Kerko Mesazhet ketu

Friday 21 December 2012

Fuqia e vdekjes përmbi njerëzimin do të mposhtet përfundimisht

E Hënë, 17 Dhjetor 2012, në 12:15

Bija Ime fort e dashur, dita që Unë të vij për të deklaruar Trashëgiminë Time, që më është premtuar Mua nga Ati Im, do të jetë e papritur.

Ndërsa Unë e përgatis të gjithë njerëzimin për këtë ngjarje të madhe, ajo ditë do të vijë papritmas. Koha që bisha të hidhet në greminë është afër, dhe pastaj dymbëdhjetë kombet do të gëzojnë në paqe dhe bashkësi.

Gjatë kësaj kohe shenjtërit në Qiell, dhe të gjithë ata që vdiqën në Favorin Tim, do të ngrihen me të drejtët që do t'i mbijetojnë Mundimit të madh. Të gjithë do të ringjallen dhe do t'iu jepet Dhurata e trupit të përkryer, që do ta mposhtë vdekjen e njohur nga njerëzimi që nga mëkati i Adamit. Ata do të gëzojnë paqe dhe prosperitet nën Mbretërimin Tim Shpirtëror deri kur Mbretëria Ime t'i dorëzohet Atit Tim.

Kjo do të jetë ringjallja e parë dhe do të pasohet nga një mbretërim 1000 vjeçar me harmoni të përkryer sipas Vullnetit Hyjnor të Atit Tim.

Gjatë kësaj kohe, mëkatarët që më mohuan Mua do të vuajnë. Ringjallja e Dytë nuk është e njohur për njerëzimin, as edhe detajet nuk i janë zbuluar ndonjërit përveç profetëve Daniel dhe Gjon Ungjilltarit.

Këto sekrete do të zbulohen, në kohën e vet, sepse ato nuk janë për t'u ditur prej jush tani.

Fuqia e Hyjit do të shfaqet kur beteja për të shpëtuar shpirtrat do të arrijë sukses. Fuqia e vdekjes përmbi njerëzimin do të mposhtet përfundimisht. Ky është Premtimi Im. Unë do t'i përmbush profecitë e caktuara nga Ati Im.

Ata mes jush që janë të çorientuar, të mos kenë frikë. Gjithçka është tani në Duart e Mia të Shenjta, por të jeni të sigurt se gjithçka që ka rëndësi është falja e mëkatit. Kjo do të jetë kur të gjithë ju të më kërkoni Mua Dhuratën e Shëlbimit. Kaq e thjeshtë është.

Dashuria juaj për Mua do të japë Dhuratën e Jetës. Vdekja, ashtu si ju e njihni atë, nuk do të ketë më asnjë kontroll apo mbërthim ndaj jush. E ardhmja juaj është diçka për t’u mirëpritur me gëzim në zemrat tuaja, sepse është Dhurata më e madhe e Hyjit dhe vetëm ata shpirtra që e meritojnë do ta marrin një pasuri të tillë. Qëndroni në paqe. Kini besim tek Unë. M
ë doni Mua. Kjo është gjithçka që ka rëndësi.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/17/the-power-of-death-over-humanity-will-be-defeated-finally/