Kerko Mesazhet ketu

Saturday 26 January 2013

Janë Misionet e profetëve të vërtetë, ato që shkaktojnë zemërim

E Diel, 20 Janar 2013, në 10:10

Bija Ime fort e dashur, është dëshira Ime më e madhe që t’i shoh jobesimtarët të lexojnë Fjalën Time të Shenjtë. Edhe po të ndodhte për vetëm fare pak minuta, ata do të tundoheshin për t’u kthyer tek Shkrimi Im, herë pas here.

Për shkak se Satani e mashtron botën për të besuar se ai nuk ekziston, apo se djajtë e tij, engjëjt e rënë, nuk enden të lirë nëpër botë duke kërkuar strehim në zemrat dhe trupat e njerëzve, ai është i panjohur për jobesimtarët. Është vetëm kur njeriu e pranon ekzistencën e djallit në botë, që ai me të vërtetë do ta hapë mendjen e tij për ta pranuar Ekzistencën e Hyjit.

Kur shpirtrat djallëzor enden vërdallë, ata kërkojnë vende ku mund të hyjnë me lehtësi në një shpirt. Menjëherë sa hyjnë brenda shpirtit, ata janë shumë të vështirë për t'u hequr qafe. Ata ngjiten pas atyre shpirtrave të gjorë që nuk kanë asnjë fe apo besim tek Hyji. Ata i sulmojnë ndjekësit e Mi në mënyra të ngjashme dhe vetëm lutjet e tyre mund t'iu japin atyre mbrojtje. 

Kur një profet është dërguar në botë, Satani dhe djajtë e tij do të bëjnë të pamundurën për ta luftuar Dhuratën e Profecisë.

Ti, bija Ime, je e rrethuar nga sulmet e Satanit. Kjo merr shumë forma. Njerëzit që i përgjigjen Mesazheve të Mia do të torturohen, gjithashtu. Dyshimet, do të futen si fillim, në zemrat e tyre nga shpirti i lig që më pas do të krijojë shqetësim brenda shpirtit. Kjo do t'i çojë ata për t’i vënë në pyetje dhe sfiduar Mesazhet e Mia deri kur dyshimet e tyre të kthehen në urrejtje.

Shumë shpirtra me të cilët ti shoqërohesh, pa e ditur ata, do të jenë të tunduar, vazhdimisht për të të tradhtuar. Disa të panjohur do të vijnë dhe të thonë ty se edhe ata gjithashtu janë profetë. Disa prej këtyre shpirtrave, që erdhën tek ti që nga fillimi i këtij Misioni, me pretendimin se edhe ata ishin gjithashtu profetë të Mi me dhurata të veçanta nga Unë dhe që të gënjyen ty, janë armiqtë e tu më të këqinj. Ata janë të infektuar nga shpirtrat e ligj dhe shumë prej tyre, për fat të keq, nuk e kuptojnë këtë. Ata shërbëtorë të Mi të shenjtë, tek të cilët ti pate besim dhe që të tradhtuan, qenë ndaluar gjithashtu që ta kryenin detyrën e tyre ndaj Meje, për shkak të shpirtit të xhelozisë.

Ka shumë pak njerëz që mund të besohen për të punuar me profetët e Mi, prandaj dhe profetëve të vërtetë iu duhet që të punojnë vetëm, me vetëm një grusht njerëzish që ata mund t'i besojnë.

Ju, ndjekësit e Mi, kurrë nuk duhet të ndjeheni të lënduar apo të fyer kur Unë nuk do ta lejoj profeten Time t'ju takoj ju, apo të marrë pjesë në ngjarje publike.

Si profetja e ditëve të fundit, Unë nuk mund të lejoj devijime. Unë kam nevojë për gjithë kohën dhe devotshmërinë e Marisë. Do të jem Unë, Jezu Krishti, Ai që do t'ju udhëzojë ju në lutjet tuaja, dhe përmes Grupeve të Mia të Lutjes. Kurrë mos e nënvlerësoni shpirtin e lig, i cili krijon dyshime dhe argumente midis jush, së bashku me tundimin për t'u larguar.

Dallojini arsyet për këtë. Kjo ndodh për shkak se lufta më e madhe e Satanit është duke u zhvilluar në këtë kohë. Janë Misionet e profetëve të vërtetë, ato që shkaktojnë zemërim. Jam Unë, Jezu Krishti, Ai që e udhëheq betejën kundër të ligut dhe jam Unë Ai që do ta fitoj atë.

Jezusi juaj i Dashur