Kerko Mesazhet ketu

Saturday 29 December 2012

Hyji Atë: Së shpejti, një Dritë e re, një diell i ri, do të duket

E Enjte, 27 Dhjetor 2012, në 18:20

Bija Ime më e dashur, ky është një Mesazh i shprese të madhe për gjithë fëmijët e Mi.

Koha për ndryshimet, ashtu si është parathënë, kur toka do të kthehet; planetet do të ndryshojnë dhe klima nuk do të jetë më e parashikueshme, është përmbi ju.

Fuqia Ime e Madhe është tani duke u manifestuar në Qiell, ashtu si dhe mbi tokë, ndërsa Unë e udhëheq betejën kundër armiqve të Mi. Satani dhe djajtë e tij janë duke u mundur, por ata kanë vendosur një mbrojtje të tmerrshme. Bashkë me ta, ata i tërheqin fëmijët e Mi të gjorë, zemrat e të cilëve janë të mbushura me ambicie politike dhe materialiste, në kryerjen e një roli, ndërsa po përpiqen t’i kryqëzojnë fëmijët e Mi.

Njeriu është i dobët. Njeriu joshet lehtë. Për shkak të verbërisë së tij ndaj të Vërtetës, të dhënë nga Unë, që nga fillimi i Krijimit, njeriu beson në gënjeshtra. Ai i beson gënjeshtrat të vjella nga i ligu, sepse ai është i tërhequr prej premtimeve të pushtetit dhe kënaqësisë.

Fëmijët e Mi duhet ta njohin Dritën e lavdishme dhe të shkëlqyeshme të Mbretërisë Sime. Ti, bija Ime, e ke parë këtë Dritë dhe ti e di se sa e fuqishme është ajo. Ti e njeh Fuqinë e Hyjit, dhe se si të mbështjell ty. A mund ta imagjinosh se si do të jetë kur Parajsa Ime e Re të zbulohet? Ti, bija Ime, ke parë vetëm një pjesë të vogël të kësaj Drite të lavdishme dhe vezulluese.

Është e rëndësishme ta mirëprisni Dritën e Birit Tim në zemrat tuaja. Kur ju ta ftoni Atë që t'ju shpëtojë, dhe t'ju marrë në Zemrën e Tij të Shenjtë, ju do ta ndjeni këtë Dritë.

Drita e Agimit të Ri – Epoka e Re – me ngadalë, por me siguri të plotë do ta ndriçoj botën. Së shpejti, një Dritë e re, një diell i ri, do të duket. Do të jetë më i madh dhe do të jetë shkaku i shumë mrekullive.

Kjo është një Shenjë e Fuqisë dhe Madhështisë Sime. Do të jetë një mrekulli dhe do të vërtetojë se njeriu nuk e kupton plotësisht sekretin e Krijimit.

Vetëm Unë, Hyji Krijuesi i Universit, komandoj gjithçka që është. Gjithçka që do të jetë. Gjithçka që mund të jetë. Asnjë njeri, asnjë shkencëtar, nuk mund t'i zgjidhë këto sekrete tejet të shenjta, sepse njeriu nuk mund t’i kuptojë në këtë kohë.

Mrekullitë e Krijimit Tim, dhe forca e Pushtetit Tim, do t'i tregohen botës. Asnjë njeri të mos bëjë gabim të besojë se Satani dhe ndjekësit e tij të ligj, kanë ndonjë pushtet për t'ju sjellë mrekullitë që Unë i kam Krijuar për secilën nga krijesat. Unë kam premtuar se do ta zbuloj të Vërtetën në mënyrë që ju, fëmijët e Mi, të mund t’i hiqni rrjetat që ju kan
ë mbuluar sytë.

Kur të vijë Dita që e Vërteta të pranohet plotësisht nga ju, Unë do t'ju dhuroj pasuritë më të shkëlqyera, hiret dhe një jetë që ju kurrë nuk mund ta merrnit me mend, sepse ajo është përtej imagjinatës suaj.

Unë jam i lumtur t'jua jap këtë Mesazh shprese sot. Unë shpresoj që ai t’ju sjellë shumë lumturi dhe paqe.

Premtimi Im, për t'ju sjellë në trashëgiminë tuaj përfundimtare, ka për t’u bërë një realitet, së shpejti.

Ati juaj i Dashur