Kerko Mesazhet ketu

Monday 8 October 2012

Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të ngritni qendra ku ju të mund të siguroni që Mesazhet e Mia të shpërndahen

E Hënë, 3 Shtator 2012, në 10:08

Bija Ime fort e dashur, ushtria është formuar dhe radhët e saj do të përhapen nëpër vendet e Krishtera sikurse edhe në ato të drejtuara prej Komunistëve.

Asnjë vend nuk do të mbetet pa u prekur nga ushtria Ime, Ushtria Ime e Mbetur.

Do të ketë strukturë brënda ushtrisë Sime me nivele të çdo lloji të krijuara për të siguruar që Misioni Im për kthimin e shpirtrave të dali me sukses.

Të gjithë ata në ushtrinë Time, pavarësisht nga roli që ata luajnë, do të kenë këtë gjë të përbashkët me njëri-tjetrin.

Ata do të më shërbejnë Mua me përulësi dhe dashuria e tyre për Mua, Jezusin e tyre, do të qëndrojë e ndezur përgjatë Misionit.

Pishtari i Flakëve, i ndezur nga Shpirti i Shenjtë, nuk do të shuhet sepse kjo është një Dhuratë e veçantë për t’i forcuar ushtarët e Mi.

Dijeni se kjo do të jetë një luftë, një luftë për ta shpëtuar racën njerëzore. Një luftë, që Ati Im do të garantojë që të fitohet në Emër të Hyjit.

Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të ngritni qendra ku ju të mund të siguroni që Mesazhet e Mia të shpërndahen në çfarëdo lloj mënyre që të mundeni.

Lutja është një pjesë e rëndësishme e qëndrave të tilla sepse kur ju ngritni grupe lutjesh ju do ta forconi fuqinë e ushtrisë Sime.

Unë do ta shtoj kthimin në besim kur më tepër grupe lutjesh të jenë ngritur në Emrin Tim të Shenjtë.

Quajini këto grupe lutjesh ‘Jezusi për Njerëzimin’ dhe ma lini Mua pjesën tjetër.

Shpirti Im i Shenjtë do t'ju mbulojë në këto grupe dhe do t'ju udhëzojë në çdo hap të udhës. Unë do t'ju jap udhëzime të tjera së shpejti.

Qëndroni në paqe. Unë jam i gëzuar që ju, dishepujt e Mi të dashur, i jeni përgjigjur Thirrjes Sime me kaq dashuri dhe besim.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/09/03/i-call-on-all-of-you-to-set-up-centres-where-you-can-ensure-that-my-messages-are-spread/