë flas.

Ata më shërbejnë Mua vetëm me buzë, nëpër Kisha, megjithëse pohojnë se më ndjekin Mua.

Tani që Unë zgjatem dhe e shtrij Dorën Time të Mëshirës, për ta marrë dorën e tyre tek e Imja, ata më shtyjnë tutje.

Kaq dyshues, kaq të mangët për ta kuptuar më të vërtetë se si Unë i komunikoj botës nga Qielli, ata pohojnë se besojnë në Hyjninë Time.

E megjithatë ata nuk arrijnë ta pranojnë se Unë kam Fuqinë për t'i folur botës përmes Zbulesave Hyjnore.

Ata po e humbasin mundësinë për t’i marrë Hiret shtesë që Unë dëshiroj t'ua jap atyre, për t’i shpënë tek Zemra Ime e Shenjtë.

Është pak e ngjajshme me një fshat që vuan zi buke ku nuk ka asgjë për të ngrënë ndërsa ata dalëngadalë vdesin urie.

Megjithatë Unë qëndroj pranë tyre dhe mund t’iu ofroj atyre të gjitha ushqimet dhe bukën për t'i mbajtur gjallë për Jetën e Përjetshme. Por, ata nuk arrijnë të më shohin Mua.

Shumë prej tyre nuk duan të më shikojnë Mua sepse ata e vënë në dyshim se Unë mund të jem duke folur me ata tani.

Për ata nëpër botë që nuk kanë asnjë besim apo interes në një botë jashtë kësaj, ju, ndjekësit e Mi duhet të më ndihmoni Mua që t'i shpëtoj ata, që t'i mbuloj ata.

Së shpejti ata do ta kuptojnë se e kanë një shpirt. Do të jetë në atë kohë që Unë ju kërkoj të gjithë juve për ta shpallur Fjalën Time, në mënyrë që i gjithë njerëzimi të mund të jetojë në Parajsën Time të Re.

Ju lutem ta përhapni Fjalën Time, Lutjet e Mia, Mesazhet e Mia dhe Paralajmërimet e Mia, tek të gjithë shpirtrat, veçanërisht tek ata që nuk kanë fe, besim apo njohuri, rreth Premtimin Tim për t’u kthyer për të Gjykuar të gjallët e të vdekurit.

Ata nuk kanë shumë kohë prandaj Unë ju bëj thirrje që të luteni për shpirtrat e tyre.