Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 19 September 2012

Antikrishti do të deklarojë se ai është Unë, Jezu Krishti

E Diel, 12 Gusht 2012, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, dije se ashtu si Unë ju udhëzoj që ta përgatisni njerëzimin për shpëtimin që është me të drejtë i tyre, po ashtu, edhe i ligu përgatit shpirtra.

Ai përgatit profetë të rremë për t’i mashtruar fëmijët e Hyjit që ata ta pranojnë antikrishtin si Jezusin e tyre.

Kjo ligësi është e vështirë që ta kuptosh, por me Dhuratën që Unë të kam dhënë për t’i lexuar shpirtrat, ti do ta kuptosh menjëherë se kush janë këta profetë të rremë.

Ata gjithmonë do të vënë ty në shënjestër, bija Ime, në mënyrat më tinëzare, sepse ti do të jesh kundërshtarja e tyre numër një. Megjithatë, gënjeshtrat e tyre, të përpunuara që të duken si Fjalët e Shenjta të Hyjit, fshehin gënjeshtrën më të madhe nga të gjitha.

Ata do të deklarojnë se profeti i rremë do të jetë Papa i vërtetë.

Ata do të deklarojnë, fillimisht me zë të lehtë, se antikrishti do të jetë Krishti Mbret.

Kur ata t'i joshin shpirtrat e gjorë se mesazhet e tyre vijnë nga Hyji, këta shpirtra nuk do të jenë më të mënçur.

Unë duhet t'i paralajmëroj të gjithë fëmijët e Hyjit. Unë nuk do të vij kurrë në mish, në herën e dytë.

Unë nuk do të shfaqem në botë si një udhëheqës. Këtë herë, nuk do të bëj as mrekulli për t'ju vërtetuar se kush jam Unë, përveç mrekullisë së Paralajmërimit dhe mrekullisë në qiell, e cila do të shikohet pak kohë më vonë pasi të ndodhë Paralajmërimi.

Antikrishti do të deklarojë se ai është Unë, Jezu Krishti. Kjo neveri ka qenë parathënë.

Cilit t’i besoni, fëmijë, nuk është aspak detyrë e lehtë, sepse shumë do të vijnë në Emrin Tim. Por dijeni këtë.

I ligu, përmes profetëve të tij të rremë, nuk do t'ju thotë kurrë që t'i luteni Shpirtit të Shenjtë apo të merrni Sakramentin e Eukaristisë së Shenjtë.

Ai kurrë nuk do ta pranojë se Unë, Jezusi, Biri i Njeriut erdha si Mesia në mish për ta shpenguar njeriun nga mëkati.

Ai kurrë nuk do t'ju kërkojë apo t'ju inkurajojë që të thoni Rruzaren e Shenjtë apo të tregoni besnikëri ndaj Nënës Sime të dashur.

Të jeni vigjilentë. Qëndroni zgjuar dhe vetëm ndiqni udhëzimet e Mia.

I ligu po përpiqet të formojë një ushtri mes ndjekësve të Mi. Edhe pse ushtria tjetër e tij është e vendosur mirë në tokë, ai tani i vë në shënjestër ata që besojnë tek Unë, Jezusi juaj, sepse ai kërkon që t’i fshehë veprat e tij të liga prapa njerëzve të shenjtë.

Ai do ta përdorë dashurinë e tyre për Mua si një mburojë për të fshehur gënjeshtrat që ai ka si qëllim t'ia imponojë botës.

Besoni në Fjalët e Mia dhe mos devijoni nga e Vërteta ashtu si po ju jepet, përmes këtyre Mesazheve të Mia të Shenjta për botën në këtë kohë.

Jezusi juaj