Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 11 December 2012

Paralajmërimi do t’i pastrojë fëmijët e Hyjit në përgatitjen për Ardhjen Time të Dytë

E Shtunë, 8 Dhjetor 2012, në 11:40

Bija Ime fort e dashur, ashtu si Ati Im e përgatiti botën për Ardhjen Time të Parë, po ashtu Ai tani po i përgatit fëmijët e Tij për Ardhjen Time të Dytë.

I gjithë Qielli gëzoi kur Unë u linda, sepse ata e dinin se Unë u dërgova për ta shpëtuar njerëzimin nga mallkimi i përjetshëm. Tani Hierarkia e të gjithë engjëjve dhe të gjithë shenjtërve gëzon, sepse tani përgatitjet janë gati për ta përgatitur botën që të më mirëpresë Mua, Jezu Krishtin, Birin e Njeriut edhe njëherë përsëri.

Vetëm Ati Im i di datat por Unë mund t'ju tregoj se ajo do të ndodhë jo shumë gjatë pasi që Paralajmërimi të ketë ndodhur.

Kjo është koha që Ati Im e ka pritur me durim. Më në fund Ai mund ta hedhë në humnerë bishën dhe djajtë e tij, të cilët ecin në tokë duke i torturuar fëmijët e Tij.

Paralajmërimi do t'i pastrojë fëmijët e Hyjit në përgatitjen për Ardhjen Time të Dytë.

Ai është i nevojsh
ëm sepse do të thotë që shumë njerëz tani do të kërkojnë falje për mëkatet e tyre; të cilët përndryshe nuk do ta kishin bërë këtë.

Tërmetet, stuhitë, përmbytjet dhe moti jo sipas stinëve do të kombinohen për ta pastruar tokën nga helmi. Toka, deti dhe ajri gjithashtu do të pastrohen në gatishmëri për Parajsën e Re, kur Qielli dhe Toka do të bashkohen në një.

Gjithçka është organizuar me kujdes, sipas Planeve Hyjnore të Atit Tim. Fare pak dihet mes njerëzve për Ligjet Hyjnore, të cilat e qeverisin Mbretërinë e Atit Tim mbi tokë dhe në Qiej.

Shumë gjëra ju kanë qenë mësuar, përmes profetëve dhe përmes Mësimeve të Mia. Prapë shumë mbetet një mister për ju. Kur misteret t'ju jenë treguar, në kohën e vet, ju atëherë do ta kuptoni arsyen e vuajtjes njerëzore.

Shumë prej juve shkollarëve të ditur të Hyjit i p
ërmbaheni, për sa më mirë të mundeni, Ligjeve të caktuara nga Unë.

Dijeni pra se Dashuria që Hyji e ka për fëmijët e Tij e tejkalon çdo arsye teologjike.

E njëjta gjë vlen për shpirtrat e thjeshtë që ndjejnë një dashuri të vërtetë, pa e analizuar pse, për Mua Jezusin e tyre të dashur.

Duke besuar tek Unë, dhe duke pranuar që Dashuria Ime është e Mëshirshme dhe e Durueshme, atëherë dijeni se Unë do t'i përmbush Premtimet e bëra nga Ati Im.

Vullneti i Tij Hyjnor do të kryhet më në fund. Vetëm Vullneti i Tij mund të sigurojë paqe mes fëmijëve të Tij. Ky vullnet do të manifestohet në mënyrë që i gjithë Krijimi i Tij ta dojë Atë, ta pranojë Dashurinë e Tij dhe Dhuratat, qe Ai dëshiron t’i vërshojë përmbi fëmijët e Tij.

Bota ka parë vetëm një grimcë të mrekullive të krijuara nga Ati Im.

Fëmijët e Tij duhet akoma ta dëshmojnë Lavdinë e Vërtetë të Mbretërisë së Tij që ka qenë duke pritur për ta.

Pas shumë dhimbjesh dhe vuajtjesh, të shkaktuara nga urrejtja e mbjellë mbi tokë prej engjëjve të rënë, të udhëhequr nga Satani, gjithçka tani do të zgjidhet.

Beteja përfundimtare do të shohë shkatërrimin e të ligut të kryhet përfundimisht.

Paralajmërimi është një Mrekulli, e lejuar prej Atit Tim, për të siguruar që sa më shumë prej fëmijëve të Tij të jetë e mundur, të mund të hyjnë në Mbretërinë Time të Re.

Për shkak të braktisjes së besimit dhe të gabimeve doktrinore, të përhapura nga shërbëtorë të shenjtë të gënjyer, në katër dekadat e fundit, kjo është e vetmja mënyrë për ta bashkuar njerëzimin shpejt.

Madhësia e popullsisë së botës në këtë kohë do të thotë se miliarda mund të shpëtohen përmes kësaj Mrekullie të Ndriçimit të Ndërgjegjes.

Ndërsa koha hyn tani për në Mundimin e Madh, Unë, Qengji i Hyjit, do t’i zbuloj botës kuptimin e vërtetë të përmbajtjes së Vulave, të dhëna Gjonit.

Libri i së Vërtetës është Fjala e Hyjit, e dhënë tashmë njerëzimit deri tani përmes Librit të Atit Tim. Ai i kujton fëmijët e Hyjit për të Vërtetën, pasi kaq shumë e kanë harruar atë.

Ai gjithashtu do të zbulojë disa prej mistereve të kohëve të mbarimit, ashtu siç iu dhanë Danielit, që të gjithë ju të jeni të përgatitur për të hyrë në Parajsën e Re me vullnetin tuaj të lirë.

Mos e refuzoni të Vërtetën, ashtu si po ju jepet tani, sepse do të ishte njësoj sikur një i sëmurë të refuzonte kurën për sëmundjen. Pa të Vërtetën, ju do të jeni të keq-përgatitur për të hyrë në Parajsën Time të Re.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/08/the-warning-will-purify-gods-children-in-preparation-for-my-second-coming/