Kerko Mesazhet ketu

Thursday 19 July 2012

Vuajtja më e keqe nga të gjitha është zbrazëtia shpirtërore ku ju nuk mund të ndjeni aspak dashuri për Mua, Jezusin tuaj

E Martë, 3 Korrik 2012, në 20:00

Bija Ime fort e dashur, kur Unë ju dërgoj prova të tilla si thatësira shpirtërore, ju duhet të mësoheni t'i dalloni ato si të tilla.

Ju, gjithashtu, duhet ta pranoni se kur ju e duroni një thatësirë të tillë të shpirtit, kjo është për një arsye. Arsyeja është për të shpëtuar shpirtra përmes vuajtjeve të tilla.

Shumë shpirtra viktimë besojnë se vuajtja është njëra nga këto dy gjërat.

Së pari është persekutimi i jashtëm që ju do të vuani për shkak të pun
ës suaj.

Pastaj vjen vuajtja fizike, e ofruar lirisht tek Unë, si një dhuratë, për të shpëtuar miliona shpirtra.

Pastaj vuajtja më e keqe nga të gjitha është zbrazëtia shpirtërore ku ju nuk mund të ndjeni aspak dashuri për Mua, Jezusin tuaj, dhe ku asnjë numër lutjesh nuk ju çliron nga burgu i dëshpërimit.

Përpiquni sa të doni, lutja do të bëhet torturuese.

Provoni sa të doni që të ndjeni dashuri dhe ngushëllim për Mua dhe ju do të pësoni mundim.

Kjo është një formë braktisjeje shpirtërore ku Unë dukem të jem aq larg sa ju nuk mund të më arrini Mua dot më.

Ajo që ju nuk e dini është kjo.

Kjo është një Dhuratë, një hir prej Meje. Ajo ju ngre lart para Syve të Mi dhe sprovat dhe vuajtjet që ju i duroni janë të lejuara prej Meje për arsye të dashurisë suaj bujare dhe të pastër për të shpëtuar shpirtrat e nxirë.

Mund të duket e padrejtë por sa më pranë që ju i afroheni Zemrës Sime të Shenjtë, aq më shumë ju e vuani persekutimin Tim për shkak të mëkateve të njerëzimit.

Vetëm ata me zemër të pastër e të përulur, me aspak vëmendje për vetveten, kur më vendosin Mua përpara të gjitha gjërave që janë të kësaj toke, mund ta durojnë dhimbjen Time.

Shpirtra të tillë janë zgjedhur me kujdes nga Unë dhe do të punojnë me Mua, përmes dhurimit të tyre të vuajtjes, për të më ndihmuar Mua në Planin Tim të Shpëtimit.

Kurrë mos ki frikë, bija Ime, q
ë Unë nuk jam aty. Ju mund të mos e ndjeni praninë Time, të më shikoni Mua apo të ndjeni një dashuri të thellë për mua siç mund ta bënit normalisht, por Unë jam përkrah jush.

Gjithmonë të keni besim tek Unë, ndjekësit e Mi të dashur, madje edhe kur ju e keni të vështirë për t’u lutur.

Të keni besim tek Unë kur ju ndjeni një mungesë Timen, që nuk mund të plotësohet apo të shuhet, pavarësisht se sa fort provoni të komunikoni me Mua.

Dijeni se kur kjo ndodh, Unë jam shumë më pranë nga sa ju e ndjeni.

Dijeni se është në këto kohë që Unë ju ngreh që të bëheni një ushtar i vërtetë, një luftëtar i vërtetë në betejën Time për të shpëtuar shpirtrat.

Unë ju dua. Kurrë mos hiqni dorë. Kurrë mos u ndjeni të zhgënjyer sepse Unë eci me ju gjithmonë.

Dita do të vijë kur vuajta do të harrohet. Në vend të saj do të ketë një gëzim që do ta përshkojë mbarë botën dhe që do të bëhet i mundur vetëm për arsye të sakrificave tuaja për të gjithë fëmijët e Hyjit që kanë nevojë për ndihmën tuaj.