Kerko Mesazhet ketu

Monday 29 October 2012

Unë dëshiroj t’iu bëj thirrje të gjithë fëmijëve të Hyjit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

E Martë, 23 Tetor 2012, në 20:30

Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj t'iu bëj thirrje të gjithë fëmijëve të Hyjit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të luten për besimin e tyre.

Ashtu siç do të ndodhë edhe në vende të tjera të Krishtera, besimi juaj do të sulmohet, dhe çdo përpjekje do të bëhet për t’i fshirë të gjitha gjurmët e Mia, Jezusit tuaj.

Ju duhet të formoni sa më shumë Grupe Lutjesh që të mundeni, në mënyrë që të bashkuar përmes Zemrës Sime të Shenjtë, juve t’iu jepen hiret për t'i bërë ballë këtij persekutimi.

Besimi i Krishterë do të ndalohet, me kalimin e kohës, së bashku me fetë e tjera, që e nderojnë Atin Tim.

Ju, ndjekësit e Mi të dashur, do të mbroheni nga Qielli, por ju duhet të luteni për forcë, sepse ndryshimi i demokracisë është gati për t'u kthyer, përmbys.

Si kombi më i madh në botë që e shpall lirinë, nëpërmjet demokracisë, juve së shpejti do t'ju mohohet e drejta për të qenë të Krishterë.

Kjo e drejtë, edhe pse e mohuar juve, do të shikohet si një manovër demokratike. Këto ligje të reja, që së shpejti do të futen në kombin tuaj, do të shihen si ligje gjithëpërfshirëse, ku çdonjëri të jetë i mbrojtur, nën një fe të vetme botërore.

Këto ligje do ta fyejnë Emrin Tim të Shenjtë, por Unë nuk do t'ju braktis. Unë do t'ju jap gjithë ndihmën që ju duhet. Gjithçka që ju duhet të bëni është të më kërkoni Mua.

Unë ju shikoj dhe ju mbroj, pasi koha për përmbysjen e Kishave të Krishtera është afër.

Ato mund të mbyllen, fëmijët e Mi; t’i ndryshojnë Sakramentet e Mia, që ato të bëhen të pavlefshme; t’i dekurajojnë shërbëtorët e Mi të shenjtë dhe t'ju ngacmojnë ju, por kjo nuk do të ketë asnjë dobi. Fuqia e tyre as nuk do mund të krahasohet me thjeshtësinë e besimit tuaj, përulësinë e shpirtit dhe dashurinë për Mua, Jezusin tuaj.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti