Kerko Mesazhet ketu

Monday 16 July 2012

Sakramentet e Rrëfimit të Shenjtë, Pagëzimit, Martesës dhe Eukaristisë së Shenjtë duhet të ruhen

E Diel, 1 Korrik 2012, në 15:45

Bija Ime fort e dashur sa më dërrmon Mua mëkati në këtë moment dhe sa e vuaj torturën e refuzimit.

Koka Ime është duke u dërrmuar siç më dërrmuan gjembat në Kurorën Time, po ashtu si edhe Kreu i Kishës Sime, Zëdhënësi Im i Shenjtë në tokë, po e vuan dhimbjen përmes persekutimit që ai po pëson në duart e armiqve të tij.

Kisha ime mbi tokë, Trupi Im mbi tokë, është një. Kryqëzimi është duke u përgatitur.

Doktrinat e Kishës Sime, porsi mësimet e Mia në tokë që ishin bërë copë-copë nga Farizenjtë dhe nga ata që mendonin se e njihnin Fjalën e Atit Tim më shumë se Unë, së shpejti do të flaken mënjanë.

Ju të gjithë duhet të luteni për Kishën Time në tokë. Ju gjithmonë duhet të kujtoni se nuk ekziston asnjë doktrinë tjetër përveç asaj të shpallur nga Unë gjatë kohës Sime në tokë.

Gjithçka që është e Vërteta kurrë nuk duhet të ndryshohet, sepse po të ndodhë, ju do të detyroheni të përtypni një gënjeshtër.

Bija Ime kurrë mos i lejo ata që vazhdojnë ta refuzojnë Fjalën Time në këtë kohë për të të dekurajuar ty, apo ndjekësit e Mi, që të më ndihmoni Mua në shpëtimin e Kishës Sime në tokë.

Sepse kur armiku të sulmojë Kishën Time, ju duhet të bashkoheni për të bërë të sigurt që Ungjilli të përhapet deri në fund të botës.

Sakramentet e Rrëfimit të Shenjtë, Pagëzimit, Martesës dhe Eukaristisë së Shenjtë duhet të ruhen. Madje edhe këto do të bëhen të vështira që t'i merrni.

Shërbëtorët e Mi të shenjtë që më duan Mua duhet të fillojnë përgatitjet tani. Shumë shpejt ju do të ndaloheni që t'u ofroni Dhurata të tilla fëmijëve të Hyjit.

Koha për përgatitje ka filluar.

Më lejoni Mua që t'ju udhëzoj, t’ju udhëheq dhe t’ju ndihmoj për ta sjellë Kishën Time të Mbetur drejt portave të Parajsës.