Kerko Mesazhet ketu

Sunday 14 October 2012

Ky Mision mund të përngjasohet me shpëtimin e një anije gjigante trans-oqeanike

E Premte, 7 Shtator 2012, në 20:35

Bija Ime fort e dashur, ti kurrë nuk duhet të ndjehesh se po punon e vetme në këtë Mision, edhe pse ndjehet kështu.

Ti duhet ta dish se shumë njerëz në mbarë botën po e dëgjojnë Fjalën Time të Shenjtë dhe se Mesazhet e Mia po shpëtojnë shpirtra.

Ky Mision mund të përngjasohet me shpëtimin e një anije gjigante trans-oqeanike.

Shumë shpirtra janë duke u paralajmëruar për rrezikun dhe po iu tregohet, përpara kohe, për planin e shpëtimit.

Nëse ata dëgjojnë, ata jo vetëm që do ta shpëtojnë veten e tyre por edhe jetën e familjeve dhe miqve të tyre.

Shumë nuk do të dëgjojnë dhe do të thonë: “Çfarë rreziku?” Ata nuk do t'i pranojnë varkat e shpëtimit, sepse ata nuk besojnë se anija do të fundoset.

Jo, thonë ata, ky është një paralajmërim i rremë, një alarm i rremë. Ndërsa koha do të afrohet dhe ditët e fundit të bëhen të dukshme, ata do të kacavirren ngado duke kërkuar për një vend të sigurtë.

Ata do të vrapojnë dhe do të fshihen nga shpërthimi, kur malet të fundosen brenda deteve dhe kur qielli të bëhet si gjak, por ata nuk do të shpëtojnë.

Ato mëkatarë që kryejnë fyerje të tmerrshme kundër Atit Tim dhe që e dinë se sa të nxirë janë shpirtrat e tyre, do të jenë të humbur.

Ata, që mbanin anën e Bishës, në atë fazë do të përpiqen t'i shpëtojnë kthetrave të tij. Sepse do të jetë vetëm atëherë që e Vërteta më në fund do të qartësohet tek ata dhe Drita nuk do të jetë e drejta e tyre.

Vetëm errësira do ta lehtësojë dhimbjen e tyre dhe, prapë, ajo do t'iu sjellë atyre terror të vazhdueshëm dhe vuajtje.

Kurrë mos e refuzoni ndihmën që ju nevojitet për t’i përgatitur shpirtrat tuaj. Ju duhet ta pranoni se ligësia në botë duhet të çrrënjoset.

Ata mëkatarë, të cilët refuzojnë të ndryshojnë, madje edhe pasi t’iu jetë dhënë e Vërteta e Fjalës së Hyjit, nuk do t’i mbijetojnë betejës finale.

Ata do të flaken brënda liqenit të zjarrit bashkë me bishën dhe ky nuk do të jetë fundi i vuajtjes së tyre. Do të jetë vetëm fillimi.

Për ata që tallen me përpjekjet e Mia për t’i përgatitur shpirtrat tuaj, juve do t’ju jepet çdo mundësi për t’u kthyer tek Unë.

Çdo përpjekje do të bëhet për t'ju shpëtuar. Nëse ju nuk e pranoni Dorën Time, varkën e shpëtimit që ju nevojitet për t’ju mbajtur mbi ujë, ju do të mbyteni në dëshpërim.

Vetëm lutjet e të tjerëve do mund t'ju shpëtojnë.

Toka duket ashtu si ka qënë për shekuj me radhë.

Qielli duket po njësoj.

Dielli shkëlqen ashtu siç ka bërë gjithmonë.

Hëna ndriçon në një natë të kthjellët dhe njeriu akoma mrekullohet me Krijimin e Hyjit.

Por ndryshimet tashmë kanë filluar dhe atyre që janë vigjilentë, Unë ju them këtë.

Ju e dini dhe ju e ndjeni ndryshimin. Kryejeni detyrën tuaj dhe përdoreni lutjen në mënyrë që sytë e njerëzimit të hapen ndaj të Vërtetës dhe që zemrat e të gjithëve të hapen ndaj Dashurisë së Hyjit.

Do të jetë me Dashurinë e Hyjit për të gjithë Fëmijët e Tij dhe me përgjigjen e fëmijëve të Tij ndaj Thirrjes së Tij, që raca njerëzore do të mund të shpëtohet.


Jezusi juaj