Kerko Mesazhet ketu

Saturday 16 February 2013

Kurrë mos harro se ti je shkrimtarja. Unë Jam Autori

E Shtunë, 9 Shkurt 2013, ora 15:50

Bija Ime fort e dashur, ndërsa Mesazhet e Mia shpërndahen shpejt, ti, në këtë kohë, je viktimë e një sulmi të ashpër, nga Satani, dhe ushtria e tij e djajve. Ata kërcejnë rreth teje ngado, me qëllim që të shpërqëndrojnë ty, të lëndojnë dhe të torturojnë ty – të gjitha me një qëllim. Ajo është që të ndalojnë këtë Punë.

Unë e them këtë për të paralajmëruar ty se, sa më shumë Fjala Ime e Shenjtë të dëgjohet dhe sa më i etur njeriu bëhet për të fituar Hiret e Mia, aq më shumë mizori do të bier mbi ty për ta mbartur. Gjithsecili i përfshirë në këtë Mision tani do të ndjejë efektet e sulmeve të tilla. Kjo është se si ju do ta dini se ato vijnë nga i ligu.

Ju do të torturoheni me tundimin për të pakësuar sasinë e kohës që ju më jepni Mua, përmes lutjeve tuaja. Ju do të ndërpriteni, çdo sekondë, ndërsa provoni të përfundoni detyrat që ju kërkohen për të kryer Vullnetin Tim të Shenjtë.

E kundërshtuar, në çdo mundësi, nga të tjerët, që përpiqen të bllokojnë botimin e Librave të Mi, ti do të bëhesh e shqetësuar dhe e paaftë për të hedhur hapin tjetër përpara. Pastaj, si një goditje e fuqishme në stomak – një shenjë e vërtetë e sulmit Satanik – ti do të zhgënjehesh nga të gjithë ata që krijojn
ë lidhjet e rëndësishme në këtë punë. Dhe, pikërisht atëherë kur ti mendon se ky Mision është i pamundur, Unë do të hap një derë, pastaj një tjetër, dhe Unë do të vazhdoj t'i ngre të gjitha pengesat, deri sa Dëshirat e Mia të jenë përmbushur.

Kjo është një pikë kthimi në Planin Tim Hyjnor të Shpëtimit. Që nga kjo ditë e tutje, Fjala Ime do të dëgjohet më fortë, ku fare pak do të jenë në gjëndje ta shpërfillin atë. Pastaj të gjitha kombet, në të gjitha gjuhët, do ta provojnë të Vërtetën. Disa do ta gëlltisin Fjalën e Hyjit. Të tjerët do ta pështyjnë atë, dhe pastaj do të jenë ata që do të mbyten në të – kaq të ngurta janë bërë zemrat e tyre.

Sa herë që ti e ndjen se ky Mision është bërë i pamundur për t'u përmbushur, dije se nuk është prej dorës tënde që e bën Fjalën Time të dëgjohet në të gjitha kombet, është prej Dorës Sime, Zërit Tim dhe Forcës Sime, përmes Shpirtit të Shenjtë, që ky Mision po drejtohet.

Kurrë mos harro se ti je shkrimtarja. Unë Jam Autori. Fuqia Ime vërshon nëpër ty. Vuajtja Ime e godet mëndjen dhe trupin tënd. Kur ti ndjen dhimbje, është Dhimbja Ime që ti ndjen. Kur ti torturohesh, nga pengesat, e vëna para teje, nga Satani, jam Unë, Jezu Krishti, që ai mundon. Ti je thjesht mjeti. Kurrë mos e harro këtë dhe të jesh e kënaqur që ti je bekuar me një Dhuratë të tillë.

Tani, ti duhet të jesh mjaft në gjëndje të më dorëzosh Mua këto probleme dhe të vazhdosh të bësh atë që kërkohet nga ty, bija Ime. Plani Im është të shpëtoj çdo shpirt të gjallë në botë sot dhe Satani do të ndërmari një luftë të tmerrshme për të më ndaluar Mua. Gjithkush, që punon me Mua, do të jetë një shënjestër dhe vetëm dashuria juaj për Mua dhe besimi tek Unë do t'ju ruaj në këto kohë trazirash.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/09/never-forget-that-you-are-the-writer-i-am-the-author/