Kerko Mesazhet ketu

Thursday 17 May 2012

Tashmë puna e grupeve masonike në botën tuaj po dobësohet

E Mërkurë, 9 Maj 2012, në 21:00

Bija Ime fort e dashur, gjithmonë e më tepër nga ata që i njohin Mësimet e Mia, më në fund po e pranojnë se Unë tani po komunikoj me botën përmes këtyre Mesazheve, të dh
ëna ty.

Fuqia e Shpirtit të Shenjtë do t'i zgjojë ata që janë të vdekur në dashurinë për Atin Tim, për ta shijuar Fjalën e Birit të Tij të Dashur.

Unë, Jezu Krishti, dëshiroj t'ju jap inkurajim në vuajtjet dhe sprovat, që ju mund të jeni duke i p
ërjetuar.

Kjo vuajtje nuk do të zgjasë shumë.

Dashuria Ime për ju është aq e fortë dhe Mëshira Ime aq e madhe, saqë Unë nuk do të lejoj që ju të vuani torturat e shkaktuara mbi ju, nga ata që dëshirojnë t’i kontrollojnë vendet tuaja.

Tashmë puna e grupeve Masonike në botën tuaj po dobësohet.

Lutjet tuaja i kanë dobësuar veprat e tyre djallëzore dhe kanë bërë që ato të jenë joefektive.

Ata do të përpiqen ta shkatërrojnë besimin tuaj por ju, Kisha Ime e Mbetur, do ta mbani Flakën e së Vërtetës të ndezur.

Ju nuk duhet të keni frikë, nëse keni besim tek Unë.

Vetëm duke besuar tek Unë, Jezusi juaj, ju mund të ndjeheni në paqe.

Ju lutem qëndroni pranë Zemrës Sime të Shenjtë dhe mos lejoni që frika t’i shkatërrojë jetët tuaja.

Kur ju të më doni Mua dhe ta jetoni jetën, ashtu si ju e dini se si Unë e pres prej jush, atëherë, ju do të jetoni në dashuri, lutje dhe kënaqësi.

Kur ju vuani, ma ofroni Mua vuajtjen tuaj dhe vazhdoni më tej.

Mos lejoni asgjë t’ua largojë zemrën tuaj nga Unë.

Qëndroni pranë Meje, dhe Unë do t'ju mbroj, udhëzoj dhe udhëheq drejt sigurisë.