Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 4 September 2012

Kur ata qëllimisht iu dhanë ryshfet gënjeshtarëve për ta mohuar Ringjalljen Time, Farisenjtë ua mohuan brezave të Hebrenjve të drejtën ndaj të Vërtetës

E Shtunë, 4 Gusht 2012, në 10:35

Bija Ime fort e dashur, njerëzimi duhet ta kuptojë dobësinë e natyrës njerëzore përpara se ta besojnë me të vërtetë veten e tyre në krahët e Hyjit.

Për ata besimtarë midis jush, besimi dhe dashuria juaj për Mua, Shpëtimtarin tuaj, më sjell Mua gëzim të madh.

Por kur ju thoni se më doni Mua, kjo sjell me vete një përgjegjësi të madhe.

Kurrë mos e harroni dobësinë në natyrën tuaj, edhe pse kjo nuk është për fajin tuaj pasi keni lindur me mëkatin origjinal, sepse mund t'ju bëjë që të mëkatoni atëherë kur ju më pak e prisni.

Kur shpirtrat e atyre që thonë se më duan Mua arrijnë një fazë ku ata janë të konsumuar me dashuri për Mua, ky është edhe momenti kur ata duhet të jenë të kujdesshëm. Nganjëherë kjo i bën ata të ndjehen të lartësuar në Sytë e Mi, që është e vërtetë sepse ashtu janë.

Por pastaj vjen tundimi për t'i parë të tjerët në një dritë më pak se të këndshme.

Ata mund të tundohen, jo vetëm për të pasur dhembshuri për këta shpirtra të shkretë që janë në errësirë apo të paqartë, por edhe për t'i përçmuar ata.

Nganjëherë besimi i tyre i fortë dhe njohuria e shkrimit të shenjtë iu jep atyre një ndjenjë të rreme sigurie.

Ata besojnë se dinë gjithçka në lidhje me mësimet e Kishës, Kishës Sime, Trupit Tim mbi tokë.

Kjo është çfarë iu ndodhi edhe Farisenjve.

Ata mendonin se dinin gjithçka rreth Ligjeve të Hyjit. Dashurisë së Hyjit.

Ajo që ata dështuan të kuptonin ishin profecitë, të parathëna aq qartë, rreth ardhjes së Mesia-s. Kjo do të thotë se ata e refuzuan Krishtin, Birin e Hyjit të Gjallë, kur Ai erdhi ashtu siç ishte premtuar.

Mizoria që ata treguan ndaj Meje, Jezu Krishtit Birit të Njeriut, ishte në kundërshtim të plotë me dashurinë që ata pohonin se kishin për Hyjin.

Nëse ata me të vërtetë e donin Hyjin, ata kurrë nuk do ta kishin trajtuar ndonjë fëmijë të Hyjit ashtu si ata bënë.

Mendjet e tyre ishin të mbyllura ndaj profecive të dhëna botës përmes profetëve, të cilat shpallnin të Vërtetën.

E Vërteta është se të gjitha profecitë do të përmbushen ashtu si është premtuar nga Hyji.

Ata e refuzuan Mesia-n e premtuar për të siguruar shpëtimin e ardhshëm për të gjithë njerëzimin.

Më tej, përmes gënjeshtrave të tyre, kur ata qëllimisht iu dhanë ryshfet gënjeshtarëve për ta mohuar Ringjalljen Time, Farisenjtë ua mohuan brezave të Hebrenjve të drejtën ndaj të Vërtetës.

Vdekja Ime në Kryq nuk ishte e mjaftueshme për ta. Ata donin të siguronin që asnjë shenjtë të mos ekzistonte për Mua, Shpëtimtarin e botës, më pas.

Pastaj ata u kthyen dhe i drejtuan fëmijët e Hyjit në një besim të rremë në të cilin e Vërteta u bë një gënjeshtër.

Mbajeni mend se profecitë nga Hyji gjithmonë përmbushen.

Ardhja Ime e Dytë tani do të përmbushet. Këtë herë udhëheqësit në Kishat e Krishtera do të më mohojnë Mua ashtu siç bënë Farisenjtë.

Ata do të më mundojnë Mua, profetët e Mi, njerëzit e Mi dhe çdonjërin që guxon të përhapë të Vërtetën e Ardhjes Sime.

Mos më mohoni Mua këtë herë.

Hapini zemrat tuaja.

Më dëgjoni Mua me kujdes ndërsa Unë ju përgatis për kapitullin final në shpëtimin e botës.