Kerko Mesazhet ketu

Thursday 6 December 2012

Kur liria për të folur të hiqet, e Vërteta është fshehur

E Premte, 30 Nëntor 2012, në 15:55

Bija Ime fort e dashur, kur liria e kombeve, që i lejon ata të flasin pa pranga të mbarojë, atëherë profecitë kanë për t’u zbuluar.

Në Mesazhin Tim për ty në 1 Janar 2011, Unë të tregova se zëri i njerëzve përmes medias do të fshihej nga njerëzimi dhe do të hiqej.

Kur zëri i lirë i medias është heshtur, atëherë ju e kuptoni se po jetoni në një diktaturë.

Shumë ndryshime po imponohen përmbi kombet përmes kontrollit të medias. Kur liria për të folur të  hiqet, e Vërteta është fshehur. Më pas komb pas kombi do të ushqehen me gënjeshtra të diktuara nga paganët.

Libri i së Vërtetës po i jepet botës në mënyrë që njerëzimi të mund ta ndjejë Dashurinë e Hyjit dhe të jetë i udhëzuar drejt të Vërtetës që të mund të gjejë lirinë.

Liria për të bërë zgjedhjet tuaja, po ju hiqet nga grupi i elitës. Ju jeni si qengjat që po çohen në thertore dhe shumë prej jush do të shkojnë në udhë të gabuar dhe do të bëhen të verbër ndaj të Vërtetës.

Liria është një Dhuratë që i është dhënë çdo njeriu nga Hyji, i Cili e respekton vullnetin e lirë të fëmijëve të Tij.

Përmes vullnetit tuaj të lirë ju do të bëni shumë zgjedhje: disa nga këto zgjedhje do ta bëjnë Atin Tim të pakënaqur dhe, prapëseprapë, Ai kurrë nuk ndërhyn me vullnetin tuaj të lirë, sepse Ai nuk mundet dhe nuk do ta heqë atë ndonjëherë nga ju.

Skllevërit e Satanit do ta sulmojnë gjithmonë vullnetin tuaj të lirë. Ata e bëjnë këtë duke i tunduar shtetet të heqin lirinë e atyre mbi të cilët ata qeverisin. Ata e bëjnë këtë për shumë arsye.

Një arsye është që t'ju kthejnë juve në skllevër për përfitimin e tyre vetjak. E dyta është që të kontrollojnë rritjen e popullsisë së tyre. Arsyeja e tretë është që të zhdukin të gjitha gjurmët e Hyjit.

Që nga Vdekja Ime në Kryq, ky plan është dëshmuar në shumë vende. Por bota perëndimore ia arriti të qëndronte sa më e lirë nga diktatura sa të ishte e mundur. Kjo tani do të ndryshojë komplet.

Çdo shtet do të kontrollohet nga një tjetër. Ata do të luftojnë mes njëri-tjetrit për pushtet. Shumë shtete do të fillojnë të fusin ligje, që do të rezultojnë në komunizëm.

Pastaj do të vijë një kohë kur Dragoi i Kuq dhe Ariu do t’i kontrollojnë të gjitha, por shumë njerëz nuk do ta kuptojnë këtë, sepse shumë nga kjo diktaturë do të jetë e fshehur nga sytë e publikut.

Dijeni këtë. Kur përpjekjet për ta zhdukur Emrin e Hyjit të zënë rrënjë, dhe ju të bëheni skllevër të gënjeshtrave, atëherë Dora e Atit Tim do të godasë.

Një e treta e botës do të fshihet dhe Ndërhyrja Hyjnore do të vazhdojë deri ditën e fundit.

Për t’i parandaluar ligjet djallëzore, që do të futen në vendet tuaja, ku e Vërteta do të fshihet nga ju, duhet të thoni këtë Lutje të Kryqëzatës (87) për të mbrojtur kombet nga i ligu.

Lutja e Kryqëzatës (87) Mbroje kombin tonë nga i ligu

O Atë, në emër të Birit Tënd, na shpëto nga komunizmi.
Na shpëto nga diktatura.
Mbroje kombin tonë nga paganizmi. 
Shpëtoji fëmijët tanë nga e keqja.
Na ndihmo të shohim Dritën e Hyjit.
Hapi zemrat tona ndaj Mësimeve të Birit Tënd.
Ndihmoji të gjitha Kishat të qëndrojnë të vërteta ndaj Fjalës së Hyjit.
Ne të lutemi Ty t’i mbrosh kombet tona nga persekutimi.
Zoti Më i Dashur, shiko përmbi ne me Mëshirë, pavarësisht se sa të fyejmë Ty.
Jezus, Biri i Njeriut, na mbulo me Gjakun Tënd të Çmuar.
Na shpëto nga kurthet e të ligut.
Ne të lutemi Ty, Hyj i dashur, të ndërhysh dhe ta ndalosh të ligun të pushtojë botën në këtë kohë. Amen.


Lutuni, lutuni, lutuni sepse Zemra e Atit Tim është e thyer për shkak të shpejtësisë me të cilën ligjet mëkatare po sillen para çdo kombi të botës në këtë kohë në tokë.

Shpresoni, lutuni dhe kini besim tek Unë që ky shkatërrim të mund të dobësohet.

Lutuni që sa më shumë prej fëmijëve të Hyjit të jetë e mundur t'i mbajnë sytë e tyre të hapur në çdo kohë dhe që ata të mbeten besnikë ndaj të Vërtetës së Mësimeve të Mia.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/11/30/when-the-freedom-to-speak-is-taken-away-the-truth-is-hidden/