Kerko Mesazhet ketu

Monday 7 May 2012

Sekreti i Parë në Librin e së Vërtetës zbulon komplotin kundër Kishës nga Grupet Masonike

E Diel, 29 Prill 2012, në 15:33

Bija Ime fort e dashur, ty të është dhënë një dhuratë, të cilën shumë do ta refuzonin nga frika. Për shkak të hireve që të janë dhënë, forcës që të është dhënë dhe zjarrit të Shpirtit të Shenjtë, ti je plotësisht e armatosur për t’i shpallur profecitë e premtuara botës, kaq kohë më parë.

Profecisë së dhënë Danielit, kur atij iu tha që ta vuloste Librin e së Vërtetës deri në ditët e fundit, kur përmbajtja do të zbulohej, tani i ka ardhur koha.

Zbulesat e dhëna gjithashtu Gjon Ungjilltarit ishin treguar vetëm pjesërisht, por disa sekrete iu treguan atij në Librin e Shtatë Vulave.

Atij nuk iu dha autoriteti që ta zbulonte përmbajtjen. Por iu dha udhëzim që ta merrte librin dhe ta hante atë, me qëllim që vulat të mos hapeshin dhe as përmbajtja e tyre të mos zbulohej, deri në këtë periudhë. 

Me ngrënien e librit, njerëzimit iu dha një shenjë treguese.

E hidhur për t’u ngrënë, e Vërteta shkakton frikë. Ajo gjithashtu mund t’i fyej ata që pohojnë se e njohin të gjithë planin e Hyjit për njerëzimin. Megjithatë e Vërteta, Dashuria e fuqishme që Hyji e ka, për çdo person të vetëm mbi këtë tokë, është e ëmbël për ata që e pranojnë të Vërtetën.

E Vërteta është se vetëm Unë, Jezu Krishti, mund t’i zbuloj sekretet e dhëna Gjon Ungjilltarit. E vërteta e ëmbël do të mirëpritet, me dashuri, nga ata që i ndjekin Mësimet e Hyjit.

Ajo mund të shkaktojë frikë, por Fuqia e Hyjit do ta mposhtë të gjithë ligësinë dhe persekutimin, sepse Ai mund të bëjë çdo gjë.

Sekreti i parë qëndron në faktin se kundër Hyjit dhe gjithë Veprave të Tij janë thurur komplote nga grupe Masonike, të krijuara që në Mesjetë.

Besnikëria e tyre është kundrejt të ligut. Ai, Satani, është perëndia i tyre dhe ata janë krenarë që e nderojnë atë, përmes meshave të zeza.

Pastaj, është Selia e Shenjtë, e cila ka qenë nën sulm të ashpër nga ky grup, që nga viti 1967. Dalëngadalë, ata kanë infiltruar brenda Kishës Sime, jo vetëm brenda Vatikanit, por edhe brenda radhëve më poshtë, në çdo shtet.

Ndotja e tyre e qëllimshme e Kishës Sime ka çuar në mizori djallëzore të shkaktuara mbi viktima të pafajshme. Dëshira e tyre për para dhe fuqi nuk është asgjë në krahasim me përkushtimin e sëmurë që ata tregojnë ndaj mbretit të gënjeshtrave, Satanit vetë.

Ai adhurohet haptas ndër grupe dhe në fshehtësi. Priftërinj dhe shërbëtorë të tjerë të shenjtë, përfshirë peshkopë dhe kardinalë janë radhitur në qarqe të caktuara, bashkë me këtë grup.

Veprat djallëzore në të cilat ata marrin pjesë janë tepër serioze për t’jua treguar, por dijeni se ata i ofrojnë sakrifica njerëzore të ligut, nëpër kisha të ngritura për të ofruar Eukaristinë e Shenjtë të Meshës së Shenjtë.

Ky grup, që në njërën anë është kaq i kujdesshëm për ta fshehur veprimtarinë e tij të vërtetë prej atyre priftërinjve të mirëfilltë dhe të shenjtë, peshkopëve të shenjtë, kardinalëve të shenjtë dhe shërbëtorëve të tjerë të shenjtë, në anën tjetër kryen vepra të ndyra.

Ata e urrejnë Hyjin me një egërsi që do t’ju trondiste. Fuqitë e dhëna atyre, nga Satani, kanë çuar që ligësia, lakmia, epshi dhe shmangiet e tyre seksuale, të jenë të mirëpritura nga ndjekësit e tyre, në çdo vend.

Ata e përshëndesin njëri-tjetrin me shenjta private, të krijuara për të treguar besnikëri ndaj njëri-tjetrit.

Një gjë është e sigurt. Veprave të tyre djallëzore do t'iu vijë fundi dhe, nëse ata nuk kthehen tek Unë, gjatë Paralajmërimit, ata do të kenë fare pak kohë të mbetur përpara se të hidhen në liqenin e zjarrit, ku do të vuajnë një persekutim të tmerrshëm, në përjetësi.

Ata e kanë krijuar dhe përhapur apostazinë – braktisjen e besimit, që ekziston sot në mbarë botën.

Ata e arritën këtë duke infiltruar Kishën Time.

Jezusi juaj i dashur
Qengji i Hyjit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/04/29/first-secret-in-book-of-truth-reveals-plot-against-the-church-by-masonic-groups/