Kerko Mesazhet ketu

Monday 17 September 2012

A nuk e di se ti s’je asgjë pa Mua? Një enë e zbrazët, të cilën asgjë nuk mund ta kënaqë

E Premte, 10 Gusht 2012, në 12:45

Bija Ime fort e dashur, dije se kur ti e lë për më vonë lutjen ndaj Meje, Jezusit Tënd Hyjnor, ti bëhesh e dobët dhe e distancuar nga Unë.

Ti kurrë nuk duhet ta shtysh lutjen për më vonë apo të vonosh orën që duhet të ma përkushtosh Mua çdo ditë.

Kur ti e bën këtë, i ligu të shpërqendron dhe ta mbush mendjen me çështjet e botës të cilat janë boshe për nga substanca.

Pastaj ti do të ndjesh një zbrazëti dhe një luftë do të bëhet e dukshme brenda shpirtit tënd.

A nuk e di se ti s’je asgjë pa Mua? Një enë e zbrazët të cilën asgjë nuk mund ta kënaqë sado të fuqishme të mund të duken joshjet e mrekullive të botës.

Kur Unë e lartësoj një shpirt, ai ndërthuret brenda Zemrës Sime të Shenjtë.

Por për të qëndruar fort brenda Meje, shpirti duhet të komunikojë me Mua dhe ta deklarojë dashurinë e tij vazhdimisht dhe të ofrojë falënderime. Përndryshe, ai mund të shkëputet porsi një foshnje që ndahet nga nëna e tij në lindje, kur pritet kordoni lidhës.

Mos i largoni sytë nga Unë për as edhe një minutë sepse i ligu pret.

Më pas, në momentin më të papritur, ai lëviz si vrasës dhe ju rrëmben.

Ai i përdor shqisat për të tunduar dhe shpirtra të tjerë për t'i torturuar viktimat e tij. Ai në veçanti vendos në shënjestër Ushtarët e Mi dhe ata vuajnë më së tepërmi.

Bija Ime ndërsa ishe e zënë me punën Time, ti i hoqe sytë nga Unë dhe kjo bëri që ti të vuaje. Ti u bëre e humbur dhe e hutuar. Shqetësimi yt shtohej pasi çdo ndërhyrje, e shkaktuar nga i ligu, do të thoshte se ti e vonoje orën tënde të caktuar për Mua, Jezusin tënd.

Kur kjo gjë të ndodhë, ti duhet të shkosh në Rrëfim, të marrësh Trupin Tim dhe ta kalosh kohën në lutje.

Kurrë nuk duhet të harrosh të thuash Rruzaren e Shenjtë të Nënës Sime të Dashur sepse ajo ofron një rreth mbrojtës kundër Satanit.

Shko tani. Eja tek Unë sot në lutje. Pastaj gjatë ditës fol me Mua si me një shok dhe m’i trego të gjitha preokupimet e tua. Pastaj m’i dorëzo ato Mua dhe lëri të gjitha shqetësimet e tua tek Unë.