Kerko Mesazhet ketu

Saturday 20 October 2012

Profetët e rremë janë gati tani dhe do të hidhen mbi këtë mision

E Shtunë, 22 Shtator 2012, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, Unë duhet të paralajmëroj ty për profetët e rremë që përpiqen të ndërhyjnë në këtë mision.

Shumë shpirtra të gjorë të mashtruar, që besojnë se po marrin mesazhe hyjnore, janë duke u çuar në përhumbje nga i ligu.

Ai e bën këtë duke sulmuar mbi dashurinë e tyre për Mua dhe vë në shënjestër, veçanërisht, shpirtra të shenjtë të devotshëm.

Çdo person që ju thotë së ka një mesazh nga Qielli, i cili ju udhëzon për të ndryshuar ose modifikuar një mesazh nga Unë është një gënjeshtar.

Kjo nuk është mënyra në të cilën Unë i autorizoj komunikimet nga Qielli. Të vetmet mesazhe që Unë i lejoj për t’u komunikuar nga një vizionar tek një tjetër janë ato të përkrahjes dhe të dashurisë, por vetëm kur kjo është e nevojshme.

Mesazhet e marra nga profetët e vërtetë apo shpirtrat e zgjedhur janë ose të vërteta, ose të rreme.

Nuk ka rrugë të mesme. Qielli kurrë nuk do të dërgonte një mesazh për të kundërshtuar një tjetër mesazh i marrë prej një shpirti të zgjedhur nga Qielli.

Kujdes nga profetët e rremë. Ata që nuk e kuptojnë se janë të rremë mund të shkaktojnë dëm të tmerrshëm kur ata ndërhyjnë në Fjalën Time të Shenjtë. Ti, bija Ime, nuk duhet të angazhohesh me ata që thonë se vijnë në Emrin Tim, vetëm përndryshe nëse Unë të udhëzoj.

Profetët e rremë janë gati tani dhe do të hidhen mbi këtë mision. Ju nuk duhet të angazhoheni me ata.

Të jeni vigjilentë ndaj këtyre rreziqeve, sepse më i rrezikshmi i të gjithëve do të jetë njeriu i cili do vijë dhe do të deklarojë të jemë Unë.

Nëse e lejoni veten, dishepujt e Mi, për t’u tërhequr drejt profetëve të rremë, ju do të bëheni një pre e lehtë për antikrishtin dhe profetin e tij të rremë.

Kini besim në Fjalën Time të Shenjtë. Shumë prej jush nuk munden, akoma, ta pranojnë të Vërtetën dhe ju do të debatoni me Mua, por nuk do të ketë asnjë vlerë. Sepse kritika më e madhe që ju keni ndaj Meje, është se Unë i dua të gjithë fëmijët e Hyjit, sidomos mëkatarët.

Unë i dua njësoj të gjithë. Ata prej jush që më akuzojnë Mua për favorizim të mëkatarëve, le ta dinë këtë.

Kurrë mos u përpiqni t'i ngatërroni të tjerët duke thënë se Jezusi e pranon mëkatin.

Ju e dini se kjo është një gënjeshtër. Unë e urrej mëkatin, por e dua mëkatarin.

Jezusi juaj