Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 19 December 2012

Unë sjell shpresë. Unë sjell Mëshirë. Unë sjell shpëtim

E Diel, 16 Dhjetor 2012, në 23:20

Bija Ime fort e dashur, është e rëndësishme që dishepujt e Mi të mos shkaktojnë frikë në zemrat e miqve dhe familjeve të tyre për shkak të Mesazheve të Mia për ju në këtë kohë.

Unë vij tek ju të gjithë në këtë kohë që të flas me ju nga Qielli për t’ju përgatitur. Unë e bëj këtë me dashuri dhe gëzim në Zemrën Time.

Unë vij për t’i ndihmuar ata që besojnë tek Unë që të jenë gati për të më pranuar Mua në gjendjen e hirit që nevojitet për të mbretëruar me Mua në Mbretërinë Time.

Unë gjithashtu vij për t'iu bërë thirrje atyre që nuk mund ta kuptojnë kuptimin e Krijimit të Hyjit, sidomos atyre shpirtrave që e përdorin arsyen njerëzore për të përcaktuar çdo gjë në jetën e tyre. Ata besojnë vetëm në ato gjëra që ata mund t'i shohin apo t’i prekin. Të njëjtët shpirtra do të pranojnë gënjeshtra prej atyre që ata besojnë se duhen respektuar në shoqëritë dhe vendet e tyre. Sa lehtësisht janë gënjyer ata nga gënjeshtrat e njeriut dhe sa të dobët janë ata sa e refuzojnë të Vërtetën e Krijimit të tyre.

Detyra Ime është që t'ju ndihmoj të gjithë ju. Jo që t'ju kërcënoj, por t'ju sjell më pranë Meje që të merrni ngushëllim.

Mbretëria Ime është shtëpia juaj. Ju nuk duhet të ndjeni asnjë shtytje për ta refuzuar familjen tuaj, që të mund ta bashkoni zemrën tuaj me Timen. Përkundrazi silleni tek Unë familjen tuaj përmes lutjeve tuaja. Shumë vetë do t'ju lëndojnë kur ju e shpallni të Vërtetën e Fjalës Sime. Por kjo është në rregull. Mos i sfidoni ata apo të përpiqeni t'i detyroni kundër vullnetit të tyre. 

Unë do t'i marr ata në Dritën Time të Mbrojtjes kur ju të recitoni Lutjen e Kryqëzatës (13) Lutje për të k
ërkuar imunitet.  

Unë Jam plot me dashuri për ju. Ata që besojnë tek Unë do të ngushëllohen shumë nga Ardhja Ime e Dytë. Ata shpirtra të tjerë mund të shpëtohen përmes lutjeve tuaja. Ja përse Unë po ju përgatis tani. Është për t’ju shpëtuar të gjithëve ju që të mund të shijoni Qiellin e Ri dhe Tokën e Re.

Unë sjell shpresë. Unë sjell Mëshirë. Unë sjell shpëtim. Unë sjell realizimin e besëlidhjes përfundimtare, epokës së fundit, e cila do të jetë përmbushja e Vullnetit të Atit Tim.

Kurrë mos kini frikë nga Unë, sepse Unë Jam familja juaj, i bashkuar nëpërmjet Mishit e Gjakut, nëpërmjet natyrës Sime Njerëzore, si dhe nëpërmjet natyrës Sime Hyjnore.

Qëndroni në paqe, ndjekësit e Mi të dashur. Pushoni në Supin Tim sepse Dashuria dhe Mëshira Ime është më e madhe se çdo gjë që ju njihni. Kjo është një kohë për t’u gëzuar dhe jo për t’u hidhëruar, sepse Unë ju kam dhënë Dhuratën e Shpëtimit. Kjo Dhuratë është për ju si dhe për ata që janë të humbur. Ajo është për gjithsecilin.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/16/i-bring-hope-i-bring-mercy-i-bring-salvation/