Kerko Mesazhet ketu

Thursday 16 August 2012

Virgjëra Mari: Mosarritja për të shpallur të Vërtetën e Mësimeve të Birit tim do të thotë se Hyji po harrohet

E Martë, 31 Korrik 2012, në 18:10

Fëmija im, persekutimi që ti po duron është për shkak të publikimit të Librit të së Vërtetës. 

I ligu po vendos pengesa gjatë udhës tënde dhe nuk do të ndalojë ndaj asgjëje për të të dobësuar ty. 

Është e rëndësishme që t'i shpërfillësh gënjeshtrat e liga të vazhdueshme që po të paraqiten prej atyre që pohojnë se janë të ditur rreth Fjalës së Hyjit. 

Mospranimi i tyre ndaj këtyre mesazheve nuk është i rëndësishëm. Vetëm Fjala e Birit tim është çfarë ti duhet t'i përgjigjesh dhe asgjëje tjetër. 

Ti duhet të kesh besim tek Biri im dhe të qëndrosh e heshtur kur ata që janë të verbuar nga gënjeshtrat përpiqen të angazhohen me ty për të të rrëzuar. Mos i dëgjo. Mos iu përgjigj. Në vend të saj, thjesht shpalle Fjalën e Hyjit. 

Fëmija im kaq shumë ndjekës të Krishtit po vuajnë në këtë kohë. Zërat e tyre janë veçse pëshpërima në një botë e cila bërtet për lavdinë e mrekullive tokësore. 

Fjala e vërtetë e Hyjit nuk deklarohet më haptas madje edhe nga shërbëtorët e Hyjit në Kishë. 

Të turpëruar se mos shihen duke e deklaruar haptas të Vërtetën, ata enden pa shpresë duke u përpjekur të gjejnë udhën e tyre mes rrëmujës së shkaktuar nga shekullarizimi. 

Indinjata që shkaktohet kur Hyji, apo Biri im i dashur, Jezu Krishti, të përmenden, është gjerësisht e përhapur. Fare pak shpirtra janë mjaft të guximshëm për t’u ngritur dhe për ta deklaruar veten ushtarë të Krishtit. 

Madje dhe shpirtrat e shenjtë kanë frikë për ta bërë këtë nga frika se mos shkaktojnë zemërim mes të pafeve. 

Mosarritja për të shpallur të Vërtetën e Mësimeve të Birit tim do të thotë se Hyji po harrohet.

Sa lotoj kur shikoj fëmijë të vegjël të gjorë që po shpërfillen nga kujdestarët e tyre për zhvillimin e shpirtrave të tyre. 

Atyre iu mungon ushqimi i Shpirtit të Shenjtë sepse nuk iu është mësuar se si ta shpallin dashurinë e tyre për Hyjin. Shumë prej tyre nuk besojnë në Hyjin Atë. Kjo e trishton Atë. 

Ty, bija ime, të është dhënë një detyrë e vështirë. Kur ti ia deklaron botës përmbajtjen e këtyre mesazheve nga Qielli, ti je e sulmuar nga tri burime. 

Ata që besojnë në Hyj, por që refuzojnë ta dëgjojnë Fjalën e Hyjit ashtu siç po i jepet botës tani. 

Ata që pohojnë të jenë drejtues në Kishën e Birit tim në tokë, që refuzojnë të dëgjojnë sepse ata nuk e pranojnë profecinë. 

Dhe pastaj, ata që nuk besojnë aspak në Hyj. 

Zëri yt do të vazhdojë të bjerë në veshë të shurdhër, por nuk duhet ta lejosh që kjo të të dekurajojë. 

Gjithçka që ti duhet të bësh është t'i bindesh Birit tim në të gjitha gjërat dhe lëre çdo gjë në Duart e Tij të Shenjta. 

Me kalimin e kohës ata do të dëgjojnë. Kur ata ta bëjnë këtë, shumë shpirtra do të kthehen tek Biri im me dashuri dhe gëzim në zemrat e tyre.
 
Ti kurrë nuk duhet të hezitosh apo të vonohesh në përgjigjen tënde ndaj kërkesës së Birit tim për të bërë të sigurt që çdonjërit në botë t’i jepet Fjala e Hyjit në këtë kohë. 

Unë kërkoj që të gjithë fëmijët e Hyjit t'i përgjigjen thirrjes sime për të qëndruar besnikë ndaj Fjalës së Shenjtë të Birit tim tani. Ai i do të gjithë fëmijët e Hyjit dhe dëshiron që ta përgatisë çdo shpirt për Ardhjen e Tij të Dytë, të shumë pritur. 

Mos e mohoni Atë. Pranojeni Dorën e Tij të Mëshirës përpara se të jetë tepër vonë. 

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Tokës
Nëna e Shpëtimit