Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 30 January 2013

Virgjëra Mari: Është prej fuqisë së lutjes që Mëshira e Birit tim mund të përhapet nëpër botë

E Mërkurë, 23 Janar 2013, në 16:05

Fëmijët e mi, ju duhet të përpiqeni që të përkushtoni të paktën 15 minuta në ditë në recitimin e Lutjeve të Kryqëzatës, pasi kjo është shumë e rëndësishme.

Ju duhet të gjeni kohën për t'i thënë këto lutje, pasi ato janë tashmë duke dobësuar shumë tragjedi në botë, të cilat janë shkaktuar nga ata njerëz djallëzorë që kryejnë vepra të liga.

Ju kurrë nuk duhet ta harroni fuqinë e lutjes, apo faktin që, me anë të ndërhyrjes sime, unë mund t'ju ndihmoj në përpjekjen tuaj për Besimin tuaj.

Shumë prej jush janë të zënë me çështje të tjera në jetën tuaj, por ju duhet të bëni çdo përpjekje për t'i bërë nderime Birit tim. Lutja mund të jetë e vështirë për shumë vetë.

Mund të jetë e vështirë që të luteni privatisht, dhe për ata që nuk arrijnë ta shohin Fytyrën tejet të përkryer dhe më të bukur të Birit tim, Jezu Krishtit, ata me lehtësi do të shpërqendrohen.

Këtu është një Lutje e vogël e Kryqëzatës (95) Për të ndihmuar të gjeni kohë për lutje.

O Nëna e Shpëtimit, eja në ndihmën time, ndërsa përpiqem të gjej kohë për lutje.

Më ndihmo t'i jap Birit tënd të dashur, Jezu Krishtit, kohën që Ai meriton për t'i treguar Atij se sa shumë e dua Atë.

Unë kërkoj që ti, Nëna ime e Bekuar e Shpëtimit, të kërkosh për mua Hiret që më nevojiten dhe t'i kërkosh Birit tënd të dashur çdo Hir dhe favor, në mënyrë që Ai të më përfshijë në Gjirin e Zemrës së Tij të Shenjtë.
Amen.


Fëmijë, për të ndjekur Udhën e së Vërtetës, gjithçka që ju duhet të bëni është t'ia jepni kohën, që i nevojitet, lutjes. Është prej fuqisë së lutjes që Mëshira e Birit tim mund të përhapet nëpër botë. Do të jetë prej recitimit tuaj të Lutjeve të Kryqëzatës që Besëlidhja do të mund të përmbushet nga Biri im për ta shpëtuar botën.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit