Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 25 December 2012

Fjala Ime do të jetë si një shpatë, e cila do të presë përmes konfuzionit dhe gënjeshtrave

E Premte, 21 Dhjetor 2012, në 22:50

Bija Ime fort e dashur, koha që Mësimet e Mia dhe Mesazhet e Mia të Shenjta të përhapen në çdo skaj të botës, është tani.

Unë do të bëj të sigurt që Libri i së Vërtetës, i premtuar botës, të jetë gati në çdo komb dhe në çdo gjuhë.

Dishepujt e Mi dhe Shërbëtorët e Mi të Shenjtë do të predikojnë nga të katër anët e tokës.

Miliarda vetë do ta ndjekin Fjalën Time dhe shumë, më në fund, do të lexojnë Ungjillin e Shenjtë.

Libri i Atit Tim, Bibla e Shenjtë, do të rivizitohet dhe Fjala Ime do të lexohet përsëri.

Tani, Mesazhet e Mia sot, të përmbajtura në Librin e së Vërtetës do të jenë ushqimi, i cili do t'i jepet fëmijëve të Hyjit atëherë kur do të quhet e paligjshme të lexohet Fjala e Shenjtë e Hyjit në të ardhmen.

Ju, dishepujt e Mi, duhet t’i ktheni në besim ata që nuk më njohin Mua. Nëse ata nuk e dinë se Kush Jam Unë, ata nuk mund të përgatiten ashtu si duhet për Mbretërinë Time të Re.

Fjala Ime do të jetë si një shpatë, e cila do të presë përmes rrëmujës dhe gënjeshtrave. Ajo do t’i prekë mendjet, zemrat dhe shpirtrat e të gjithëve.

Disa do të marrin pak kohë për ta përtypur Fjalën Time, por pjesa më e madhe e popullsisë botërore do ta pranojë të Vërtetën, kur ajo t'iu jetë dhënë.

Ju lutem të luteni për kurajon, forcën dhe vullnetin për të bërë atë që Unë kërkoj prej jush. Kujtojini ata se Unë dhashë jetën për ta. Tregoji atyre se koha që Unë të vij përsëri është afër. Ngushëllojini ata duke i treguar atyre Dhuratën e madhe të Parajsës së Re që Unë kam për të zbuluar.

Tregojini atyre se Unë Jam duke ardhur për t'i shpëtuar ata dhe për t'i dhënë fund vuajtjeve të tyre.

Jezusi juaj