Kerko Mesazhet ketu

Friday 21 December 2012

Satani do të jetë i lidhur gjatë Mbretërimit Tim dhe nuk do t’i mashtrojë më fëmijët e Hyjit

E Mërkurë, 19 Dhjetor 2012, në 12:30

Bija Ime fort e dashur, bota duhet ta dijë se Epoka e Paqes do të jetë kulmimi i Premtimit Tim, ku Unë do të Mbretëroj përmbi Qiellin e Ri dhe Tokën e Re. Ky do të jetë një Mbretërim Shpirtëror dhe Kisha Ime, Jerusalemi i Ri, do të jetë në paqe dhe Fjala Ime do të dëgjohet midis gjithë kombeve.

Satani do të jetë i lidhur gjatë Mbretërimit Tim dhe nuk do t’i mashtrojë më fëmijët e Hyjit. Kjo Mbretëri, nuk do të jetë simbolike, por do të jetë aty ku Pema e Jetës do të fryjë Dashuri dhe Paqe në mënyrë që të gjithë ata që janë të bekuar për ta shijuar Parajsën Time të Re, të mos e vuajnë vdekjen, madje edhe kur Satani do të jetë liruar, edhe pse për një kohë të shkurtër, në fund të kësaj periudhe.

Plani Im është sipas Vullnetit të Atit Tim dhe asnjë njeri nuk ka të drejtë ta mohojë Vullnetin e Hyjit.

Mos bëni asnjë gabim, ju duhet ta pranoni Fjalën e Hyjit që përmbahet në Librin e Atit Tim, sepse nëse nuk e bëni, ju do të mashtroheni në lidhje me profecitë e dhëna njerëzimit që nga fillimi i kohës.

Ndiqni vetëm Udhën Time. Pranoni Premtimet e Mia. Mos dyshoni mbi Mua, sepse ju do të më fyeni Mua. Ju, ose më pranoni Mua si Shpëtimtarin tuaj dhe keni besim tek Unë plotësisht, ose nuk më pranoni fare.

Fjala Ime është e Vërteta. E Vërteta, kur të pranohet nga çdo shpirt i gjallë, do të jetë çelësi drejt lirisë dhe drejt Portave të Parajsës Sime të Re.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/19/satan-will-be-bound-during-my-reign-and-will-no-longer-deceive-gods-children-2/