Kerko Mesazhet ketu

Thursday 11 October 2012

Një përplasje e madhe do të bëhet e dukshme dhe njeriu do të ndahet nga njeriu. Vëllai kundër Vëllait

E Mërkurë, 5 Shtator 2012, në 14:30

Bija Ime fort e dashur, njëri komb pas tjetrit po kalojnë përmes një tranzicioni pikërisht tani.

As edhe një komb nuk mund të mbetet pa e kuptuar se shumë ndryshime po afrohen.

Jo vetëm që ligjet, të cilat i qeverisin vendet e tyre, po fillojnë të ndryshojnë, por edhe besimi që ata dikur e kishin duket të jetë avulluar.

Më pak priftërinj, më pak shërbëtorë në Kishën Time të Krishterë, po dalin për të mbrojtur Ligjet e Hyjit.

Ata as nuk e deklarojnë me zë të lartë besnikërinë e tyre ndaj Meje. Në të kundërt zërat e tyre janë veçse pëshpërima përmes zhurmës së zërave, të cilat përçartin dhe shpallin dashurinë për vetveten.

Fjala e Hyjit po mbytet nga zërat e ateistëve të cilët i mbulojnë zërat e tyre prapa manteleve të ligjeve qeveritare, që po ndryshohen në emër të së ashtu quajturës Drejtësi, tolerancë, për të mirën e të gjithëve.

Gënjeshtrat që po paraqiten para jush janë krijuar për të shkatërruar jo vetëm Fjalën e Atit Tim, por edhe Krishtërimin nëpër botë.

Braktisja e besimit është përhapur si flakët e zjarrit dhe pothuajse ka arritur kulmin.

Kjo është koha për ndërhyrjen e Hyjit. Mjaft më me gënjeshtra.

Mbreti i Gënjeshtrave po i mashtron fëmijët e Hyjit ngado. Mos i ndiqni qeveritë tuaja të cilat shpallin se Fjala e Hyjit është një gënjeshtër.

Mos i pranoni ligjet e reja, të cilat e aprovojnë mëkatin mortor. Luftoni, të gjithë ju. Ngrihuni për çfarë është e drejtë.

Mos i lejoni ligjet, të promovuara nga Mbreti i Gënjeshtrave, t’ ju çojnë ju dhe familjet tuaja drejt një grope pa fund.

Nëse i lejoni ligjet, të cilat e ndalojnë praktikimin e fesë suaj, ju do të vuani. Shpirtrave tuaj do t'iu mungojë ushqimi dhe ju do të largoheni nga Unë.

Por nëse do e pranoni vrasjen dhe abortin dhe nuk ngriheni kundër ligësive të tilla, atëherë vendi juaj do të ndëshkohet prej Dorës së Hyjit.

Ndërsa braktisja e besimit vazhdon të përhapet kudo, kthimi në besim nga ana tjetër po shtohet dhe së shpejti këto të dyja do të ndeshen kokë më kokë.

Një përplasje e madhe do të bëhet e dukshme dhe njeriu do të ndahet nga njeriu. Vëllai kundër vëllait. Fqinji kundër fqinjit.

Do të ketë 2 kampe. Ata që e duan Hyjin dhe ata që nuk e duan.

Unë do t’ia jap çdo shpirti mundësinë që të vendosin se në cilin kamp ata dëshirojnë të bëhen pjesëtarë, me shpresën se ata do të më zgjedhin Mua, Shpëtimtarin e tyre të dashur.

Shperndaje kete Lutje
Ju dishepujt e Mi të dashur, përmes lutjeve tuaja, sidomos recitimit të Litanisë për Hirin e Imunitetit, mund të sillni më tepër shpirtra tek Unë.

Pastaj Unë do t'i rrëmbej të mirët në Gjirin Tim siç është profetizuar dhe sa hap e mbyll sytë ata do të çohen drejt sigurisë.

Premtimi Im është për të shpëtuar njerëzimin.

Por zgjedhja përfundimtare do t’i takojë secilit shpirt përmes vullnetit të tyre të lirë.

Jezusi juaj