Kerko Mesazhet ketu

Sunday 23 December 2012

Unë vdiqa për ju. Për këtë arsye ju duhet të keni besim tek Unë tani

E Mërkurë, 19 Dhjetor 2012, në 21:00

Bija Ime fort e dashur, Unë duhet të të paralajmëroj se kritika do të shtohet kundër teje dhe Fjalës Sime, që po të jepet në këtë kohë.

Ti nuk duhet të lejosh që shpërqendrimet apo dyshimet të të ndalojnë së përhapuri çdo Fjalë të vetme që Unë të jap. Njeriu nuk duhet t'i vërë në dyshim profecitë e dhëna që nga ditët e Moisiut. As edhe një profeci nuk përmban gënjeshtra.

Tani ndërsa Unë i zbuloj botës sekretet dhe planet e Mia për njerëzimin, që deri tani nuk janë treguar, mos u largoni tutje. Sepse Unë ju tregoj tani shumë gjëra që akoma kanë për të ndodhur, për të cilat ju, dishepujt e Mi, duhet të jeni të informuar, që të mos dështoni për t’u përgatitur për Kthimin Tim të Lavdishëm

Asnjë njeri të mos ia mohojë vetvetes dhuratën që Unë sjell të jetës së përjetshme. Ata mes jush, që kanë fatin për të hyrë në Epokën e Re kur Qielli dhe Toka të bëhen një, duhet të ndjekin Udhën e së Vërtetës.

Tani është koha që besimi juaj tek Unë, Shpëtimtari juaj, të sfidohet me të vërtetë dhe të testohet. Së shpejti ju do të detyroheni t'i refuzoni Mesazhet e Mia. Çdo përpjekje do të bëhet për t'ju detyruar që ta refuzoni Fjalën Time dhe që ta deklaroni të Vërtetën të jetë herezi.

Kthejini mendjet tuaja tani tek Lindja Ime. Tek Mësimet që Unë i dhashë njerëzimit, që ata të mund të mësonin se si t’i përgatisnin shpirtrat e tyre. Tek Sakrifica e bërë me Vdekjen Time në Kryq për të shpëtuar shpirtrat.

Unë vdiqa për ju. Për këtë arsye ju duhet të keni besim tek Unë tani.

Unë Jam Drita, që ndriçon mbi udhën ku ju duhet të ecni. Në çdo anë të kësaj udhe, shpirtrat e ligj do t'ju tërheqin, do t’ju torturojnë, dhe do të përpiqen për t'ju bërë të ecni mbrapsht nga e njëjta udhë që erdhët dhe drejt errësirës. Ata do ta bëjnë këtë përmes ngacmimeve të të tjerëve që do t'ju torturojnë për shkak të besnikërisë suaj ndaj këtyre Mesazheve.

Ju duhet të qëndroni në meditim të heshtur, të lexoni Fjalën Time dhe të ndjeni Praninë Time. Lejoni Shpirtin Tim të Shenjtë t'ju qetësoj zemrën dhe ndjeni Dashurinë Time t'ju mbështjellë. Ndërsa dhimbja juaj intensifikohet, për shkak të këtij Misioni, dijeni se ju jeni në bashkim të plotë me Mua, Jezusin tuaj.

Kurrë mos u dorëzoni. Mos e refuzoni Dorën Time të Mëshirës. Më lejoni Mua t'ju përqafoj për t'ju dhënë kurajon që ju duhet për të vazhduar në këtë udhëtim me Mua deri në ditën që Unë të vij për t'ju shpërblyer.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/19/i-died-for-you-because-of-this-you-must-trust-me-now/