Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 7 August 2012

Dashuria e Hyjit do të ndriçojë mbi të gjithë ata që i kërkojnë Atit Tim për ta ndaluar antikrishtin të shkaktojë vuajtje të tmerrshme mbi njerëzimin

E Shtunë, 21 Korrik 2012, në 15:15

Bija Ime fort e dashur, për ata mes jush, ndjekësve të Mi, që shqetësohen për kohët që vijnë, ju duhet ta dini se e gjithë fuqia shtrihet në Duart e Atit Tim të Përjetshëm.

Dëshira e vetme e Tij është që t’i shpëtojë të gjithë fëmijët e Tij prej kthetrave të Bishës.

Për fat të keq Bisha, Satani, shpërfillet nga ata mos-besues sikur të ishte pjellë e imagjinatës.

Ai dhe ushtria e tij e demonëve janë kudo, duke i nxitur fëmijët e Hyjit që të mëkatojnë në mendimet, veprat dhe punët e tyre në çdo sekondë të ditës.

Ati Im jo vetëm që dëshiron të shpëtojë shpirtrat e secilit prej fëmijëve të Tij, por gjithashtu Ai dëshiron t’i mbrojë ata nga persekutimi i antikrishtit.

Forca për t'i shmangur, dobësuar dhe zbutur këto sprova ndodhet në duart tuaja, ndjekësit e Mi.

Lutjet tuaja mund të evitojnë shumë nga kjo vuajtje e cila po planifikohet nga ushtria e Satanit në vitet që vijojnë.

Atyre që kthehen në udhët e Zotit, Hyjit Më të Lartit, do t'iu jepen hiret për të ndihmuar në ndalimin e shumë prej këtij plani djallëzor dhe të shëmtuar, që po përgatitet nga ky grup i lig kundër vëllezërve dhe motrave të tyre.

Dashuria e Hyjit do të ndriçojë mbi të gjithë ata që i kërkojnë Atit Tim për ta ndaluar antikrishtin të shkaktojë vuajtje të tmerrshme mbi njerëzimin.

Ju duhet të luteni fort me qëllim që ai të ndalohet së bashku me Profetin e Rremë sa më shpejt.

Ju, ndjekësit e Mi, do të merrni Lutje Litani të veçanta të Kryqëzatës për ta thyer dhe dobësuar fuqinë e tij.

Këto duhet të thuhen çdo ditë pas Paralajmërimit dhe, për më mirë, gjatë Adhurimit të Eukaristisë së Shenjtë.

Këto litani, të krijuara për ta shkatërruar antikrishtin dhe ushtrinë e tij, do të jenë një forcë e fuqishme dhe nëse mjaft shpirtra bashkohen në këto lutje, ato do të ndihmojnë në prishjen e shumë prej planeve që po përgatiten nga antikrishti dhe Profeti i Rremë.

Litania e parë do t’ju jepet së shpejti.

Qëndroni të fortë dhe kini besim në dashurinë Time për ju, sepse nuk është dëshira Ime t'ju shikoj që të vuani.

Gjithçka që Unë dëshiroj është bashkimi i gjithë njerëzimit në Epokën e Re të Paqes që shtrihet para.

Kjo është gjithçka mbi të cilën ju duhet të përqendroheni. E gjithë vuajtja do të fshihet dhe harrohet kur kjo Epokë e Re të shfaqet.

Kini durim. Kini besim tek Unë dhe dijeni se dashuria që Ati Im i Përjetshëm ka për fëmijët e Tij, është e pakapërcyeshme dhe përtej të kuptuarit tuaj.

Kini dashuri dhe besim në dashurinë e Tij të madhe dhe dijeni se fuqia e Mëshirës Sime Hyjnore është aq e fortë sa kur ajo ta mbështjellë gjithë njerëzimin, miliarda njerëz do të kthehen.

Kjo do të jetë kur fuqia e Shpirtit të Shenjtë, që do të bjerë mbi shumicën e shpirtrave të fëmijëve të Hyjit, do të bëhet një barrë e pa-tolerueshme për antikrishtin.

Ai do ta ketë të vështirë për ta depërtuar mburojën e ushtrisë së Hyjit.

Prandaj ju kurrë nuk duhet të humbisni shpresën. Beteja për shpirtrat mund të shkurtohet dhe zbutet nëse mjaft shpirtra kthehen në besim dhe bëjnë atë që Unë iu udhëzoj.

Unë ju dua të gjithëve dhe Unë shpresoj që ju të keni besim tek Unë gjithmonë.