Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 11 December 2012

Virgjëra Mari: Si Nëna e Shpëtimit unë do t’ju ndihmoj ju dhe familjet tuaja që të jeni të kushtuar ndaj Birit tim

E Mërkurë, 5 Dhjetor 2012, në 20:40

Fëmija im, të lutem thuaju fëmijëve të mi që të më thërresin mua, Nënën e tyre të dashur, që unë të mund t'i mbroj ata në këtë kohë konfuzioni dhe shqetësimi.

Zemra Ime e Papërlyer është streha tek e cila ju duhet të ktheheni, në mënyrë që me anë të ndërhyrjes sime, ju të mund ta ripërtërini fenë dhe besimin tuaj në Birin tim.

Unë do t'ju vij në ndihmë dhe lotët e mi të dashurisë dhe dhembshurisë për secilin prej jush do të bien dhe pastaj ju do të gjeni paqe në zemrën tuaj.

Me ndihmën time, të cilën ju duhet ta kërkoni çdo ditë, Biri im do t'ju japë hiret e nevojshme që ju të bëheni të denjë për Mëshirën e Tij të Madhe

Kurrë mos hezitoni të më thërrisni mua, pasi mua më është dhënë një dhuratë e veçantë nga Biri im.

Unë do t’ju ndihmoj që ta përgatisni shpirtin tuaj në mënyrë që të jetë i pëlqyeshëm për Birin tim.

Ndihma ime do t'ju bëjë më të fortë dhe ju do të ndjeni një afrimitet me Birin tim, që ju do ta gjeni aq ngushëllues, saqë ju do të vini përsëri tek unë që të mund t'ju mbaj të sigurt.

Si Nëna e Shpëtimit unë do t'ju ndihmoj ju dhe familjet tuaja që të jeni të kushtuar ndaj Birit tim, Jezu Krishtit.

Ju kurrë nuk duhet ta keni frikë Birin tim, pavarësisht se sa shumë keni mëkatuar, sepse Ai gjithmonë shpreson dhe pret që ju ta thërrisni Atë. Mëshira e Tij është përtej të kuptuarit tuaj.

Fëmijët e mi të ëmbël, ju kurrë nuk duhet ta komplikoni lutjen. Gjithçka që ju duhet të bëni është të flisni me Birin tim dhe të më thërrisni mua për të më ndihmuar që t'ju sjell tek Ai.

Nëna juaj Qiellore
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/05/virgin-mary-as-the-mother-of-salvation-i-will-help-you-and-your-families-to-be-consecrated-to-my-son/