Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 25 December 2012

Unë ju vërshoj me këtë Bekim të Veçantë sot

E Shtunë, 22 Dhjetor 2012, në 20:36

Bija Ime fort e dashur, Dita e Krishtlindjes është Dhurata Ime për njerëzimin. Është për shkak të kësaj dite që jeta e përjetshme u bë e mundur për njerëzit e vdekshëm.

Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari i Botës, i mirëpres të gjithë ju, fëmijët e Hyjit, në Mbretërinë që më është premtuar Mua nga Ati Im.

Unë erdha në botë i panjohur por veçse nga pak njerëz. Lindja Ime e ndryshoi të ardhmen. Premtimi Im ishte pranuar prej ndjekësve të Mi. Ata e dinin se Unë do të vija përsëri, por nuk e kishin idenë se kur. Ata i dëgjuan Mësimet e Mia, edhe pse shumë prej tyre nuk ishin njerëz të mësuar. Ata ishin të varfër dhe bënin jetë të thjeshta. Prapë, ata ishin që më mirëpritën Mua.

E njëjta do të jetë e vërtetë tani kur Unë ju përgatis për Ardhjen Time të Dytë. Do të jenë ata shpirtra me një dashuri të thjeshtë për Mua që do t'i hapin zemrat e tyre ndaj Thirrjes Sime. Dhe do të jenë ata midis jush, të përulët në zemër dhe të pastër në shpirt, që do të bëhen dishepujt e Mi të sotshëm. Do të jetë përmes jush, ashtu sikurse ishte kur Unë eca në tokë, që Fjala Ime do të dëgjohet dhe besohet.

Unë ju vërshoj me këtë Bekim të Veçantë sot. Unë dëshiroj që ju ta pranoni Bekimin Tim të Mbrojtjes përmes kësaj, Lutjeje të Kryqëzatës për të më mirëpritur Mua, Mesinë, ndërsa Unë do ta zbuloj Mbretërinë Time të Re.

Lutja e Kryqëzatës (90) Falënderime për Ardhjen Tënde Më të Lavdishme të Dytë

O Jezusi im, unë të ofroj Ty lavdërime dhe falënderime për Ardhjen Tënde Më të Lavdishme të Dytë.

Ti, Shpëtimtari im, erdhe në jetë për të më dhuruar Jetën e Përjetshme dhe për të më çliruar nga mëkati. Unë të ofroj Ty dashurinë time, falënderimet dhe adhurimin tim, ndërsa e përgatis shpirtin për Ardhjen Tënde të Madhe. Amen.

Shkoni tani dhe përgatituni. Sepse kohët janë të shkurtra dhe shumë duhet të bëhet për të shpëtuar çdo shpirt. Unë ju sjell Paqe, Dashuri dhe Gëzim në këtë ditë të veçantë.

Jezusi juaj