Kerko Mesazhet ketu

Sunday 2 December 2012

Ata që ndjekin Ligjet e Hyjit do të konsiderohen si të djallëzuar dhe do të kërkohen

E Diel, 25 Nëntor 2012, në 18:45

Bija Ime fort e dashur, dishepujt e Mi duhet ta kuptojnë se vështirësitë që ata i durojnë, në Emrin Tim, vetëm do t'i bëjnë ata më të fortë.

Për të gjithë ndjekësit e këtyre mesazheve të Shenjta, ju kurrë nuk duhet t’i lejoni sulmet e të tjerëve që t'ju rrëzojnë.

Madje edhe kur ta bëjnë, kur ata t’ju shkelin dhe pastaj t’ju godasin ndërsa jeni përtokë të pambrojtur, dijeni se Unë atëherë do t'ju ngreh lart. Ju, për çdo herë, do të bëheni më të fortë dhe pastaj frika juaj do të pakësohet.

Lutuni për ata njerëz sepse nuk është faji i tyre. Ata janë duke u përdorur nga mashtruesi për t'ju larguar ju nga ky Mision.

Tani juve duhet t'ju tregohet se Mëshira Ime shumë shpejt do ta pastrojë njerëzimin si një flakë zjarri dhe ajo do të përfshijë shpirtin e çdo njeriu. Kur kjo të ndodhë, bota do të kthehet në një vend më të qetë. Shumë njerëz do të kthehen në besim dhe kjo është e mirë. Por si një stuhi gjatë natës, antikrishti do të vijë dhe do ta shkatërrojë këtë ndjesi paqeje.

Ai do të ndërhyj në jetët e njerëzve, edhe pse ata nuk do ta vënë re në fillim. Ai do të bëhet një udhëheqës botëror shumë i fuqishëm dhe ju kurrë nuk duhet ta shikoni atë në sy. Ulini sytë poshtë. Vendoseni besimin tuaj tek Unë dhe lutuni që ata të cilët ai i infekton të mund të shëlbohen.

Ashtu siç ndodh me çdo stuhi që ju e dini se po vjen, ju duhet të përgatiteni mirë. Mos lini asnjë pjesë të shtëpisë suaj pa mbrojtje. Ulini qepenat. Izolojeni veten dhe familjen tuaj nga dëmi. Këtij njeriu i janë dhënë shumë fuqi prej bishës, prandaj ju duhet ta mbroni veten prej tij, ose përndryshe ai do të jetë përgjegjës për t’ju bërë që ta njollosni shpirtin tuaj.

Ligësia e tij do të jetë e fshehur me kujdes nga ju, dhe nëse nuk jeni të përgatitur, ju mund të bini në kurthin e tij.

Beteja mes të mirës dhe të ligës do të ndodhë si mbi tokë dhe jashtë saj, e gjitha në të njëjtën kohë.

Problemi me këtë luftë është se ata që mbajnë anën e antikrishtit dhe të profetit të rremë do të duken sikur po bëjnë të mira të mëdha në botë.

Ata që ndjekin Ligjet e Hyjit do të konsiderohen si të djallëzuar dhe do të kërkohen.

Streha Ime është ajo ku juve ju nevojitet të fshiheni. Zemra Ime e Shenjtë, me çdo pikë të Gjakut Tim, do të zbrazet përmbi ju për t'ju mbrojtur.

Kurrë mos u ndjeni të demoralizuar. Kurrë mos u ndjeni vetëm. Unë ju kam bashkuar të gjithëve ju së bashku përmes këtij dhe misioneve të tjera. Me kalimin e kohës, të gjithë ata të cilët i ndjekin udhëzimet që Unë i jap përmes të gjithë profetëve dhe vizionarëve të vërtetë, do të ndihmojnë në shpëtimin e miliarda shpirtrave.

Madje dhe 20 milion prej jush, përmes këmbënguljes, sprovave, vuajtjeve dhe lutjeve tuaja mund të shpëtojnë shumicën e njerëzimit.

Ky është premtimi Im për ju.

Lutuni, lutuni, lutuni për të gjithë vëllezërit dhe motrat tuaja. Sepse të bashkuar, ne të gjithë do të bëhemi pjesë e Mbretërisë Sime të Re dhe gjithçka do të jetë mirë.

Sidoqoftë, të mos keni asnjë dyshim se shumë punë duhet të bëhet për ta kthyer në besim racën njerëzore.

Nuk do të jetë e lehtë, por fuqia dhe hiret, që Unë do t'i akordoj këtij Misioni, do të sigurojnë që Vullneti i Shenjtë i Atit Tim të mund të kryhet ashtu siç duhet.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/11/25/those-who-follow-the-laws-of-god-will-be-demonised-and-sought-out/