Kerko Mesazhet ketu

Sunday 26 August 2012

Hyji Atë: Ashtu si Biri Im u kryqëzua, po ashtu edhe Kisha e Tij mbi tokë do të kryqëzohet

E Enjte, 2 Gusht 2012, në 22.06

Bija Ime më e dashur gjyqi ndaj Kishës së Birit Tim në tokë tashmë ka filluar.

Fshikullimi, persekutimi është gati për të filluar.

Ashtu si u kryqëzua Biri Im, po ashtu do të kryqëzohet edhe Kisha e Tij në tokë.

Sprova po ndodh tani.

Biri Im ishte dërguar për të shpëtuar njerëzimin nga flakët e Ferrit.

Vdekja e Tij në Kryq, një vrasje e tmerrshme mizore, u lejua prej Meje si një mjet për t’iu ofruar fëmijëve të Mi një të ardhme.

Trupi i Birit Tim u bë Kisha e Tij në tokë. Priftërinjtë dhe shërbëtorët e Tij të shenjtë zunë vendin e apostujve të Tij.

Tani, ndërsa Ai vjen përsëri për ta shëlbuar njerëzimin dhe për t'i fituar fëmijët e Mi të çmuar, që ata të mund të hyjnë në Parajsën Time, historia do të përsëritet.

Biri Im predikoi të Vërtetën dhe ai mblodhi shumë njerëz që i ndoqën mësimet e Tij dhe që nuk e vunë në dyshim Fjalën e Tij.

Pastaj Ai u tradhtua nga ata që ishin afër Tij dhe që i ishin përkushtuar Atij brenda radhëve të Tij.

Kisha e Tij, Kisha Katolike, gjithashtu është tradhtuar nga brenda korridoreve të veta.

Tundimi prej Satanit e solli në pah këtë dhe një ligësi e madhe ishte përgjegjëse për largimin nga Biri Im.

Në Kishën e Tij sot, largimi prej Tij ka filluar kohë më parë. Ashtu si me Birin Tim, shumë ndjekës besnikë ndaj Fjalës së Shenjtë të dhënë prej Meje, e tradhtuan Atë.

Pastaj filloi gjykimi, ku Biri Im u akuzua për herezi. Po kështu edhe Kisha e Birit Tim në tokë ka vuajtur të njëjtin fat.

Për shkak të të ligjve në mesin e tyre, të cilët kryen fyerje të rënda kundër njerëzimit, shumë ndjekës besnikë e braktisën Kishën.

Më tej ata e braktisën Birin Tim dhe i shpërfillën mësimet e Tij.

Sprova e Kishës së Birit Tim në tokë i ka bërë priftërinjtë e saj që të heshtin kur vjen puna për të mbrojtur mësimet e Birit Tim.

Ata kanë frikë se mos i fyejnë ata që e mohojnë Birin Tim, për shkak të mëkateve të atyre që janë mes tyre.

Kisha e Birit Tim tani përballet me sprovën më të madhe nga të gjitha, që nuk është parë që nga Kryqëzimi i Birit Tim të Dashur.

Kisha e Tij po pëson tallje pa mëshirë, jo vetëm nga armiqtë e saj nga jashtë por edhe nga armiqtë e saj nga brenda.

Kurora e Gjembave do të vendoset tani në Kokën e Kishës së Birit Tim dhe pak prej ndjekësve të Tij do të qëndrojnë pranë Tij.

Ashtu si apostujt e Birit Tim, me përjashtim të Gjonit, e braktisën Atë gjatë gjyqit dhe ekzekutimit të Tij, po ashtu, edhe ata në vendet e larta brenda Vatikanit do ta braktisin Zëdhënësin Tim të Shenjtë.

Ai, si Kreu i Kishës Katolike do të detyrohet që të ecë nëpër një udhë të tmerrshme fatkeqësish pa pasur asnjë faj të tijin.

