Kerko Mesazhet ketu

Friday 14 December 2012

Virgjëra Mari: Ai, kaq i përulur, do të vijë me shkëlqim të madh e të lavdishëm dhe Mëshira e Tij e Madhe do ta vërshojë tokën

E Martë, 11 Dhjetor 2012, në 17:00

Të vegjëlit e mi të dashur, Zemra ime gëzon sepse Mbretërimi i Birit tim është shumë afër.

Me gjithë vuajtjet e Tij, refuzimin ndaj Tij nga njerëz mosmirënjohës dhe braktisjen e besimit, që e mbulon tokën, Ai do t’i sjellë lavdi të madhe njerëzimit.

Ai do të vijë mbi një re të madhe dhe Madhështia e Tij do ta mbulojë çdo shpirt që do të bjerë nga gëzimi në Këmbët e Tij.

Ai, kaq i përulur, do të vij në shkëlqim të madh e të lavdishëm dhe Mëshira e Tij e Madhe do ta vërshojë tokën.

Fëmijë, ju duhet të përgatiteni sepse do t'ju duhet forcë e madhe për t’u dorëzuar para Tij. Do t'ju kërkohet që të tregoni përulësi dhe t'i luteni Atij për ta shpenguar shpirtin tuaj që të mund të shikoni Dritën e së Vërtetës.

Mëshira e Tij e Madhe do të merret nga shumë prej jush. Të tjerë, sidoqoftë, do ta shpërfillin Praninë e Tij si dhe Dhuratën e Madhe, që Ai do të sjellë.

Lutuni, lutuni, lutuni për ata që refuzojnë ta pranojnë ekzistencën e jetës së përjetshme, sepse këta njerëz kanë nevojë për ndihmën tuaj. Do të sjellë gëzim të madh nëse ju mund ta ndjeni në zemrat tuaja për t'i kërkuar Birit tim që t'i shpëtojë këta shpirtra.

Ju, fëmijët e mi, së shpejti do të shikoni fundin e vuajtjeve tuaja sepse Biri im, në Mëshirën e Tij, ka plane të mëdha për çdo person të gjallë në tokë sot.

Të jeni mirënjohës për Dhuratën e jetës që ju është dhënë kur keni lindur.

Të jeni mirënjohës për Dhuratën e Jetës së Përjetshme, që Biri im së shpejti do t'ia paraqesë botës. Kjo Dhuratë është për çdonjërin prej mëkatarëve. Do të jetë sipas vullnetit tuaj të lirë, nëse ju do ta pranoni atë apo jo.

Ejani tek unë, fëmijë, sepse unë do t'ju marr brenda strehës së Zemrës sime të Papërlyer dhe do t'ju përgatis që të mund t'ju çoj tek Biri im të gatshëm për Ardhjen e Tij të Dytë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/11/virgin-mary-he-so-humble-will-come-in-great-glorious-splendour-and-his-great-mercy-will-flood-the-earth/