Kerko Mesazhet ketu

Friday 21 December 2012

Flakët e Mia të Mëshirës, si Gjuhë të Zjarrta, do të zbresin mbi çdo shpirt së shpejti

E Martë, 18 Dhjetor 2012, në 19:30

Bija Ime fort e dashur, është koha për secilin nga ndjekësit e Mi që ta kuptojë se Mëshira Ime duhet të pranohet pa frikë.

Unë nuk po vij për t’i lënduar apo gjykuar fëmijët e Hyjit gjatë Paralajmërimit. Unë vij vetëm për t’i përgatitur ata duke ua zbuluar të vërtetën në zemrat e tyre.

Vetëm duke besuar në Dashurinë dhe Hyjninë Time ju mund të ndjeni gëzim dhe paqe të vërtetë. Nëse e lejoni frikën t'jua mbërthejë zemrën, ju nuk do të jeni në gjendje që ta pranoni Dhuratën Time. Gëzohuni, sepse Unë ju dua të gjithëve ju.

Koha për të festuar Lindjen Time është e rëndësishme, meqenëse gjithmonë e më pak kombe e tolerojnë Emrin Tim. Kur ju festoni Lindjen Time, ju pranoni vetë shpëtimin tuaj.

Unë ju kam dhënë juve Dhuratën e Lirisë. Tani ndajeni të Vërtetën me të tjerët pa frikë në zemrat tuaja.

Kur të vijë koha për të gjithë botën që ta dëshmojë ngjarjen publike të Ardhjes Sime të Dytë, ju do të pendoheni që nuk e keni përhapur Fjalën Time tek shpirtrat e humbur.

Ju lutem t'i përgatisni zemrat dhe shpirtrat tuaj që ato të mund të pastrohen në pritje të Premtimit Tim për të ardhur përsëri.

Përdoreni këtë kohë në lutje. Kalojeni kohën me familjen dhe ata që janë pranë jush. Ndihmojini ata që janë të trazuar në trup dhe në shpirt.

Flakët e Mia të Mëshirës, si Gjuhë të Zjarrta, do të zbresin mbi çdo shpirt së shpejti. Ju nuk duhet të ndaloni nga frika apo të shqetësoheni. Gjithçka që Unë kërkoj është që ju të jeni të përgatitur në çdo kohë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/18/my-flames-of-mercy-like-tongues-of-fire-will-descend-on-every-soul-soon/