Kerko Mesazhet ketu

Sunday 27 January 2013

Këta njerëz do të shkatërrojnë Kishat e Mia dhe pak vetë do të lejohen që të ofrojnë Sakrificat ditore

E Diel, 20 Janar 2013, në 17:50

Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj që dishepujt e Mi t'i pranojnë ndryshimet, që shtrihen përpara, pa frikë. Do të jetë për arsye të këtyre ndryshimeve, që njeriu do të pastrohet.

Veprat e liga të luftës dhe të heqjes së të drejtave tuaja, të shkaktuara për të kontrolluar mënyrën me të cilën vendet tuaja janë drejtuar, së shpejti do të ndodhin. Nëse kjo betejë finale mes Mbretërisë së Atit Tim dhe djallit dhe shpirtrave të tij të ligj nuk do të ndodhte, atëherë i ligu nuk do të shkatërrohej.

Do të bëhen vazhdimisht përpjekje për të marrë në kontroll valutat tuaja si dhe aksesin tuaj personal të parave. Por lutjet tuaja mund t'i ndalojnë këta udhëheqës të ligj në zbatimin e kësaj përpjekjeje për skllavëri. 

Këta njerëz do të shkatërrojnë Kishat e Mia dhe pak njerëz do të lejohen që të ofrojnë Sakrificat ditore. Sidoqoftë, do të jenë ata midis tyre që do të qëndrojnë në këmbë prej Hirit të Hyjit.

Ata do ta persekutojnë Kishën dhe do të shkaktojnë një përçarje të madhe mes udhëheqësve në Kishat e Krishtera dhe prapë, do të ketë priftërinj dhe klerikë që akoma do të qëndrojnë në këmbë, sepse ata do të refuzojnë që t’i nënshtrohen këtij presioni.

Ata do të përpiqen që të ndalojnë Sakramentet e Pagëzimit, Kungimit të Shenjtë dhe Rrëfimit
dhe prapë, ata shërbëtorë të shenjtë besnikë dhe trima do të vazhdojnë që të më shërbejnë Mua.

Mbajeni mend se lutjet tuaja do ta dobësojnë ndikimin dhe ashpërsinë e këtyre sprovave. Në veçanti, kur shpirtrat e Mi të zgjedhur të luten për këto vepra të Mëshirës, Unë do t'i përgjigjem thirrjeve të tyre.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/20/these-people-will-destroy-my-churches-and-few-will-be-allowed-to-offer-the-daily-sacrifices/