Kerko Mesazhet ketu

Thursday 27 December 2012

Njësia e familjes, dhe shkatërrimi i saj, do të jenë në rrënjë të çdo gjëje

E Diel, 23 Dhjetor 2012, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, shumë prej atyre shërbëtorëve të Mi të shenjtë, kanë për t’u përballur me një sfidë të tmerrshme. Kjo do të jetë ajo që do t'i bindi ata për të marrë njërën prej dy udhëve të ndara. Do të varet nga secili prej tyre, sipas vullnetit të tyre të lirë, se cilën udhë ata duhet të zgjedhin. Sepse paturpësia do të bëhet e njohur së shpejti.

Shumë prej shërbëtorëve të Mi të shenjtë nuk do të jenë menjëherë të vetëdijshëm se çfarë po ndodh. Do të jetë vetëm kur ata të lexojnë letra, të dhëna nga ata në vendet e larta, që ata do të gjejnë vështirësi.

Ata që i përmbahen Fjalën Sime të Shenjtë, që i është dhënë njerëzimit përmes Dhuratës së Biblës së Shenjtë, do të sfidohen dhe do të nxiten që të pranojnë ndryshime. Këto ndryshime do t'iu jepen atyre dhe do të pritet prej tyre që t'i përtypin ato, dhe t'i pranojnë ato si e Vërteta. Ato përmblidhen në një gjë. Ato do t’i nxisin ata shërbëtorë të Mi të Shenjtë që të pranojnë tolerancën e mëkatit.

Atyre do t'iu thuhet se Hyji është një Hyj përherë i mëshirshëm dhe se Ai e do gjithsecilin. Kjo pjesë është e vërtetë. Por pastaj, ata do të udhëzohen për t'i pranuar dhe lejuar ligjet, të cilat janë një paturpësi në Sytë e Mi. Njësia e familjes, dhe shkatërrimi i saj, do të jenë në rrënjë të çdo gjëje.

Të tjerëve do t’iu kërkohet që të pranojnë një lloj të ri ceremonie, e cila do ta zëvendësojë Meshën dhe Praninë e Eukaristisë Sime të Shenjtë.

Kjo do të konsiderohet si një lëvizje gjithë-përfshirëse për t’i bashkuar të gjithë të Krishterët dhe fetë e tjera në një. Ky do të jetë fillimi i mbarimit.

Dita kur Sakrificat ditore të Meshës të ndërpriten, do të jetë fillimi që të gjitha ngjarjet të shpalosen, ashtu siç i ishte parathënë Gjoni Ungjilltarit. Kjo do të jetë koha e ngritjes së bishës dhe ndikimi i tij do të jetë i madh. Ai do t’i fitojë zemrat dhe shpirtrat e shumë priftërinjve. Qëllimi i tij është që t’i ndalojë të gjitha Meshat dhe ta përdhosë Eukaristinë e Shenjtë.

Ai tashmë e bën këtë përmes meshave të zeza, të mbajtura në shumë Kisha Katolike. Bërthama e shërbëtorëve të pabesë po intrigon kundër Kishës Sime dhe ata do të çojnë shumë vetë në udhë të gabuar.

Jini vigjilentë. Hapini sytë dhe më kërkoni Mua për forcën që do t'ju duhet, për të qëndruar në këmbë kundër këtij plani të turpshëm dhe të lig.

Kjo betejë brenda Kishës Sime në tokë do të jetë e ashpër. Prifti kundër priftit. Peshkopi kundër Peshkopit. Kardinali kundër Kardinalit.

Lë të dihet për ata në mesin tuaj, shërbëtorë të Mi të shenjtë, që më njihni dhe më doni Mua, se Unë do t'ju udhëheq. Unë do t'ju drejtoj. Unë do t'ju jap forcën për t’u përballur me armiqtë e Hyjit. Ju nuk jeni vetëm.

Ju kurrë nuk duhet t’i dëgjoni gënjeshtrat, të dhëna apo të paraqitura tek ju, në Emrin Tim Të Shenjtë. Vetëm ju e njihni të Vërtetën në zemrat tuaja. Dëgjojeni zemrën tuaj. Qëndroni besnikë ndaj gjithçka që ju është thënë se është Ligji i Hyjit.

Nëse ju paraqitet ndonjë gjë, që duket se është në kundërshtim me Mësimet e Mia, atëherë ju duhet t'i ktheni shpinën.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/23/the-family-unit-and-the-destruction-of-it-will-be-at-the-root-of-everything/