Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 11 December 2012

Profeti i Rremë e ka planifikuar tashmë se si ai do t’i zërë postet brenda Kishës Katolike

E Premte, 7 Dhjetor 2012, në 18:45

Bija Ime fort e dashur, ndërsa koha po afron që profeti i rremë ta bëjë veten e tij të njohur, përgatitjet janë kryer prej tij dhe bashkëpunëtorëve të tij për t’i dënuar këto Mesazhe.

Shumë profetë të rremë po depërtojnë ndër ndjekësit e Mi në çdo skaj. Kjo do të shkaktojë, jo vetëm konfuzion, por ata do t’i largojnë fëmijët e Hyjit nga Unë.

Ndërsa ti vazhdon të jesh e refuzuar nga grupet brenda Kishës Sime, ata do të më sfidojnë Mua duke deklaruar se, përkundrazi, të tjerë të ashtuquajtur profetë, e sjellin të Vërtetën tek njerëzimi.

Njëri prej shërbëtorëve të Mi të shenjtë, i cili ashtu si Juda përpara tij, më ka tradhtuar Mua. Ai do të jetë si një gjemb në brinjën tënde.

Ndërsa Kryqëzimi i Kishës Sime të fillojë në ditët e saj të fundit, çdo gjë që ndodhi gjatë Mundimit Tim, do të përsëritet mbi tokë tani. Fillimisht Fjala Ime e Shenjtë do të refuzohet.

Pastaj profeti Im i fundit do të tradhtohet, në Praninë e Eukaristisë Sime të Shenjtë. Ti, bija Ime, do të deklarohesh të jesh një mashtruese prej njërit nga këta profetë e rremë, i cili do ta bëjë këtë në një Kishë Katolike përballë Tabernakullit Tim.

Fjalët e tyre blasfemuese do të duartrokiten nga ata armiq të Hyjit të veshur me rroba të shenjta.

Gjatë kësaj kohe shumë profetë të rremë do të bëhen të njohur, kështu që zërat e tyre do ta mbysin zërin Tim. Pastaj njëri midis tyre do të përpiqet të të shkatërrojë ty.

Dora e Atit Tim do të godasë përmbi ata që i lëndojnë profetët e Tij, të dërguar për ta përgatitur botën për Ardhjen Time të Dytë.

Për fat të keq, shumë shpirtra të shkretë do të çohen në udhë të gabuar. Nuk është se ata do të të refuzojnë ty, bija Ime, që përbën problemin. Por është se ata do të pengojnë shpirtrat që të shpëtohen.

Unë iu bëj thirrje atyre të cilët më duan Mua, që t’i dëgjojnë me kujdes fjalët e profetëve të rremë. Vini re, se si ata nuk do të vihen në pyetje nga priftërinjtë; se si ata do të promovohen prej tyre; dhe se si ata do të lejohen të predikojnë gënjeshtra nga katedrat në Shtëpinë e Atit Tim.

Këto ngjarje do të jenë të shumë përhapura dhe ato do të shtrojnë udhën për profetin e rremë ashtu siç është parathënë, i cili do të vijë së shpejti për të deklaruar fronin e tij.

Paturpësia që do të kryhet mbi Kishën Katolike, pastaj do të shumëfishohet nga veprat e antikrishtit.

Ky njeri, i drejtuar nga Satani, do të duket sikur po bëhet mik i Izraelit. Pastaj ai do të shfaqet sikur po e mbron atë me ndihmën e Babilonisë, që është Bashkimi Evropian.

T
ë gjitha luftërat, të filluara qëllimisht në Lindjen e Mesme, do të përhapen në Evropë.

Antikrishti do të përhapë ateizmin, prapa maskës së Fesë së Re Botërore, e cila do të udhëhiqet nga profeti i rremë.

Bija Ime, sekretet që Unë të kam zbuluar në lidhje me identitetin e profetit të rremë dhe çështjet e tjera nuk duhet të zbulohen akoma. Megjithatë dije këtë.

Profeti i rremë, i cili do të pohojë se është njeri i Hyjit, e ka planifikuar tashmë se si ai do t'i zërë postet brenda Kishës Katolike.

Ai dhe antikrishti punojnë tashmë të bashkuar, për të sjellë shkretim mbi botë, i cili do të rezultojë pasi që neveria brenda Kishës Katolike të jetë përmbushur.

Ndjekësit e Mi, ju nuk duhet t’i dëgjoni ata që përpiqen t’i ndalojnë lutjet tuaja. Ju duhet të pyesni, cili njeri i Hyjit do ta ndalonte recitimin e lutjeve, recitimin e Kurorëzës së Mëshirës Hyjnore apo recitimin e Rruzares së Shenjtë? Përgjigja është se cilido njeri që përpiqet t'ju ndalojë së luturi, edhe nëse ai i vesh rrobat e një shërbëtori të shenjtë, nuk duhet besuar.

Këto janë kohë të rrezikshme për profetët e Mi të vërtetë, të cilët gjithmonë do të refuzohen. Ja se si ju do ta kuptoni se kush ata janë.

Ashtu si Unë u refuzova, u torturova, u fshikullova dhe u përbuza nga priftërinjtë e kohës Sime, po kështu, edhe profetët e Mi do të vuajnë.

Kurrë mos i refuzoni profetët e vërtetë. Dëgjojini lutjet që ata do të sjellin tek njerëzimi si një Dhuratë nga Qielli. Nëse ata nuk ju sjellin lutje, atëherë ata nuk kanë qenë dërguar prej Meje.

Nëse ata janë të mirëpritur me krahë hapur prej priftërinjve, peshkopëve dhe shërbëtorëve të tjerë të shenjtë, publikisht brenda Kishave të tyre, ata nuk kanë qenë dërguar prej Meje.

Njihmëni Mua. Njihini profetët e Mi. Ata do të vuajnë të njëjtat mundime që Unë durova. Ata do të refuzohen prej atyre brenda Kishës Sime, prej ndjekësve të Mi dhe prej të tjerëve që pohojnë se flasin në Emrin Tim.

Barra e tyre nuk do të jetë e lehtë. E megjithatë do të jetë prej refuzimit publik të tyre, shpifjeve të ashpra të përhapura rreth tyre, të cilat ata do të duhet t’i durojnë, që ju do të më njihni Mua.

Shkoni tani dhe mos lejoni që zemrat tuaja të mashtrohen prej gënjeshtarëve.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/07/the-false-prophet-has-already-planned-how-he-will-take-over-the-ministries-within-the-catholic-church/