Kerko Mesazhet ketu

Sunday 21 October 2012

Ka vetëm tre mënyra për ta mbrojtur veten tuaj nga i ligu

E Martë, 25 Shtator 2012, në 12:50

Bija Ime fort e dashur, ti kurrë nuk duhet të bëhesh e vet-kënaqur dhe të ndjesh se kjo punë, kur të duket se po shkon mirë, për një çast do t'i shpëtojë fshikullimit të të ligut. Ai është i tërbuar. Ai kapet pas çdo detyre që ti ndërmer, krijon probleme dhe pengesa, të cilat të lënë të shqetësuar dhe pa shpresë.

Shumë njerëz janë të verbër ndaj fshikullimit që ai shkakton mbi njerëzimin. Meqenëse ata nuk mund ta shikojnë atë, ata nuk besojnë se ai ekziston. Ata që ia hapin udhën atij, përmes mëkatit, dhe e pranojnë atë brenda shpirtrave të tyre, do ta kenë të pamundur ta çlirojnë veten nga lëndimi i tmerrshëm dhe pakënaqësia që ai do të sjellë në jetët e tyre. Ka vetëm tre mënyra për ta mbrojtur veten tuaj nga i ligu.

E para është, Sakramenti i Rrëfimit që e pastron shpirtin tuaj, nëse jeni me të vërtetë të penduar. Për jo-Katolikët, ju lutem pranojeni Dhuratën e Indulgjencës Plenare (Falja e plotë) në Lutjen e Kryqëzatës (24), që i është dhënë botës përmes këtij Misioni.

Mënyra e dytë është përmes devotshmërisë së përditshme ndaj Nënës Sime, të cilës i është dhënë fuqia për ta shtypur Satanin. Rruzarja e saj e Shenjtë është një mburojë e rëndësishme, e cila do t'ju mbulojë ju dhe familjen tuaj larg prej syrit të të ligut.

E fundit është përmes Gjendjes së Hirit, të cilën ju mund ta arrini përmes kungimit të rregullt me Mua duke Më marrë Mua në Eukaristinë e Shenjtë.

Sa shumë njerëz që dëshirojnë të shpëtojnë nga kthetrat e Satanit, dhe që në zemrat e tyre e dinë se janë të zhytur në një spirale ligësie, duhet të kthehen tek Unë dhe të më kërkojnë Mua që t'i ndihmoj ata përmes kësaj 

Lutjeje të Kryqëzatës (78) të veçantë 

Më shpëto nga i Ligu

O Jezus, më mbro nga fuqia e Satanit. 
Më merr në Zemrën Tënde 
ndërsa e shkëpus gjithë besnikërinë time 
ndaj tij dhe udhëve të tij të liga. 
Unë e dorëzoj vullnetin tim dhe 
vij para Teje në gjunjë 
me një zemër të përulët dhe të penduar. 
Unë e lë jetën time në Krahët e Tu të Shenjtë. 
Më shpëto nga i ligu. 
Më çliro dhe më merr në strehën e sigurt 
të mbrojtjes Tënde tani 
dhe përgjithmonë.