Kerko Mesazhet ketu

Friday 14 December 2012

Arsyetimi njerëzor është i pakuptimtë kur ju përpiqeni ta përcaktoni Jetën e Përjetshme

E Martë, 11 Dhjetor 2012, në 23:16

Bija Ime fort e dashur, ndërsa celebrohet Koha e Ardhjes, Unë i bëj thirrje dishepujve të Mi besnikë që t’i kujtojnë të tjerët për rëndësinë e lindjes Sime në tokë.

Lindja Ime vërtetoi Dashurinë e pashtershme, të cilën Ati Im e ka për fëmijët e Tij. Ai me dëshirë më sakrifikoi Mua, Qengjin e Hyjit, që secili prej jush të mund të ketë jetën e përjetshme. Kjo Dhuratë, e cila shkaktoi dhimbje dhe vuajtje të tmerrshme për të gjithë ata pranë Meje, iu ishte dhënë njerëzimit me Gëzim.

Kjo ishte e vetmja mënyrë për ta shpenguar njerëzimin nga dëshpërimi që i priste. Emri Im, Prania Ime është e njohur për të gjithë, por pak vetë nëpër botë besojnë me të vërtetë në Ekzistencën Time. Vdekja Ime në Kryq, një Kryqëzim kaq i egër dhe i dhunshëm, madje edhe për standardet e përdorura për kriminelët e asaj kohe, ju sjell ju lirinë – madje edhe sot.

Secilit prej jush, prej virtytit të lindjes suaj, i është dhënë çelësi drejt lirisë, për në Jetën e Përjetshme në Parajsën Time të Lavdishme. Shumë prej jush nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë kjo. Kjo është për shkak të presionit në të cilin ju jeni për të më mohuar Mua në publik. Sa prej jush kanë frikë të thonë se besojnë tek Unë? Nëse do t'ju kërkohej që ta deklaronit besimin tuaj hapur, a do të qëndronit me Mua dhe ta tregonit besnikërinë tuaj ndaj Meje?

Shumë prej jush thoni se ju nuk më njihni Mua, por që e besoni se Unë Ekzistoj. Ju besoni se ka një jetë pas kohës mbi Tokë, e cila ju është akorduar nga Ati Im. A nuk e dini se nëse ju ma keni kthyer Mua shpinën, ju ia mohoni vetes suaj të drejtën për në Mbretërinë Time?

Arsyetimi njerëzor është i pakuptimtë kur ju përpiqeni ta përcaktoni Jetën e Përjetshme, sepse juve nuk ju është dhënë njohuria e nevojshme për të ditur Misteret e Krijimit të Atit Tim. Megjithatë juve ju është dhënë Fjala Ime përmes Mësimeve të Mia, e cila është gjithçka që ju duhet për t’u pranuar nga Unë në një jetë të paqes, dashurisë dhe lumturisë së përjetshme. Kjo jetë e re është e juaja dhe për shkak të Dashurisë së Hyjit ajo është atje për ju, duke pritur, nëse ju vetëm do t'i përgjigjeshit Thirrjes Sime.

Unë, Jezusi juaj i dashur, Shpëtimtari dhe Mbreti juaj, tani po përgatitem për ta paraqitur Veten Time tek ju kur Unë të vij për t'ju shpëtuar të gjithëve ju.

Dashuria Ime është e pranishme tek secili prej jush. Shikoni brenda jush dhe më kërkoni Mua që ta ndez zjarrin e dashurisë, që ju nevojitet, ashtu si oksigjeni, për të jetuar në këtë Parajsë të Re.

Nuk është për t’u patur frikë. Ju duhet të më mirëprisni Mua, sepse Unë Jam duke ardhur për t'ju sjellë lumturinë e përjetshme. Unë ju bëj thirrje që ta pranoni Ardhjen Time të Dytë me gëzim në zemrat tuaja.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/11/human-reasoning-is-meaningless-when-you-try-to-define-eternal-life/