Kerko Mesazhet ketu

Sunday 23 December 2012

Hyji Atë: Koha për ndryshim të madh, për të mirën e të gjithëve, është përmbi ju

E Enjte, 20 Dhjetor 2012, në 19:15

Bija Ime më e dashur, Unë iu bëj thirrje të gjithë fëmijëve të Mi ta mbështesin Emrin e Birit Tim të vetëm, Jezu Krishtit, dhe t'i tregojnë Atij nderin që i është akorduar Atij mes njerëzimit.

Engjëjt e Mi në Mbretërinë Time të Shenjtë, kumbojnë dhe gëzojnë për shkak të Mëshirës, e cila do t'iu dhurohet të gjithëve, përmes Birit Tim.

Kjo Dhuratë e madhe Hyjnore do të përdoret për ta mposhtur errësirën, që ka mbuluar botën. Do të jetë përmes Ndërhyrjes Sime Hyjnore që Unë do të jem në gjendje të shpëtoj pjesën më të madhe të fëmijëve të Mi.

Kjo Krishtlindje, një kohë e gëzimit të madh ndërsa ju festoni lindjen e Shpëtimtarit që Unë i dhashë botës, është një pikë kthese në historinë e racës njerëzore.

Si Ati juaj, Unë ju bekoj të gjithëve dhe e jap, me një dhembshuri të thellë, këtë Dhuratë të madhe të Mëshirës. Unë ju mbledh ju, të gjithë Krijimin Tim, me qëllim që t'ju pastroj nga çdo dyshim, çdo mëkat dhe çdo blasfemi kundër Ligjeve të Mbretërisë Sime.

Ky pastrim i madh i tokës do të marrë njëfarë kohe, por Unë do t'i nxitoj këto kohë të persekutimit.

Vuajtjet tuaja, prej duarve të qeverive të korruptuara, që nuk i pranojnë Ligjet e Mia, do të jenë të vështira por nuk do të zgjasin tepër gjatë.

Unë do t'i jap gjithë armiqve të Mi kohë për t'i hapur sytë ndaj të Vërtetës së Parajsës së lavdishme që Unë kam pritur për t'ia zbuluar botës.

Gëzoni. Lavdërojeni Birin Tim, sepse është për shkak të Tij, që Unë e prezantoj Parajsën e Re ku Mbretëria, e premtuar Atij nga Unë, do të zhvillohet.

Koha për ndryshim të madh, për të mirën e të gjithëve, është përmbi ju.

Fuqia Ime do të tregohet me të gjithë forcën dhe lavdinë e saj që bota ta dëshmojë.

Unë Jam Fillimi. Unë Jam Mbarimi. Mbretëria Ime e Re, Parajsa e Re, do ta zëvendësojë më në fund të vjetrën. Toka ishte e njollosur prej mëkatit të Adamit dhe të Evës.

Krijimi i përkryer i njeriut ishte shkatërruar kur mëkati i solli fundin Dhuratës së pavdekësisë. Së shpejti Unë do të ndryshoj gjithçka që ishte shkatërruar nga ndotja e shkaktuar prej Satanit dhe djajve të tij. Ata nuk do të jenë më zotërinjtë e tundimit.

Unë tani do ta dërgoj Birin Tim për të deklaruar Fronin, që ishte krijuar për Të.

Beteja për këtë Fron është e ashpër, por Fuqia Ime triumfon dhe çdo mrekulli do të përdoret për ta sjellë Familjen Time të sigurtë në Zemrën Hyjnore dhe të Shenjtë të Birit Tim.

Ju, fëmijët e Mi, jeni të humbur dhe në dhimbje. Tani Unë e dërgoj Birin Tim për të filluar procesin për t’ju marrë në shtëpinë që ju takon.

Unë ju dua, fëmijët e Mi tejet të dashur. Unë kurrë nuk ju kam braktisur, megjithatë ju mund të faleni nëse e keni besuar këtë.

Ju tani jeni duke u thirrur. Asnjë njeri nuk do të përjashtohet nga ky lajmërim nga Qielli.

Lutuni, fëmijë, që të gjithë t’i përgjigjen Mëshirës së Birit Tim.

Ati juaj i dashur
Hyji Më i Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/20/god-the-father-the-time-for-great-change-for-the-good-of-all-is-upon-you/