Kerko Mesazhet ketu

Sunday 16 December 2012

Tradhtarët ndaj Fjalës Sime të Shenjtë, që është dërguar nëpërmjet profetëve të Hyjit, Unë solemnisht ju premtoj, se do të çojnë në Zemërimin e Atit Tim

E Mërkurë, 12 Dhjetor 2012, në 23:54

Bija Ime fort e dashur, sa trishtohem kur Unë shikoj kaq shumë përçarje, që Fjala Ime e Shenjtë, e dhënë përmes këtyre Mesazheve, ka shkaktuar.

Kur Fjala Ime, e dhënë vizionarëve dhe profetëve të vërtetë, i bëhet e njohur botës, ajo tërheq kritikë të menjëhershme. Përse ndodh kjo? Ndodh sepse jam Unë, Jezusi juaj, Fjala e Shenjtë e të Cilit gjithmonë do të vihet në dyshim dhe kritikohet, përpara se të deklarohet si herezi prej mëkatarëve.

Arsyeja njerëzore, edhe pse e rëndësishme në rolin e të kuptuarit, luan një pjesë shumë të vogël në të njohurit e Fjalës Sime.

Dashuria, që Fjala Ime e ndez në një shpirt, i cili nuk ka dashakeqe dhe është i pastër dhe i përulët, nuk mundet dhe nuk do të mohohet. Është përmes këtyre shpirtrave që Unë e jap dhuratën për të qenë të aftë për të më njohur Mua. Këta shpirtra, së bashku me profetin që Unë e zgjedh për ta përhapur Fjalën Time, do të duhet të pranojnë Kupën Time të vuajtjes.

Unë ju kërkoj që ta shkëpusni veten nga joshjet e botës dhe ta kushtoni veten tek Unë, sepse kjo do të jetë një udhë shumë e ashpër dhe e vetmuar kur ju më ndiqni Mua.

Kur jeni të sfiduar në Emrin Tim, apo kur zërat e profetëve të Mi të vërtetë janë tallur dhe deklaruar se nuk janë prej Hyjit, Unë ju them këtë.

Mos i nderoni të tilla sulme me asnjë lloj përgjigjeje. Qëndroni të heshtur në vuajtjen tuaj.

Zëri i Hyjit do të Mbretërojë mbi botë tani dhe mos lejoni askënd që t'ju largojë nga e Vërteta, e cila është shumë e rëndësishme, në mënyrë që Unë të mund t'ju sjell ju mëkatarët e pashpresë në Krahët e Mi të Shenjtë për t'ju qetësuar.

Unë ju sjell Paqe. Argumentet, kritikat dhe shfaqjet publike të autoritetit, prej atyre që e shpallin Fjalën Time nga njëra anë, dhe që i dënojnë të tjerët në Emrin Tim nga ana tjetër, nuk duhet të pranohen. Kjo lloj sjelljeje nuk është prej Hyjit. Ajo vjen nga shpirti i lig.

Kujtoni se nuk janë profetët e Mi ata që ju i lëndoni. Jam Unë Ai që ju e fyeni.

Ju jeni fajtorë për kohën e harxhuar dhe për largimin nga Puna e Shpirtit të Shenjtë. Ju nuk do të lejoheni të sakrifikoni shpirtrat e atyre që ju guxoni t'i çoni në udhë të gabuar në Emrin Tim.

Ju, që mëkatoni kundër Meje duke e penguar Fjalën e Hyjit të dëgjohet në këto kohë, do të flakeni tutje. Durimi Im po dobësohet. Shqetësimi Im po rritet. Dhimbja Ime po më torturon. Ju po përpiqeni t'i mashtroni ndjekësit e Mi, roli i të cilëve në udhëheqjen e ushtrisë Sime të mbetur është vendimtar. Për këtë ju do të ndëshkoheni.

Unë ju lutem që të më kërkoni Mua të vij tek ju që të mund t'ju jap ngushëllim, sepse mos u gënjeni, ju jeni shpirtra të trazuar dhe mëkatet tuaja janë të njohura për Mua.

Arroganca juaj është fyese dhe ofenduese për Atin Tim. Dëshira juaj për t’i sakrifikuar shpirtrat tuaj, për shkak të ambicies suaj për t’u dukur si zëdhënës inteligjentë dhe me autoritet për Mua, është e neveritshme në Sytë e Mi.

Tradhtarët ndaj Fjalës Sime të Shenjtë, që është dërguar nëpërmjet profetëve të Hyjit, Unë solemnisht ju premtoj, se do të çojnë në Zemërimin e Atit Tim. Ndëshkimi juaj do të jetë i shpejtë. Koha juaj është e kufizuar. Ju keni veçse një kohë të shkurtër ku të zgjidhni se cilit zotëri me të vërtetë do t'i shërbeni.

Jezusi juaj