Kerko Mesazhet ketu

Saturday 20 October 2012

Nëna e Hyjit: Ka qenë parathënë, fëmija im, se në këto kohë që ju jetoni tani, zemrat e njerëzve do të ngurtësohen

E Premte, 21 Shtator 2012, në 15:05

Fëmija im, sa i shpejtë është njerëzimi për të adhuruar mbretër të rremë, zota të rremë.

Shumë njerëz në botë sot nuk mendojnë gjë tjetër veçse të zgjedhin idhuj të rremë dhe më pas nuk ndjejnë asnjë faj në zemrat e tyre kur refuzojnë Hyjin e vetëm të vërtetë.

Ka qenë parathënë, fëmija im, se në këto kohë që ju jetoni tani, zemrat e njerëzve do të ngurtësohen.

Ata do të refuzojnë madje dhe familjet e tyre për të ndjekur kënaqësitë.

Ata do t’i refuzojnë ata në varfëri dhe ata që vuajnë urie ndërsa ata praktikojnë çdo lloj vet-interesi dhe të kryejnë mëkatin e grykësisë.

Këto ditë janë mbi ju fëmijë. Ndërsa raca njerëzore endet e pashpresë, e çorientuar, ku asgjë nuk i kënaq, ata do të kapen pas çdo gjëje që ata besojnë se do t'ua mbushë boshllëkun. Ky boshllëk ekziston sepse ata nuk ndjekin të Vërtetën apo të tregojnë besnikëri ndaj Birit tim të dashur.

Jo vetëm që ata adhurojnë zota të rremë, por ata tregojnë besnikëri ndaj atyre shpirtrave të gjorë që e reklamojnë mëkatin sikur të ishte pa asnjë pasojë.

Pastaj, kur atyre iu paraqiten gënjeshtra rreth Birit tim në botën e sotshme, ata janë të shpejtë për t'i pranuar të tilla të pavërteta.

Është bërë e pranueshme që ta vësh në lojë Birin tim e megjithatë, kur doktrinat e tjera që nuk e përmbajnë të Vërtetën, kritikohen njerëzit struken nga frika. Ata nuk e kanë frikë Birin tim.

Ata nuk i tremben Hyjit të vetëm të Vërtetë sepse ata nuk e duan Atë. Zemrat e tyre janë të mbyllura.

Ata vazhdojnë të ndjekin një udhë që nuk iu sjell atyre asnjë ngushëllim. Në të kundërt, kjo udhë i lë ata të pakënaqur dhe të zbrazët.

Sa Unë lotoj kur e shikoj çoroditjen e tyre. Sa Unë lotoj për Birin tim të cilin ata e lëndojnë kaq shumë me përbuzjen e tyre. Ai që vuajti kaq shumë për ata dhe që vdiq në mënyrën më të dhimbshme. Prapë ata nuk e kuptojnë akoma domethënien e Vdekjes së Tij në Kryq.

Vetëm kur një person e pranon Jezusin, Krishtin, Mesinë e Vërtetë, atëherë ai do të gjejë paqe.

Së shpejti Biri im do t'iu paraqesë atyre provën që ata kërkojnë. Kur t'iu jetë treguar e vërteta, atyre do iu duhet që të bëjnë zgjedhjen përfundimtare.

Ata ose do të zgjedhin Birin tim dhe të Vërtetën, ose do të pranojnë gënjeshtrat e ushqyera atyre nga mashtruesi.

Lutuni fëmijë që zemrat të hapen dhe që dashuria e Birit tim t’i mundësojë të gjithë fëmijët e Hyjit ta pranojnë Dorën e Tij të Mëshirës.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit