Kerko Mesazhet ketu

Monday 3 December 2012

Priftërinjtë e Mi, ju nuk duhet të më fyeni Mua duke më deklaruar Mua të jem gënjeshtar

E Martë, 27 Nëntor 2012, në 20:08

Bija Ime fort e dashur, Unë duhet të shpjegoj se shumë prej jush që punoni fort për ta promovuar dhe përhapur Fjalën Time të Shenjtë, do të sulmoheni më shumë se kurrë prej ekspertësh të vetë-deklaruar, të cilët do t'i shpërfillin këto Mesazhe si të parëndësishme.

Të tjerët, që do t'ju sulmojnë, do të thonë se ju nuk keni asnjë të drejtë që ta shpallni Fjalën Time apo të deklaroni se ajo është e Vërteta.

Më në fund, ju do të kërcënoheni nga disa shërbëtorë të shenjtë nga brenda Kishës Sime dhe do t'ju kërkohet që ta ndaloni atë çfarë po bëni, sepse ata janë të fyer nga puna juaj. Ata do të thonë se këto Mesazhe nuk janë nga Hyji.

Ata dyshojnë se ato vijnë nga një forcë djallëzore. Ata do të thonë se këto Mesazhe janë në kundërshtim me Mësimet e Kishës Sime. Unë ju them këtë atyre.

Cila pjesë e Mesazheve ju shkakton një dhimbje të tillë? Përse nuk flisni të Vërtetën kur e kritikoni Fjalën Time?

Përse mburreni për njohuritë tuaja mbi çështjet shpirtërore që ju thoni ia kalojnë njohurive të Mia?

A flisni ju në emër të Trupit Tim në tokë, Kishës Sime? Nëse është kështu, atëherë Unë, përmes Zëdhënësit Tim të Shenjtë, nuk e kam autorizuar këtë.


A është fushata juaj për t’i refuzuar këto Mesazhe, e bazuar thellësisht mbi pikëpamjet dhe opinionet tuaja personale?

Ju gjeni gabime dhe pastaj kërcënoni grigjën tuaj se nëse e lexojnë Fjalën Time, ata do të gabohen.

Fjala Ime e Shenjtë, ju thoni, duhet të refuzohet dhe pastaj ju i thoni ndjekësve të Mi se është detyra e tyre që ta bëjnë këtë.

Përse keni frikë nga Mbreti të Cilit ju i keni kushtuar jetën tuaj?

Ju nuk duhet të keni frikë nga Unë, dhe prapë, Fjala Ime nuk ju bën të ndjeheni mirë.

Ka shumë profetë të vetë-shpallur në botë të cilët nuk janë të vërtetë dhe kanë nevojë për lutjet e shumë vetëve. Megjithatë, për ata që janë të vërtetë, këta janë ata që ju gjithmonë do t’i shënjestroni më së tepërmi. Janë profetët e Mi të vërtetë ata të cilët e shkaktojnë zemërimin e priftërinjve, të cilët janë akoma të paqartë mbi qëllimin e këtij Misioni Tim të Shenjtë.

Kini kujdes se kë ju sfidoni, i hidhni vrer, të pavërteta dhe përhapni fjalë të këqija, sepse Unë nuk jua kam dhënë as juve dhe as Kishës Sime autoritetin për ta bërë këtë. Priftërinjtë e Mi, ju nuk duhet të më fyeni Mua duke më deklaruar Mua të jem gënjeshtar.

Kur dita e së Vërtetës do t'ju zbulohet, atëherë ju do të ndjeni shumë turp.

Ju duhet t'i ulni armët dhe ta eliminoni gjithë urrejtjen dhe zemërimin që ju torturon që tani. Pastaj shikoni se çfarë ju ka ndodhur. Satani ju ka mashtruar në një mënyrë të tillë saqë sulmet tuaja gojore dhe me shkrim mbi këtë Punë e tejkalojnë atë që pritet prej ju si priftërinj.

Përse ka ndodhur kjo? Kjo është për ta vonuar këtë Mision dhe për t'i larguar njerëzit tutje nga Lutjet e Mia, të cilat kanë qenë dërguar nga Qielli për të shpëtuar shpirtrat. Ajo që ju po bëni është se po përpiqeni të më ndaloni Mua, Jezusin tuaj, në Planin Tim për shpëtimin e njerëzimit.

Kjo është një fyerje shumë serioze kundër Hyjit.

Këtu është një Lutje e Kryqëzatës për t'ju ndihmuar që t'i përgjigjeni Thirrjes Sime dhe për t'ju çliruar nga tortura e dyshimit.

Lutja e Kryqëzatës (86) Më çliro nga tortura e dyshimit

Unë vij para Teje i paqartë, i pasigurt dhe i pashpresë, Jezus i dashur, sepse jam i shqetësuar rreth të Vërtetës që Ti deklaron brenda Mesazheve të Tua.
Më fal nëse unë të kam fyer Ty. 
Më fal nëse unë nuk mund të dëgjoj Ty. 
Hapi sytë e mi, që të më tregohet se çfarë Ti kërkon nga unë që të kuptoj.
Unë të lutem Ty të më dhurosh Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë për të më treguar të Vërtetën. 
Unë të dua Ty, Jezus i dashur, dhe të lutem Ty të më çlirosh nga tortura e dyshimit.
Më ndihmo t'i përgjigjem Thirrjes Tënde. 
Më fal nëse të kam fyer Ty dhe më afro më pranë Zemrës Tënde.
Më udhëhiq drejt Mbretërisë Tënde të Re dhe më jep nderin, që përmes lutjeve dhe vuajtjeve të mia, të mund të ndihmoj Ty të shpëtosh shpirtra aq të shtrenjtë për Zemrën Tënde të Shenjtë. Amen.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/11/27/my-priests-you-must-not-offend-me-by-declaring-me-to-be-a-liar/