Edhe pse ai do të fshikullohet, do të përqeshet dhe do të bëhet të duket si budalla, nuk është ai ndaj të cilit ata do të vjellin vrerin e tyre. Do të jetë kundër të Vërtetës së Kishës, Kishës së Krishterë, të formuar prej Sakrificës së Birit Tim, ndaj të cilës ata do të derdhin urrejtjen e tyre.

Krishtërimi do të goditet në çdo cep, në çdo komb, në çdo vend adhurimi derisa të dobësohet nga lodhja.

Ndërsa do të çohet drejt udhës së Kalvarit, ashtu si u çua Biri Im, do të lidhet dhe do të sigurohet me litarë që të jetë e pamundur t'i shpëtojë mundimit.

Pastaj, ndërsa t’i ngjitet kodrës, do të goditet me gurë, do ta pështyjnë dhe tallin gjatë gjithë rrugës deri në majë.

Pastaj do të gozhdohet në Kryq.

Pak simpati do të tregohet për të nga ata që e fajësojnë Kishën për mëkatet kundër të pafajshmëve, kur ata ta dënojnë Kreun e Kishës, Birin Tim.

Ata do ta bëjnë Atë me faj për mëkatet e të tjerëve, të shkaktuara nga tundimet e Satanit.

Kur ata do ta kenë gozhduar Kishën e Birit Tim në Kryq, ata do të dërgojnë qindra roje, ashtu si 600 ushtarët që qëndruan në Kalvar, për të siguruar që çdo pjesë e Mishit të mos shpëtojë pa u ndëshkuar.

As edhe një shërbëtor i Kishës së Tij, që deklaron besnikëri ndaj saj, nuk do të lejohet që të shpëtojë.

Kur Kisha të jetë kryqëzuar, ata do të bëjnë të sigurt që ajo të vuajë për bukë dhe ujë deri në frymën e fundit.

Të gjithë dishepujt e saj, ashtu siç ndodhi me apostujt e Birit Tim, nuk do të duken gjëkundi.

Ata do të shkojnë të fshihen nga frika se mos ndëshkohen.

Kur të duket sikur është në frymën e fundit, gjithçka do të bëhet e heshtur derisa brohoritjet e atyre që e kryqëzuan Kishën do të shurdhojnë mbarë botën me doktrinën e tyre false.

Zëri i kreut të ri të kishës, mashtruesit, Profetit të Rremë, do të tingëllojë fort.

Të gjithë do të bien në gjunjë duke më falënderuar Mua, Hyjin Më të Lartin, me lehtësim. Sepse do të duket të përfaqësojë një fillim të ri.

Do të jetë në atë kohë që Prania e Birit Tim nuk do t'i hijeshojë më altarët brenda kësaj kishe, sepse kjo nuk do të jetë e mundur.

Do të jetë atëherë që Dora Ime, në ndëshkim, do të bjerë si dënim.

Kjo është kur Beteja e Armagedon-it do të fillojë.

Kjo është kur Unë do të vij, përmes Birit Tim, për të shpëtuar shpirtrat.

Mos e mohoni këtë profeci.

Mos u fshihni pas sigurive të rreme sepse kjo ditë duhet të vijë.

Kryqëzimi i Kishës së Birit Tim duhet të ndodhë për shkak të Besëlidhjes Përfundimtare.

Por atëherë, Ringjallja e Lavdishme e Kishës, e Jerusalemit të Ri, do t'i fshijë të gjithë lotët, të gjitha vuajtjet dhe pastaj do të vijë Epoka e Re.

Kini besim tek Biri Im në çdo kohë.

Kurrë mos kini frikë sepse Unë jam Ati juaj dhe Unë do të vij për ta rip
ërtërirë tokën dhe për t’i mbledhur të gjithë fëmijët e Mi në këtë mrekulli finale të parathënë në Librin e Danielit.

Libri i së Vërtetës tani po ju zbulohet, fëmijë, ashtu siç është premtuar.

Mos e refuzoni ndërhyrjen Time Hyjnore sepse Unë flas të Vërtetën.